El Muxhib (Lutjepranuesi)

El Muxhib (Lutjepranuesi)
 
 
 
   Allahu i Lartësuar thotë: “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai u përgjigjet (lutjeve)!" (Hud, 61). Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe El Muxhib (Lutjepranuesi), Lutjepranuesi i lutjeve të lutësve, i thirrjeve të thirrësve. Pranimi i lutjeve nga ana e Tij është dy llojesh: i përgjithshëm për këdo që e lut, lutje adhurimi dhe lutje kërkesë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem...” (Gafir, 60)
   Lutje (dua mes’eleh) është kur robi thotë: “O Zot, më jep këtë, ma largo nga unë këtë!” Kjo lloj lutjeje ndodh me këdo, të mirin dhe të keqin. Allahu i përgjigjet kujtdo që i bën lutje varësisht nga gjendja dhe varësisht nga urtësia e Vet. Kjo na bën me dije dhe na jep të kuptojmë bujarinë e madhe të Allahut të Lartësuar, bamirësinë e Tij të madhe ndaj të mirit dhe të keqit. Kjo nuk na jep të kuptojmë gjendjen e mirë të lutësit (thirrësit) nëse Allahu ia pranon lutjen, nëse nuk shoqërohet me atë që tregon për të, si sinqeriteti i lutësit ose se e vërteta qëndron me të, si lutjet e të Dërguarve për popujt e tyre ose kundër tyre, e Allahu u përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo na jep të kuptojmë sinqeritetin e tyre në atë që komunikojnë dhe nderin e tyre te Zoti i tyre. Pikërisht për këtë arsye, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, shpesh bënte lutje në mënyrë që ta shohin muslimanët dhe të tjerët pranimin e lutjes nga ana e Allahut të Lartësuar. E gjithë kjo është dëshmi dhe argument i profetësisë së tij dhe shenjë e sinqeritetit të tij. Gjithashtu ajo që përmendet për pranimin e lutjeve të robërve të afërt me Allahun e Lartësuar, që dëshmon për kerametet (nderin dhe pozitat e larta) që kanë tek Allahu i Lartësuar.
   Ndërsa lutjepranimi i veçantë ka shkaqe të shumta, ndër të cilat mund të përmendim lutjen e nevojtarit të cilin e ka goditur ndonjë vështirësi e madhe. Allahu e pranon lutjen e tij. Allahu thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.” (Neml, 62)
   Shkak i kësaj është nevoja e madhe për Allahun, thyerja e madhe e zemrës para Tij dhe ndërprerja e lidhjes me krijesat për shkak të mëshirës së madhe të Allahut, e cila ka përfshirë të gjitha krijesat varësisht nga nevoja e tyre për to. E, si është puna pra me atë që ka nevojë të madhe?! Gjithashtu, ndër shkaqet e pranimit të lutjeve është edhe udhëtimi i gjatë, ndërmjetësimi tek Allahu me ndërmjetësimet më të dashura, me emrat dhe cilësitë e Tij, me begatitë e Tij. Gjithashtu lutja e të sëmurit, e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e agjëruesit, lutja e prindit për fëmijën ose kundër tij në kohë dhe çaste të ndershme, kur pranohen lutjet.


El Mexhid (I Nderuari)

   Allahu i Lartësuar thotë: “Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.” (Hud, 73)
   El Mexhid (I Nderuari), të Cilit i përket nderi i madh. Nderi është madhështia e cilësive. Çdo atribut prej atributeve të Tij është madhështor. Ai është i Gjithëdijshmi, i Përsosuri në diturinë e Vet, i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit ka përfshirë çdo gjë. I Plotfuqishmi, fuqia e të Cilit përfshin çdo gjë. I Buti, i Përsosur në butësinë e Vet. I Urti, i Përsosur në urtësinë e Vet e kështu me radhë në të gjitha emrat dhe cilësitë e Veta.


El Mutekebir (I Madhërishmi)

   Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i Përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i vishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe Pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr, 23)
   I Madhërishmi nga çdo e keqe, nga çdo mangësi dhe nga çdo e metë për shkak të Madhështisë së Tij.


Esh Shafi (Shëruesi)

   Në hadithin të cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, rrëfen se i Dërguari i Allahut, kur i bënte vizitë të sëmurit ose kur i vinte ndonjë i sëmurë, thoshte: “Largoje sëmundjen, o Zot i njerëzve, shëroje, Ti je Shërues, s’ka shërim pos shërimit Tënd!” (Shënon Buhariu)


El Muhejmin (Mbizotëruesi)

   Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “I Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr, 23)
   Mbizotërues i të gjitha gjërave të fshehta dhe atë që gjendet në gjokse, i Cili me diturinë e Vet ka përfshirë çdo gjë.


El Mu’min (Siguruesi)

   Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër përveç tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i vishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe Pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr, 23)
   El Mu’min (Siguruesi), i Cili e ka lavdëruar Veten me cilësi të përsosura, me përsosurinë e bukurisë, i Cili ka dërguar Profetë dhe ka zbritur libra me argumente, fakte dhe dëshmi, ajo që tregon për vërtetësinë e asaj që kanë ardhur: “Ai është i Cili i siguron njerëzit, që mos t’i dëmtojë asnjërin nga krijesat. I siguron nga dënimi të gjithë ata që besuan në të. Të gjithë do të arrijnë atë që e meritojnë: S'ka dyshim se Allahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.” (Nisa, 40)
   El Mu’min është strehuesi i Cili e strehon të dëmtuarin nga dëmtuesi, me fjalë të tjera e ruan dhe e ndihmon atë, ashtu siç thotë Ai: “Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi dhe Ai është që mbron (kë të dojë), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?" (Mu’minun, 88)
   El Mu’min është Ai i Cili vërteton besimtarët kur e njësojnë Atë, ngase Ai dëshmon për Veten e Vet dhe thotë: “Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit.” (Ali Imran, 18)
El Mu’min (Siguruesi), i Cili vërteton me robërit e Vet besimtarë premtimin e Vet: “Thuaj: "Allahu e tha të vërtetën, pra ndiqni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve.” (Ali Imran, 95). Gjithashtu thotë: “Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.” (Enbija, 9)


EL VASIU

   Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “...e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.” (Bekare, 268)
   Cilësitë dhe atributet e Tij janë të mëdha e të gjera, saqë askush nuk mund ta falënderojë Atë siç meriton, por Ai është siç e ka lavdëruar Veten. Ai është i Madhërishëm, ka pushtet të gjerë, sundim të madh, mirësi të mëdha. Ai është shumë bujar dhe fisnik.
 

Husejn Serraxh
14.12.2007
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452292 visitors (1422834 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free