Krerët kryesorë të fraksioneve që kundërshtuan ehli sunetin dhe xhematin

Krerët kryesorë të fraksioneve që kundërshtuan ehli sunetin dhe xhematin
 
 
Ehli suneti dhe xhemati nuk gjykojnë asnjë prej fraksioneve, përveç se me dituri dhe drejtësi; gjë e cila është në kundërshtim me metodologjinë e fraksioneve të humbura, të cilët bëjnë një gjë të tillë me paragjykime dhe epshe.

Krerët e fraksioneve të humbura janë pesë:

Havarixhët, rafiditë, murxhijet, kaderijet dhe xhehmijet.

Bidati me të cilin emërohet njeriu se është prej pasuesve të epshit, është ai i cili kundërshton Kuranin dhe Sunetin, siç janë bidatçinjtë e lartpërmendur: havarixhët, rafiditë, kaderijet dhe murxhijet pastaj xhehmijet. Abdurrahman ibn el Mehdi ka thënë: “Ruaju prej dy grupeve: xhehmijet dhe rafiditë.” Këto janë dy grupet më të rrezikshëm.

Për të përcaktuar fraksionet e humbura, prej të parëve që kanë folur për ta janë: Jusuf ibi Esbat dhe Abdullah ibni Mubarek. Këta të dy janë imamë të mëdhenj dhe kanë thënë: “Bazat e bidatçinjëve janë katër: rafiditë, havarixhët, kaderijet dhe murxhijet.” Ibni Mubarekut i është thënë: “Dhe xhehmijet, dhe xhehmijet”. Ai tha se ata nuk janë prej umetit të  Muhamedit (alejhi selam) dhe se ne kemi mundësi të tregojmë fjalët e  të krishterëve dhe çifutëve, por nuk kemi mundësi të tregojmë fjalët e xhehmijeve.

Disa prej dijetarëve, shokë të imam Ahmedit kanë thënë: “Vërtet, xhehmijet janë jobesimtarë dhe nuk bëjnë pjesë në 72 fraksionet e përmendura në hadith të Pejgamberit (alejhi selam), sikurse nuk hyjnë (në këtë hadith) edhe mynafikët, të cilët e fshehin mosbesimin (kufrin) dhe e paraqesin Islamin. Disa dijetarë nga shokët e imam Ahmedit thanë se edhe xhehmijet janë njëri perj 72 fraksioneve të përmendura në hadith.

Dijetarët ndahen në disa grupe kur bëjnë klasifikimin apo radhitjen e këtyre fraksioneve. Disa prej tyre e bëjnë radhitjen sipas kohës së paraqitjes së tyre dhe, normal, fillojnë prej fraksionit havarixh. Disa prej tyre radhisin sipas butësisë dhe ashpërsisë së tyre dhe fillojnë prej murxhive e deri tek fraksioni xhehmi. Këtë radhitje e bëjnë shumë prej dijetarëve të medhehebit hambeli, si djali i tij Ahmedi, Helali, Ibni Bata, si dhe Buhariu në “Sahihun” e tij në këtë formë fillon dhe e përfundon me fraksionet kundërshtare të ehli sunetit dhe xhematit. D.m.th. filloi duke i kundërshtuar murxhijet dhe e përfundoi me fraksionin e xhehmijeve.

Së pari, do të flasim për fraksionin havarixh.

Havarixhët janë fraksioni i parë që dolën jasht radhëve të ehli sunetit dhe xhematit.

Ishin muslimanë, qysh prej hilafetit (udhëheqjes) të Ebu Bekrit, deri në fillim të udhëheqjes së Uthmanit, një grusht i bashkuar në sunetin e Pejgamberit (alejhi selam) dhe ende nuk ishtin ndarë në fraksione. Kështu që, nga fundi i udhëheqjes së Uthmanit filluan të paraqiten disa gjëra që sollën përçarje dhe si rezultat i kësaj një grup i ngatërrestarëve dhe zullumqarëve vranë Uthmanin (radiallahu anhu) dhe me këtë rast muslimanët u shpërndanë në dy grupe. Kur ndodhi lufta mes muslimanëve në Safejn ranë dakord që muslimanët të zgjedhin dy gjykues dhe në këtë rast havarixhët u paraqitën haptazi, ku kthyen i shpinën prijësit të besimtarëve në atë kohë, Ali ibn Ebi Talib (radiallahu anhu) dhe u larguan nga ai, duke u larguar kështu edhe nga xhemati mysliman, në një vend të ashtuquajtur Harura. Kështu, Aliu (radiallahu anhu) nuk mori ndonjë masë, përkundrazi u soll shumë mirë dhe lejoi të falen në xhamitë e tyre e nuk i ndali prej plaçkës së luftës. Kjo gjë vazhdoi deri kur ata e lejuan derdhjen e gjakut të muslimanëve dhe pasurinë e tyre. Kështu që, vranë Abdullah ibn Hababin dhe me veprimet e tyre Aliu (radilallahu anhu) e kuptoi se ky është ai fraksioni që kishte përmendur Pejgamberi (alejhi selam) kur tha: “ E nënvlerësoni namazin tuaj pranë namazit të tyre, agjërimin tuaj prej agjërimit të tyre, leximin tuaj prej atij të tyre, e lexojnë Kuranin, por nuk e kalon fytin e tyre, dalin nga feja ashtu siç del shigjeta prej harkut të saj, i mbysim muslimanët dhe i lenë jobesimtarët.” Aliu (radiallahu anhu) mbajti një ligjëratë pranë popullit të tij dhe i njoftoi me atë që kishte dëgjuar prej Pejgamberit (alejhi selam) dhe tha se këta janë ai grup, sepse në të janë cilësitë që i përshkroi Pejgamberi (alejhi selam) dhe në moment i ra në sexhde falenderimi Allahut subhanehu ue teala.

