Kërkimi i diturisë islame

Kërkimi i diturisë islame
 
 
 
   Me të vërtetë kërkimi i diturisë islame është farz për çdo besimtar dhe gjithashtu prej ibadeteve më të mira. Islami i ka nxitur besimtarët për kërkimin e diturisë. Dituria islame ka për qëllim njohjen e Kuranit dhe të Sunetit të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Ez-Zumer 9)
   Allahu subhanehu ue teala me këtë ajet i ka ngritur ata që kanë dituri fetare, duke mos i barazuar me ata që nuk kanë dituri për fenë islame. Po ashtu, në ajetin tjetër Allahu subhanehu ue teala thotë: “Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij, këtë e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” (Ali Imran 18)
   Me këtë ajet, Allahu subhanehu ue teala na tregon se vetëm dijetarët janë ata të cilët e madhërojnë Allahun subhanehu ue teala dhe e njohin më së miri Atë, siç ka thënë edhe në një ajet tjetër: “Me të vërtetë më së shumti që i frikësohen Allahut janë dijetarët.” (Fatir 28)
Allahu subhanehu ue teala i ngre ata që kanë dituri fetare. Ai thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (El Muxhadele 11)
   Kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kujt Allahu (subhanehu ue teala) ia dëshiron të mirën, e bën atë që ta kuptojë Islamin.” Transmeton Buhariu nr. 71 dhe Muslimi nr. 1037.
   Disa prej dijetarëve kanë thënë: “Kush nuk e ka kuptuar fenë islame, Allahu subhanehu ue teala nuk ia ka dashur të mirën.” Gjithashtu dituria i sjell dobi njeriut edhe pasi të vdesë dhe sevapet do t’i shkojnë edhe kur ai të jetë në varr. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të vdesë biri i Ademit, do t’i ndërpriten veprat e tij, përveç atij i cili ka bërë ndonjë vepër prej këtyre tri  veprave: ka bërë ndonjë sadaka që është e vazhdueshme (ka bërë ndonjë çezmë, ka mbjellë pemë prej të cilave hanë njerëzit etj.), ka lënë ndonjë dituri (islame) prej së cilës do të kenë dobi të tjerët apo ka lënë ndonjë fëmijë të devotshëm, i cili lutet për prindërit e tij.” (Muslimi nr. 1631)
   Së fundi, e lusim Allahun subhanehu ue teala të na bëjë prej atyre personave që e kuptojnë fenë e Allahut subhanehu ue teala dhe e pasojnë Pejgamberin salallahu alejhi ue selem deri në vdekje!

Përgatiti: Eroll Nesimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452494 visitors (1423119 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free