Shtyllat e kufrit

Shtyllat e kufrit
 
Shtyllat e kufrit janë katër :
-  Mendjemadhësia
-  Hasedi

-  Zemërimi

-  Epshi.

Mendjemadhësia pengon bindjen.

Hasedi pengon pranimin e këshillës dhe shfrytëzimin e saj.

Zemërimi pengon drejtësinë.

Epshi pengon veçimin për adhurim.

Nëse shembet shtylla e kibrit (mendjemadhësisë), atëherë robit i bëhet më e lehtë bindja.

Nëse shembet shtylla e hasedit, atëherë robit i lehtësohet pranimi i këshillës dhe shfrytëzimi i saj. Nëse shembet shtylla e zemërimit, atëherë i lehtësohet drejtësia dhe thjeshtësia. 

Nëse shembet shtylla e epshit, atëherë robit i lehtësohet durimi, modestia dhe adhurimi.

Por, zhdukja e maleve nga vendi i tyre, është më e lehtë sesa heqja e këtyre katër cilësive nga ai që është sprovuar me to, sidomos nëse këto cilësi janë bërë pjesë dhe pronë e robit si dhe cilësi të qëndrueshme të tij.

Me këto cilësi, robi nuk mund të kryejë asnjë veprim në rregull dhe nuk mund ta pastrojë veten. Sa herë që ai mundohet të kryejë një veprim, ia prishin atë këto katër cilësi.

Të gjitha problemet lindin nga këto katër cilësi, të cilat kur marrin pushtetin në zemër, i tregojnë asaj të gabuarën për të vërtetë dhe të vërtetën për të gabuar, të mirën për të keqe dhe të keqen për të mirë, i afrojnë asaj dynjanë dhe ia bëjnë të largët ahiretin.

Nëse mendon thellë në kufrin e njerëzve, do ta gjesh atë të rritur nga këto cilësi dhe për shkak të tyre vjen edhe ndëshkimi, i cili është i fortë nëse këto cilësi janë të forta dhe anasjelltas. Ai që ia hap vetes këto cilësi, ka hapur dyert e së keqes për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa ai që i pengon ato nga vetja, ka mbyllur dyert e së keqes, sepse ato cilësi pengojnë bindjen, sinqeritetin, teuben, pranimin e së vërtetës dhe të këshillës së muslimanëve, thjeshtësinë ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj krijesave të Tij.

Burimi i këtyre katër cilësive është në padijen e robit ndaj Zotit të tij dhe në padijen e tij ndaj vetes së tij, sepse nëse njeriu njeh Zotin e tij me cilësitë e përsosjes dhe të bukurisë, gjithashtu njeh veten  me mangësitë e të metat e tij, ai nuk tregohet mendjemadh, nuk zemërohet dhe nuk ka hased askënd për atë që i ka dhënë Allahu i Lartësuar.

Vërtetë, hasedi është një lloj armiqësie me Allahun e Lartësuar, sepse robi urren begatinë e Allahut të Lartësuar mbi robin e Tij, ndërkohë që Allahu i Lartësuar e ka dashur një gjë të tillë (begatinë mbi robin e Tij) dhe dëshiron që t’i largohet atij ajo begati, ndërkohë që Allahu i Lartësuar nuk e do një gjë të tillë (largimin e begatisë). Kështu që, robi bëhet kundërshtar i Allahut të Lartësuar në caktimin e Tij, dashurinë dhe nderimin e Tij dhe pikërisht për këtë Iblisi u bë armik i Allahut të Lartësuar, sepse mëkati i tij erdhi nga kibri dhe hasedi.

Heqja e këtyre dy cilësive arrihet me njohjen e Allahut të Lartësuar me njësimin e Tij, me të qenit i kënaqur me Të dhe me afrim tek Ai.

Ndërsa, heqja e cilësisë së zemërimit arrihet me njohjen e vetes, duke e mësuar se ajo nuk e meriton të zemërohesh dhe të hakmerresh për të, sepse nëse ndodh kjo, atëherë i është dhënë vetes një preferencë mbi Krijuesin e saj, duke u zemëruar e kënaqur për të (për veten).

Më e fuqishmja në largimin e këtij problemi është ajo që të ambientohet vetja me atë që :            

Të zemërohet për hir të Allahut të Lartësuar dhe të kënaqet për hir të Tij, sepse sa herë që mbillet tek vetja diçka nga zemërimi dhe kënaqësia për hir të Allahut të Lartësuar del nga ajo diçka nga këto cilësi, të cilat janë formuar për të (për veten) dhe anasjelltas.

Ndërsa, përsa i përket epshit, ilaçi i tij është dija e shëndoshë dhe njohja e asaj që plotësimi i kënaqësive të vetes është nga shkaqet më të mëdha që ia privojnë vetes kënaqësitë, sepse sa herë që ua hap derën kënaqësive, aq më shumë e zgjeron privimin e vetes nga kënaqësitë dhe sa herë që ua mbyll derën kënaqësive, aq më shumë e çon veten drejt kënaqësive.

Zemërimi është si luani, nëse pronari i tij e lë të lirë, atëherë ai fillon ta hajë.

Epshi është si zjarri, kur ndizet fillon ta djegë atë që e ndez.

Hasedi është në pozicionin e asaj që të armiqësosh atë që është më i fuqishëm se ti.

 

Përgatiti: Erion Sula

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 290800 visitors (1106891 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=