Lotët e njeriut më të shtrenjtë

Lotët e njeriut më të shtrenjtë
 
 
 
Më lër, vëlla i dashur, të të njoftoj me disa raste, në të cilat ka qarë i dashuri ynë i zgjedhur Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), para shokëve të tij të ndershëm (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Pas betejës së Uhudit profeti (alejhi selam) zbriti në fushëbetejë dhe filloi të vështrojë shehidët (dëshmorët) prej muslimanëve dhe gjeti në mesin e tyre xhaxhanë e tij, luanin e Allahut, Hamza ibn Abdulmutalib, të vrarë, me hundë e me veshë të prerë, me bark të shqyer, mëlçia e tij ishte hequr dhe pasi ishte hequr një pjesë e saj (mëlçisë) ishte hedhur mbi trupin e tij. Profeti (alejhi selam) qau e nga të qarët e tij të shumtë filluan të qajnë të gjithë shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Dhe ja një moment tjetër nga jeta e tij. Njëherë Profeti  (alejhi selam) ishte me shokët e tij duke u kthyer nga njëra prej betejave të tyre. Gjatë rrugës Profeti (alejhi selam) qëndroi te një varr i vjetër, i vetmuar në shkretëtirë, asgjë nuk kishte përreth këtij varri, u ul dhe filloi të qajë me një të qarë të madhe. Kur erdhën sahabët, e pyeti atë Umer ibn Hatabi për shkakun e kësaj të qare të madhe te ky varr dhe ai u përgjigj: “Ky është varri i nënës time, i kërkova leje Allahut për ta vizituar atë e më dha leje, i kërkova leje që të kërkoj falje për të e nuk më dha leje.”

Sikurse që e di, vëlla i nderuar, se nëna e Profetit (alejhi selam) Emineja nuk ka qenë në Islam dhe se ajo ka vdekur shumë kohë para profetësisë së të dërguarit të Allahut dhe se kërkimi i faljes nuk lejohet për jomuslimanët, mirëpo Profeti (alejhi selam) me mëshirën e tij dhe me dashurinë që ndien një bir për nënën e tij qau me këtë të qarë të fortë.

Dhe, së fundi, e mbyllim këtë përkujtim me një rast të tretë, në të cilin ka qarë Profeti (alejhi selam). Kjo ka ndodhur kur Ebu el Asi ra rob në duart e muslimanëve pas njërës nga luftërat (e në atë kohë Ebu el Asi ka qenë idhujtar) dhe ky ishte bashkëshorti i Zejnebes bijës së Profetit (alejhi selam), ndërkohë që martesa me idhujtarët nuk ishte ndaluar ende. Zejnebja erdhi që ta lironte bashkëshortin e saj dhe me vete nuk kishte të holla, përveç një varëse që e kishte trashëguar nga nëna e saj Hatixhja, dhe kur e pa Profeti (alejhi selam) këtë varëse kujtoi bashkëshorten e tij të mirë e të sinqertë e cila kishte ndërruar jetë dhe qau. 

Përgatiti: Erion Sula

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412771 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free