Përtacia në namaz

 

 

1) Ai Qe Perton Per T'a Falur Namazin

 

Thote Allahu s.w.t"  Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.(Nisa 142).

Ebu Hurejre rrefen se Pejgamberi a.s ka thene"Namazi me i rende per munafiket eshte namazi i Jacise dhe Sabahut por po t'a dinin se cfare (vlere) ka ne to do te vinin madje edhe duke u zhagitur (ecur zvarre).Vertet desha t'a urdheroj muezzinin (te therret per namaz) pastaj t'a urdheroj nje njeri t'ua fale njerzve (namazin) pastaj te marre me vete njerez,te cilet kane me vete grumbuj druresh,te shkojme tek njerzit qe nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t'ua djege shtepite e tyre me zjarre".(Muttefekun alejhi).Dijetaret thone se Pejgamberi a.s nuk e zbatoi kete gje si perkujdesje ndaj grave dhe femive (te cilet nuk e kane obligim prezentimin ne xhemat).

2) Ai Qe E Braktise Xhematin Me Qellim

Nga Ebi El Ahvesi transmetohet se Abdullah ibni Mes'udi ka thene"Vertet kam shiquar se prej nesh askush nuk mungonte ne namazin me xhemat perveq munafikut,nifaku-hipokrizia e te cilit ishte e qarte ose i semuri.Madje i semuri, ashtu i semure,vinte ne namaz duke ecur zvarre ne mes dy personave.Ka thene poashtu:Pejgamberi a.s na i ka mesuar normat-rregullat (sunnetet) e udhezimit,ne mesin e te cilave eshte edhe namazi ne xhami,ne te cilen thirret ezani".(Muslimi)

Ne nje transmetim tjeter qendron" Kush ka deshire qe t'a takoje Allahun neser (ne Diten e Gjykimit) si musliman le te kujdeset per namazet,kudo qe te thirret per to,sepse Allahu s.w.t ia ligjezoi Pejgamberit tuaj normat (sunnetet) e udhezimit,e prej normave te udhezimit eshte edhe namazi.Ju po te faleshit ne shtepite tuaja sic falet ky pertac ne shtepine e tij do ta braktisnit sunnetin (metoden-rrugen) e Pejgamberit tuaj,e nese e braktisni sunnetin e tij atehere do te humbni.Nuk ka njeri prej jush qe merr abdes me perpikeri pastaj ia mesyen  nje xhamie  prej ketyre xhamive e te mos ia shkruaj Allahu s.w.t per cdo hap qe e ben nga nje te mire,e te mos e ngrise me te nje grade dhe te mos ia fshien me te nga nje mekat.Ne pame se nga namazi nuk ndahej perveq munafikut,nifaku i te cilit ishte i njohur.Ne kohen tone e sillnin njeriun duke e bartur perkrahesh dy veta qe te qendronte ne saf".(Muslimi,Ebu Davudi,Nesaiu dhe te tjeret me shprehje te ngjashme)

Nga Ebu Hurejre rrefehet se Pejgamberi a.s ka thene" Namazi me i rende per munafiket eshte namazi i jacise dhe sabahut por po t'a dinin se cfare(vlere) ka ne to do te vinin madje edhe duke u zhagitur(ecur zvarre).Vertet desha ta urdheroj muezzinin (te therret per namaz) pastaj ta urdheroj nje njeri t'ua fale njerzve (namazin) pastaj te marre me vete njerez,te cilet kane me vete grumbuj druresh e te shkojme tek njerzit qe nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t'ua djege shtepite e tyre me zjarre".(Muttefekun alejhi)

3) Ai Qe Me Qellim E Vonon Namazin Ne Kohen E Tij

Thote Allahu s.w.t "Pra shkatërrim është për ata që falen,të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.(Maune 4-5).Poashtu thote Allahu s.w.t"  E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).(Merjem 59).