Bidati i këtij fraksioni të humbur është paraqitur për arsyje se nuk kishin kuptuar drejt Kuranin. Ata nuk kanë pasur qëllim të kundërshtojnë, por kanë kuptuar prej tij atë që nuk është reale. Kështu, si rezultat i saj bën jobesimtarë ata që bëjnë mëkate dhe se të gjithë duhet ose të jenë besimtarë të plotë dhe të devotshëm, e nëse nuk janë, atëherë janë jobesimtarë dhe se janë në xhehenem përgjithmonë. Ata thanë dhe se Uthmani dhe Aliu (radiallahu anhuma) dhe ata që i pasojnë dhe i çmojnë janë jobesimtarë, sepse, sipas tyre ata kishin gjykuar jo me ligj të Allahut. Si përmbledhje e kësaj themi se bidati i këtij fraksioni të humbur ishte në dy aspekte: e para, ai që kundërshton Kuranin me vepër gabon në mendim që kundërshton Kuranin  dhe se është jobesimtar; dhe e dyta, ai që e do dhe pranon udhëheqjen e Uthmanit dhe Aliut (radiallahu anhuma) është, gjithashtu, jobesimtar.

Për këtë arsye, duhet të ruhemi prej këtij bidati që mos të nxitojmë në gjykimin e muslimanit me kufër, nëse ai gabon ose bën mëkate. Për këtë fraksion kanë ardhur shumë hadithe, ku Pejgamberi (alejhi selam) kishte urdhëruar për vrasjen e tyre. Iman Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) thotë se kanë ardhur hadithe të vërteta për këtë fraksion, në më tepër se dhjetë anë dhe për këta ka shënuar Muslimi në “Sahihun” e tij dhe ka veçuar Buhariu një pjesë për ta, edhe pse këta janë të gabuar. Sipas asaj që ka thënë Pejgamberi (alejhi selam) se këta nuk kishin për qëllim të kundërshtonin Kuranin, e si do të jetë puna e atyre që kundërshtojnë atë (Kuranin)?

Havarixhët nuk e pranojnë fjalën e Pejgamberit (alejhi selam) nëse është në kundërshtim me Kuranin sipërfaqësisht, vetëm nëse është në përputhshmëri me ta. Kështu që, si rezultat i kësaj, ata nuk e ekzekutojnë atë që bën prostitucion duke qenë i martuar dhe tek ata nuk ka shumë të çaktuar për ekzekutimin e hajdutit. Gjithashtu, thonë se në Kuran nuk ka diçka që obligon vrasjen e murtedit (atij që braktis Islamin).

Esenca e bidatit havarixh është bërja jobesimtar e muslimanëve me mëkate. Besojnë për disa gjëra se janë mëkate e ato nuk janë, mendojnë se duhet pasuar Kurani dhe jo suneti që bie në kundërshtim sipërfaqësor me ta, edhe nëse është sunet mutevatir (çka e transmetojnë të tre gjeneratat grupe-grupe atë hadith). E shpallin jobesimtar atë që kundërshton mendimet e tyre dhe e lejojnë vrasjen, si dhe marrjen e pasurisë së tij, pasi ai është murted, sipas tyre (braktisës i fesë). Një gjë të tillë nuk e bëjnë me jobesimtarin, ku me këtë e vërtetojnë hadithin e Pejgamberit (alejhi selam): “I vrasin muslimanët dhe i lënë jobesimtarët.” Kështu që, bëjnë jobesimtarë Uthmain dhe Aliun (radiallahu anhuma) dhe pasuesit e tyre. Gjithashtu edhe për pjesëmarrësit e Safejn. Ata mohuan gjykimin mes Aliut dhe Muaviut (radiallahu anhuma) duke thënë se nuk lejohet, pasi gjykimi i takon vetëm Allahut subhanehu ue teala. Pas dërgimit të Ibni Abasit i cili debatoi me ta, u kthyen gjysma e tyre e gjysma tjetër vazhduan të njëjtën metodologji të gabuar, ku si pasojë vranë shumë muslimanë, siç e përmendem më herët, Ibni Hababin. Ata thanë se ne të gjithë morëm pjesë për vrasjen e tij. Gjithashtu ata lejuan mendimin se prej Pejgamberit (alejhi selam) ka ndodhur zullum (padrejtësi), si edhe shumë mendime të tjera të fëlliqura. Aliu (radiallahu anhu) e luftoi këtë fraksion.

Përgatiti: Fatmir Raçi
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449624 visitors (1412818 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free