Varri më thërret

Varri më thërret
 
 
 
Umer b.Abdul Azizi doli për t’i falur xhenazen njërit prej anëtarëve të familjes së tij. Pasi ua dorëzoi xhenazen krimbave dhe e mbuloi me dhe, u kthye nga njerëzit dhe tha: -O njerëz, me të vërtetë varri më thirri nga pas. A dëshironi t’ju tregoj se çfarë më tha?
Thanë: -Gjithsesi.
Atëherë, Umer b.Abdul Azizi tha: -Me të vërtetë varri më thirri dhe më tha: -O Umer b.Abdul Aziz, a nuk po më pyet se çfarë kam bërë me të dashurit e tu?
I thashë: -Gjithsesi.
Tha: -I kam shqyer qefinët dhe trupat. E kam thithur gjakun e tyre dhe e kam ngrënë ushqimin e tyre. A nuk po më pyet se çfarë kam bërë me gjymtyrët?
I thashë: -Gjithsesi.
Tha: -I kam ndarë duart prej kraharorëve, kraharorët prej supeve, supet prej shpatullave. I kam ndarë këllqet prej kofshëve, kofshët prej gjunjëve, gjunjët prej kërcinjve, kërcinjtë prej këmbëve. Pastaj, Umeri b.Abdul Azizi qau dhe tha: -Me të vërtetë qëndrimi në këtë botë është i paktë, i fuqishmi bëhet i poshtëruar, i riu bëhet plak, i gjalli vdes. I mashtruar është ai i cili jepet pas kësaj bote!
Ku janë banorët të cilët ndërtuan qytete?
Çfarë bëri dheu me trupat e tyre? Çfarë vepruan krimbat me eshtrat e tyre dhe me gjymtyrët e tyre? Në këtë botë ishin mbi krevate, të shtrirë mbi mbulojat e renditura njëra mbi tjetrën; kishin shërbëtorë të cilët u shërbenin, familje të cilat i nderonin. Nëse kalon pranë tyre, thirri nëse je prej atyre që i thërret, lutu nëse je prej atyre që lutesh. Shiko afërsinë e varreve të tyre dhe pyete të pasurin: Çfarë ka mbetur prej pasurisë tënde? Pyete të varfrin: Çfarë ka mbetur prej varfërisë tënde? Pyeti për gjuhët e tyre, me të cilat flitnin, për sytë e tyre, me të cilat shikonin gjërat e këndshme. Pyeti për lëkurët e tyre të buta, për fytyrat e tyre të bukura, për trupat e tyre të mëdhenj, pyeti se çfarë vepruan krimbat me këto gjymtyrë. Janë shlyer ngjyrat, është ngrënë mishi, janë mbuluar fytyrat me dhe, janë shlyer bukuritë, është thyer zverku i kokës, janë tretur pjesët e trupit dhe janë shqyer gjymtyrët e tyre. Ku janë shërbëtorët dhe robërit e tyre? Ku janë pasuritë e tyre? Vallahi, pasuria e tyre nuk u ka shtuar atyre në varr më shumë sesa një shtrojë!
A nuk janë ata tani në banimet e vetmuara dhe nën dhe?
A nuk është nata dhe dita për ta e njëjtë? Ata janë ndarë nga të vepruarit, i kanë lënë të dashurit dhe familjet e tyre, gratë e tyre janë martuar, fëmijët e tyre kanë mbetur nëpër rrugë, të afërmit e tyre kanë ndarë shtëpitë dhe pasurinë e tyre.
Pastaj qau Umeri dhe tha: -O ti i cili nesër do të jesh banor i këtij varri, pse po të mashtron kjo botë? Ku janë rrobat e bukura, ku janë erërat e tua të mira? Si do të jetë gjendja jote në egërsinë e dheut? Ah, sikur ta dija se cilën anë të faqes tënde do të fillojë krimbi të hajë? Ah, sikur ta dija se me çfarë do të më takojë meleku i vdekjes kur të dalë prej kësaj bote, me cilin mesazh do të më vijë prej Zotit tim?
Pastaj Umeri qau shumë, derisa fjala filloi t’i përzihej me të qarët, e pastaj shkoi. Nuk jetoi pas kësaj më shumë se një xhuma dhe vdiq. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë!

 

Shaban Murati

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450066 visitors (1413824 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free