Sa i perket ajetit te pare,Dahhaku transmeton se Ibni Abbasi ne koment te tij ka thene:Ata jane qe i vonojne namazet nga kohet e tyre (nuk i falin me kohe).Mugire-ja transmeton nga Ibrahimi se "… të pakujdesshëm (Maune 5)", jane ata qe e humbin kohen.Ebu Alijeh thote se ata jane qe nuk i falin namazet ne kohet e tyre,pastaj rukute dhe sexhdet e namazit nuk i bejne ashtu sic duhet.Poashtu nga Ibni Abbasi rrefehet se ata jane hipokritet,qe nuk falin namaz ne vetmi por vetem ne prezence te njerzve.Argument per kete eshte ajeti" ÇáøóÐöíäó åõãú íõÑóÇÄõæäó Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).(Maune 6)

Me nje kuptim te ngjashem transmeton edhe Ibni Vehbi nga Maliku. Imam El Kurtubiu thote se Atau ka thene:Qofte falenderuar Allahu s.w.t i Cili tha"…ndaj namazit te tyre"(Maune 5) e nuk ka thene" ne namazin e tyre ".Zemahsheriu thote se nese pyet se cfare dallimi ka ne mes "Ndaj namazit te tyre " dhe "ne namazin  e tyre",te them se kuptimi i pjesezes "(an) - nga,ndaj" dtth se ata e kane harruar ate  dhe e kane braktisur si shkak i mosinteresimit per te. Kjo veper llogaritet veper e munafikeve.Ndersa sa i perket pjesez "(fi)-në" dtth se harresa iu ndodhe atyre nga veset e shejtanit ndersa ata qe i shpetojne kesaj jane me pak se pakica.Ibni Arabiu thote:Kjo eshte keshtu sepse te shpetuarit prej harreses eshte e pamundur madje as Pejgamberi a.s dhe as sahabet e tij nuk i shpetonin dot kesaj .

Sa i perket ajetit te dyte,gjegjesisht ne koment te pjeses "   e lane-humben namazin"(Merjem 59),dijetaret kane thene se nga kjo kuptojme se lenia e namazit eshte prej mekateve te medha. Ebu-l-Kasim El Muhajmere rrefen te kete thene Ibni Mes'udi r.a : se per qellim nga ajeti "  e lane-humben namazin"(Merjem 59),eshte lenia e namazit ne kohen e tij dhe moskryerja e tij ashtu sic duhet.Madje edhe po t'a falte namazin nuk do t'i vlente sic i tha Pejgamberi a.s njeriut"Kthehu dhe falu sepse ti nuk je falur".(Muttefekun alejhi).

Ndersa sa i perket shprehjes "Gajja"(Merjem 59),Ibni Zejdi thote se eshte sherr dhe humbje.Poashtu rrefehet te jete thene se per qellim eshte nje lugine ne Xhehennem.Ebu A'la Ibni Abdurr-Rrahmani ka thene: Shkuam tek Enes Ibni Maliku pas drekes ndersa ai u ngrit t'a fale Ikindine.Pasi e kreu namazin e permendem ose e permendi ngutjen e namazit  dhe tha:E kam degjuar Pejgamberin a.s duke thene" Ai (namazi i shpejte) eshte namazi i hipokriteve,ai eshte namazi i hipokriteve, ai eshte namazi i hipokriteve; ulet ndonjeri prej tyre derisa te skuqet dielli (afer perendimit),(ku ne kete kohe) eshte mes dy brireve te shejtanit ose mbi dy briret e shejtanit ,pastaj ngritet dhe se shpejti fale 4 rekate,ne te cilat nuk e perkujton Allahun s.w.t vetem se pak.

(Transmetojne Ahmedi,Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibni Hibbani,Ibni Huzejme,En Nesaiu,Et Tajalisiu dhe te tjere)

Sa i perket pjeses se hadithit " ai eshte namazi i hipokriteve",verejme qarte se ajo eshte shprehje qe perbuze dhe necmon vonimin e namazit paarsye e sidomos namazin e Ikindise.Nje veper e tille -sipas hadithit- eshte veper e hipokriteve.Ndersa pjesa e fundit e hadithit" ai( dielli) eshte ne mes apo mbi dy briret e shejatnit",thote Imam Neveviu se dijetaret kane polemizuar rreth kesaj çeshtjeje.Eshte thene se per qellim eshte kuptimi, te cilin na e dhuron forma siperfaqesore e tekstit,dtth se shejtani qendron mbi diell kur te lind dhe kur te perendon,sepse kuffaret-pabesimtaret i bejne sexhde diellit ne kete kohe.Ndersa shejtani ia mbush mendjen vetes dhe partise se tij se ata jane duke i bere sexhde atij.

