Teuhidi


 Teuhidi
 
Besimi (njësimi) se Allahu i Lartësuar është i vetëm në sundim, veprat e tij si dhe i vetëm në adhurimin dhe përuljen ndaj Tij. Ai është i pashok.

Teuhidi klasifikohet në tre lloje: Teuhidi Rrububije, Teuhidi Uluhije, Teuhidi Esmai ues Sifat.

a)Teuhidi Rrububije është: Njësimi (veçimi)i Allahut të Lartësuar në veprat e Tij, sikurse besimi se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Rregullues i çështjeve. Allahu i Lartësuar thotë: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.” (Fatiha, 1)  “Allahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj (ata që i adhuroni) që mund të bëj diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshën dhe ia trillojnë.” (Rrum, 40)

b)Teuhidi Uluhijeh është: Njësimi (veçimi) i Allahut të Lartësuar me adhurim dhe pastrimi prej shirkut. Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij…” (Isra:23) “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë …” (Nisa, 36).

c)Teuhidi Esmai ues Sifat është: Besimi në atë që ia ka përshkruar Allahu vetes së tij prej Emrave dhe Cilësive, si dhe besimi në atë që ia ka përshkruar atij i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa pyetur për mënyrën e tyre, pa i krahasuar me ato të krijesave dhe pa devijuar domethënien e tyre. Allahu i lartësuar thotë “…Asgjë nuk është si ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura,11) “Thuaj! Ai Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet Atij (i mbështetet për çdo nevojë). As ka lindur kë as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas,1-4)

 

Përgatiti: Erion Sula

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450072 visitors (1414042 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free