Dera “Rejan”

Dera “Rejan”
 
 
 
Sehl bin Sadi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet, në xhenet është një derë, e cila quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë. Nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga ajo kjo derë. E, pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.”1
Biseda rreth dyerve të xhenetit ka kuptime dhe domethënie fisnike në çdo kohë, mirëpo në muajin e Ramazanit kjo shumëfishohet. Rreth kësaj çështjeje do të ndalemi në disa pika të shkurtra:
-Në Ramazan hapen të gjitha dyert e xhenetit. Kjo na kujton xhenetin dhe gëzimin e tij. Hapja e dyerve të xhenetit aludon për sigurinë e xhenetit dhe se xhenetet e Adnit janë të hapura për banorët e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Xhenetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.” (Sad, 50)
-Veçimi i agjëruesve me derën e Rejanit nga dyert e xhenetit dëshmon për vlerën e agjërimit. Me agjërues nënkuptohet ata që e pasojnë agjërimin obligativ (farz) me agjërim vullnetar (nafile), ngase të gjithë muslimanët patjetër duhet të jenë agjërueshëm në këtë muaj. Nga kjo kuptuam se veçimi është për ata që pasojnë agjërimin obligativ me agjërim vullnetar.
-Gjendja e dyerve të xhenetit pas hyrjes së banorëve në to është sikur gjendja kur hyn Ramazani e derisa përfundon. Banorët e xhenetit të mbështetur në kolltukë e të kënaqur me dhuntitë e xhenetit janë ata që kur hyn muaji i Ramazanit, kanë lidhje dhe raporte me Zotin e tyre, me trupin, me zemrën dhe me gjuhët e tyre. Zemrat e agjëruesve kënaqen dhe begatohen me zbatimin e urdhrave të Allahut dhe me merakun e tyre për ta takuar Allahun, sikurse begatohen banorët e xhenetit në të.
-Numri i dyerve të xhenetit është tetë. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Në xhenet ka tetë dyer.”2
Me këtë nënkuptohet se ato janë dyer të mëdha dhe çdo derë ka nga një vepër me të cilën veçohet; në mes këtyre dyerve ka dyer më të vogla, si degë të atyre të mëdha.
-Nga cilësitë e dyerve, të cilat i ka përmendur i Dërguari i Allahut alejhi selam, është edhe gjerësia e tyre. I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, (largësia) në mes dy dyerve të xhenetit është sikur mes Mekës dhe Hexher ose Hexher dhe Mekës.” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet “sikur mes Mekës dhe Busras.”3
-Njeriu i parë të cilit do t’i hapen dyert e xhenetit do të jetë zotëria dhe i Dërguari ynë, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Do të trokasë në derë dhe do t’i thuhet: “Kush është?” Do të përgjigjem: “Muhamedi.” Do të thuhet: “Për ty jam urdhëruar dhe s’ia hap askujt para teje.”4
-Pasuesit e besimit të pastër nga shirku nga radhët e këtij umeti do të kenë një derë të posaçme, nga e cila nuk do të hyjë në të askush përveç tyre. Në hadithin të cilin e shënon Buhariu dhe Muslimi, në Ditën e Kiametit do t’i thuhet Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: “O Muhamed, fut nga umeti yt ata të cilët s’kanë llogari, do të hyjnë nga dera e djathtë nga dyert e xhenetit.”
-Nëse muslimani është garues për veprat e mira e të shumëllojshme, ai do të meritojë të thirret nga të gjitha dyert e xhenetit. Pikërisht Ebu Bekrin e përgëzoi i Dërguari i Allahut në lidhje me këtë. Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit është transmetuar nga Ebu Hurejra, se i Dërguari alejhi selam ka thënë: "Kush shpenzon dy gjëra të njëjta në rrugën e Allahut, i bëhet thirrje atij nga dyert e xhenetit: “O rob i Allahut, kjo punë që ke bërë është nga punët e mira!' Kush është prej atyre që bëjnë namaz, do të thirret nga dera e namazit. Kush është prej atyre që bëjnë xhihad, thirret nga dera e xhihadit. Kush është prej atyre që agjërojnë, do të thirret nga dera Rejan. Kush është prej atyre që japin sadaka, do të thirret nga dera e sadakasë.” Atëherë, Ebu Bekri tha: “O i dërguar i Allahut, a ka mundësi që dikush të thirret nga të gjitha dyert?” “Po, dhe shpresoj që ti je nga ata”, iu përgjigj i Dërguari alejhi selam.”
-Emri i derës së xhenetit, “Rejan”, është nxjerrë nga fjala arabe “rejj”, që do të thotë e kundërta e etjes, pra agjëruesit të cilët agjërojnë nuk do t’i kapë etja asnjëherë.
E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej banorëve të xhenetit ne, prindërit tanë si dhe të gjithë muslimanët!
 

Përktheu: Almedin Ejupi
7.9.2007

1 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
2 Shënon Buhariu.
3 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
4 Shënon Muslimi.
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412761 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free