Disa te tjere kane thene se kjo eshte shprehje metaforike,kuptimi i se ciles eshte:vonimi i namazit eshte nga mashtrimi i shejtanit dhe se ai i shtyri t'a vonojne namazin ashtu sic shtyen dic ( kafsha) e cila ka brire.

Disa kane thene se me "brire" eshte per qellim: ngritja e tij (djallit),pushteti i tij,ngadhenjimi i tij,ndihmetaret e tij,etj.

Ndersa shprehja"nuk e perkujton Allahun s.w.t vetem se pak"dtth: nuk e perkujton Allahun s.w.t si shkak i shpejtesise se levizjeve ne namaz gje qe e ben t'a shohin te tjeret se kinse ky i gjori eshte duke e perkujtuar Allahun s.w.t".

4) Lenia E Xhumase Paarsye

Thote Allahu s.w.t"O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.( Xhumuah 9)

Ne lidhje me shprehjen"Lini shitblerjen",Ibni Abbasi ka thene:Ndalohet shitblerja ne pergjithesi.Atau thote: ndalohen te gjitha punet ne pergjithesi ndersa Dahhaku mendon se kur te vie dielli ne zeval ndalohen shitblerjet ne pergjithesi.

Abdullah Ibni Omeri dhe Ebu Hurejre r.a transmetojne te kete thene Pejgamberi a.s"Ose do t'a braktisin njerzit lenien e xhumae( e do te fillojne ta falin prape ate) ose Allahu s.w.t do t'ua bllokoje zemrat e tyre dhe do te jene prej gafileve-neglizhenteve".(Muslimi)

Shprehja "ose Alahu s.w.t do t'ua bllokoje-vulose zemrat e tre",dtth: do tua vuolse me vule hipokrizie.Thote Allahu s.w.t duke na rrefyer per hipokritet e te humburit " All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.( Bekare 7)

Shprehja "…mbylli atyre syte", dtth: ata nuk kuptojne urdherat dhe argumentet e Allahut s.w.t

Mbyllja e te degjuarit nenkupton moskuptimin e Kur'anit kur t'iu lexohet atyre apo kur te thirren te besojne ne Njeshmerine e Allahut s.w.t- Monoteizmin, ndersa mbyllja e te shiquarit (me perde) dtth: mospasioni-moskureshtja per te shiquar ne cudirat e krijimtarise se Allahut s.w.t.Nje gje te tille e pohuan Ibni Abbasi,Ibni Mes'udi,Katadeja etj.Nga ajeti poashtu kuptojme se zemera ka epersi ndaj gjymtyreve tjera te trupit.Mu per kete thote Muhammedi a.s"Vertet besimtari kur te beje mekat i behet nje pike e zeze ne zemer,nese pendohet,e largon ate( mekat)  dhe kerkon falje atehere i shkulet ajo pike nga zemra ,ndersa nese shton(mekatet) atehere ajo zmadhohet".

Ndersa sa i perket epersise se te degjuarit ndaj shiqimit dijetaret kane argumentuar me ajetet"" Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit …(En'am 46), dhe""…Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër…(Nahl 78)

Ne keto ajete te degjuarit eshte cekur para te pamurit.Madje te degjuarit arrihet nga te 6 anet (poshte ,larte,majtas,djathtas,para dhe mbrapa).

Nga Ebi El Xhad Ed Damrijji transmetohet se Pejgamberi a.s ka thene"Kush i braktise(nuk i fale) tri xhuma paarsye Allahu s.w.t do t'ia vulose zemren".(Ahmed,Ibni Hibban,Ebu Davud,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibni Huzejme,Bejhekiu, dhe njeherit ky eshte hadith sahih)

Taberaniu transmeton nga Usame r.a se Pejgamberi a.s ka thene"Kush i braktise tri xhuma paarsye shkruhet-llogaritet prej munafikeve".

 

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449636 visitors (1412841 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free