Emri më i madh i Allahut, me të cilin nëse lutet, përgjigjet dhe kush kërkon me të, i jepet

Emri më i madh i Allahut, me të cilin nëse lutet, përgjigjet dhe kush kërkon me të, i jepet
 
 
 
Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se disa njerëz mendojnë se emri më i madh i Allahut është prej emrave të bukur të Allahut dhe atë e di vetëm ai të cilin e ka veçuar Allahu me keramete (gjëra të jashtëzakonshme) dhe ky pa dyshim se është mendim i gabuar, ngase Allahu i Lartësuar na ka nxitur në njohjen e Emrave dhe Cilësive të Tij dhe ka lavdëruar atë që i mëson, i kupton dhe e lut Atë me lutje adhurimi (ibadeti) dhe lutje kërkimi. Pa dyshim se emri më i madh është prej tyre e Allahu është Bujari, bujaria dhe fisnikëria e Tij janë të paskajshme dhe Ai e do bujarinë nga robërit e Tij dhe bujaria më e madhe e Tij është dhënia mundësi robërve që ta njohin Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta.
E vërteta qëndron në atë se të gjithë Emrat e Allahut janë të Bukur dhe secili prej tyre është emër i madh. Por emri më i madh është çdo emër njëjës apo i shoqëruar me ndonjë tjetër, nëse aludon në të gjitha cilësitë e Qenies dhe të veprave të Tij apo tregon domethënien e të gjitha cilësive të Tij, si p.sh.: Emri Allah është emër përmbledhës i të gjitha domethënieve të fjalës “uluhije” (të adhuruar), e ato janë të gjitha cilësitë e plotshmërisë.
Po ashtu, emri “ el Hamid el Mexhid”. Emri “el Hamid” (Falënderuesi) është emër i cili tregon për të gjitha falënderimet ekzistuese për Allahun, “el Mexhid” emër i cili tregon për cilësitë e madhështisë dhe lartësisë e të përafërt me këtë janë edhe emrat el Xhelil, el Xhemil, el Ganij, el Kerim.
Po ashtu, si: el Haj (I Gjalli) el Kajum (Mbikëqyrësi), i Gjalli është Ai që ka jetë të plotë, madhështore, përmbledhëse e të gjitha domethënieve të Qenies, Mbikëqyrësi i përjetshëm dhe i përhershëm është Ai i Cili qëndron me Vetveten dhe nuk ka nevojë për askënd nga krijesat e Tij dhe ka bërë të qëndrojnë të gjitha që ekzistojnë, është emër në të cilin hyjnë të gjitha cilësitë e veprave.
Si fjala: “O Ti që të takon madhështia dhe nderi”, madhështia është cilësi për madhërinë dhe lartësinë dhe plotshmëritë e ndryshme, ndërkaq el ikram (nderi), që meriton dashuri dhe nënshtrim të pafund nga robërit e Tij.
Në Sunen thuhet se i Dërguari i Allahut ka dëgjuar një njeri duke thënë: “O Zot, të kërkoj se vërtet unë dëshmoj se Ti je Zot, nuk ka Zot përveç Teje je i Vetmi, të gjithë njerëzit kanë nevojë për Ty, se nuk ke lindur e as që lind dhe askush nuk është i barabartë me Ty.” Atëherë i Dërguari alejhi selam tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, vërtet e ke lutur Allahun me emrin e Tij më të madh, me të cilin, nëse lutet, përgjigjet dhe nëse i kërkohet, jep.”
Po, ashtu hadithi tjetër, kur një njeri lutej duke thënë: “O Zot unë të lutem se vërtet Ty të takon falënderimi, nuk ka Zot përveç Teje, Dhënës, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Ty të takon madhështia dhe nderi, o i Gjallë, o Mbikëqyrës!” Atëherë, i Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, e ka lutur Allahun me emrin e Tij më të madh.”
Po, ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i cili thotë se emri më i madh i Allahut është në këto dy ajete: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”, dhe: “Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm.” (Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhi)

Husejn Serraxh
 
 
 
 
 
 

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 284395 visitors (1092619 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=