A është e lejuar festimi i ditëlindjes se profetit Muhamed a.s

A është e lejuar festimi i ditëlindjes se profetit  Muhamed a.s

(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
 
 
 

 Në Kuran askund nuk është e cekur se ne duhet ta festojmë Mevludin apo ditëlindjen e Muhammedit a.s. (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) . Profeti vetë  (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) nuk e kishte bërë  këtë asnjëherë dhe nuk kishte urdhëruar që të praktikohet ky festim  gjatë tërë jetës së  tij apo pas vdekjes, por përkundrazi ai na këshilloi që të mos e teprojmë rreth tij, sikurse e kanë tepruar të krishterët me Isanë (Paqja dhe    mëshira e All-llahut qofshin mbi të ). Ai në një rast tha :"Mos e teproni me mua sikur që e tepruan të Krishterët me të birin e Merjemes dhe se unë jam vetëm një rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij".( transemtohet nga Bukhari).
Për çka edhe transmetohet për të  Dërguarin e All-llahut se ai nuk e kishte praktikuar këtë, por në këtë ditë, pra në ditën e lindjes  i kishte shtuar adhurimet,  gjë që nuk është e njëjtë me festimin.
Në një rast kur është pyetur për agjërimin në ditën e Hënë ai kishte thënë  “Se në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më është besuar-caktuar Misioni apo i është ardhë Shpallja e parë” .( Muslim, al-Nisaa’i dhe  Ebu Davudi).
Por, sido qoftë  ne e dijmë  që shokët  e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ishin njerëzit që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të),a tregohet që Ebu Bekri  që ishte me i afërti me të dhe që e donte atë më së shumti , a e kishte festuar ditëlindjen e  Pejgamberit, apo Omeri a e ka praktikuar këtë gjatë 12 viteve te sundimit të tij , apo Othmani a e ka praktikuar  këtë , apo i afërmi i tij Aliu a e ka bërë këtë, apo ndonjë nga shokët e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) a e kanë praktikuar këtë – Jo  vAll-llahi  jo  për arsye se nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë apo nuk e kanë dashur  me të vërtetë  Pejgamberin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe asnjë njeri nuk guxon ta thotë këtë përveç atyre që janë të devijuar dhe që i udhëheqin të tjerët drejt devijimit.
Nëse shkojmë më tutje  ndonjëri  nga imamët Ebu Hanifja , imam  Maliku, imam Sha'fiu ,apo imam  Ahmedi,  apo Hasan al-Basri, apo  Ibn Sirin e kanë praktikuar këtë apo i kaneë urdhëruar tjerët në këtë sepse është vepër e mirë, jo vAllahi madje në tre shekujt e parë as që është përmendur kjo dukuri , Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) në një hadith sahih tha “ Më të mirët nga njerzit janë njerzit  e kohes sime (apo  te shekullit timë) ,pastaj ata qe vijnë pas tyre  e pastaj ata qe vijnë pas tyre , e pastaj do vijnë njerzë qe nuk do ti kushtojnë rëndsi nëse dëshmitë e tyre do vijnë para betimeve të tyre apo e kunderta ( d.m.th. që nuk do I marrin  këto  qështje aq seriozisht “ ( transmeton -Bukhari, Muslim dhe Tirmidhi ).
Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) është shpikur shumë shekuj  më vonë në  kohën kur shumë  gjëra të vërteta të  fesë larguan dhe bid'atet u përhapën me të madhe.
Ky lloj festim a është një shenjë e dashurisë për të Dërguarin të All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ), por a është e mundshme që sahabët dhe  imamët dhe njerëzit  e tre shekujve më të mirë që të mos   jenë të vetëdijshëm për këtë, por ata  që erdhën me vonë të jenë më të vetëdijshëm.
Cka na tregon Kur'ani për dashurinë ndaj të  Dërguarit të All-llahut  (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) është se përmes pasimit të udhëzimit që ai na e ka sjellë  këtë na e tregon All-llahu në një ajet e që kuptimi i tij është në vijim.
 “Thuaj (o Muhamed): ‘ Nëse ju me të vërtetë e doni  All-llahun atëherë më pasoni mua, dhe  All-llahu do t'ua falë mëkatet. Dhe  Allahu është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirploti 
Thuaj ‘Bindjuni  All-llahut dhe të   Dërguarit , por nëse ata i kthejnë shpinat , atëherë All-llahu nuk  i do pabesmitarët.” [Ali Imraan 3:31-32]
Ky ajet na  sqaron se dashuria është vetëm një pohim, por  argument i sinqertë është  pasimi i asaj  që i  Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut  qofshin mbi të ) na e ka sjellë.
Ajeti i dytë na sqaron dhe e vërteton rëndësinë dhe domosdoshmërinë në bindje ndaj All-llahut dhe për këtë arësye All-llahu  ka përfunduar ajetin me një vërejtje të ashpër përmes së cilës ata që refuzojnë  të binden janë të përshkruar si kafira, dhe  All-llahu nuk i don pabesimtarët. All-llahu na ruajtë nga kjo gjë.
I Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) na ka treguar për rreziku që vie nga mosbindja ndaj All-llahut dhe rreziku prej shpifjeve –risive në fe.
Festimi i mevludid apo ditëlindjes së të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të )  me të vërtetë është një shpifje në fenë që i Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) na e ka sjellë – gjë që të gjithë dijetarët pajtohen.
I Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) me një rast tha:  “ Fjala më e mirë është Fjala e All-llahut dhe udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhamedit a.s. Dhe gjëja më e keqe prej të  këqijave janë risië në fe dhe cdo risi çon në devijim.” ( Muslimi dhe  El-Nisaa’i).
Përgatiti: Blerim Paci
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450068 visitors (1413903 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free