Mirësitë që ju janë dhuruar
Mirësitë që ju janë dhuruar
 
 
 
“Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe po të numëroni mirësitë e Allahut, ju kurrë nuk do të ishit në gjendje t`i numëroni ato. Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.” (Ibrahim, 34)
Nëse ju posedoni shtëpi që të strehoheni, vend për të fjetur, ushqim në shtëpi, rrobe në trup, atëherë ju jeni më i pasur se 75% të njerëzve në botë.
Nëse ju posedoni pasuri në xhep dhe keni mundësi të siguroni diçka nga ajo për ditë të vështira, atëherë ju jeni njëri nga ata të pasurit që e përbëjnë 8% të botës.
Nëse keni gdhirë me shëndet të mirë në mëngjes, atëherë ju jeni në një begati të madhe, në botë ekzistojnë më shumë se një milion njerëz të cilët nuk do të mundet të jetojnë më shumë se një javë, për shkak të sëmundjeve të tyre.
Nëse nuk jeni i futur në luftë, apo nuk jeni duke shijuar vetminë në burg, apo nuk jeni i nënshtruar frikës së dënimit, atëherë ju jeni në gjendje më të mirë se 500 milion njerëz në rruzullin tokësor.
Nëse faleni në xhami pa patur frikë nga tortura, dënimi, burgimi apo vdekja, atëherë ju jeni në një dhunti të cilën nuk e njohin tre miliardë njerëz.
Nëse i keni prindërit gjallë dhe jetojnë së bashku (të pashkurorëzuar), atëherë ju jeni nga ata të rrallët në këtë ekzistencë.
Nëse ju buzëqeshni dhe falenderoni Allahun e Lartësuar, atëherë ju jeni në dhunti. Shumë nga njerëzit kanë mundësi për këtë por nuk e bëjnë.
Nëse ju arrin ky material dhe e lexoni, ju posedoni dy dhunti të mëdha:
E para: se ekziston dikush që mendon për ju.
E dyta: se ju jeni më të mirë se dy miliardë njerëz, të cilët nuk dinë lexim në këtë botë.
Ju them juve kështu që të bëheni më të gëzuar se sa jeni tani.
Dëgjo çfarë thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem):
“Shikoje atë që është poshtë teje dhe mos shiko atë që është përmbi teje, kjo është më e mirë për ty se të përbuzësh begatitë e Allahut që t’i ka dhënë.”
Falendero Allahun për dhuntitë që t’i ka dhënë të cilat nuk mund të numërohen. Le të jetë gjuha jote gjithmonë e lagur në përkujtim të Allahut. Bëhu ashtu siç i ka thënë Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Muadh ibën Xhebelit:
“Mos e le pa thënë pas çdo namazi: “Allahume ini ala dhikrike ue shukrike ue husni ibadetik.”, që do të thotë: “Zoti im më ndihmo të  të përkujtoj, të  të falënderoj dhe të adhuroj Ty sa më mirë!”
Prej falenderimit të plotë është të përkujtosh të tjerët për begatitë e Allahut ndaj tyre, pasi përkujtimi u bënë dobi besimtarëve.
Dërgoje këtë material shokëve dhe të dashurve të tu që t’ua ëmbëlsosh gjuhët e tyre me përkujtim të Allahut dhe falënderim ndaj Tij, kurse ti do të fitosh shpërblim.
 
Përktheu: Alaudin Abazi
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451461 visitors (1419670 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free