El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqëdhënësi), Es Sebuh (I Madhëruari), Et Tajib (I Miri)

El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqëdhënësi), Es Sebuh (I Madhëruari), Et Tajib (I Miri)
 
 
 
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë)...” (Hashr, 23)
Ndërsa në hadith, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “...i madhëruar, i Shenjti, Zot i melekëve dhe i shpirtit.” Shënon Muslimi. Gjithashtu në hadith thuhet: “Vërtet, Allahu është i Miri dhe nuk pranon veçse të mirën.” Shënon Buhariu.
Ndër emrat e Allahut janë edhe El Kuddus Es Selam, që do të thotë i Madhëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta, ose që t’i ngjasojë dikush nga krijesat. Ai është i pastër nga të gjitha të metat, i pastër që t’i ngjasojë Atij dikush në diçka nga përsosmëria: “Asnjë send nuk është si Ai.” (Shura, 11)
“Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas, 4)
“A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” (Merjem, 65)
“...pra mos i përshkruani Allahut shokë...” (Bekare, 22)
El Kuddus është si Es Selam, mohon çdo mangësi në të gjitha aspektet dhe përfshin në vetvete përsosmërinë, ngase kur mohohet mangësia, atëherë vërtetohet përsosmëria e plotë. Ai është i Shenjti, Madhështori, i pastër nga çdo e keqe, nuk i ngjason Atij asgjë nga krijesat, i pastër nga çdo mangësi dhe nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Vet. Ky është rregull me të cilën Allahu është i pastër nga çdo mangësi në të gjitha aspektet. Është Madhështori dhe nuk ka të barabartë ose të ngjashëm si Ai ose të jetë emërtuar dikush si Ai. Është i pastër në cilësitë e Veta, të cilat janë cilësitë më të përsosura, më madhështore.
Madhërim do të thotë pastrim. Nga pastërtia e përsosur është edhe vërtetimi i cilësive të madhështisë dhe madhërisë për Të. Me të synohet ruajtja e përsosmërisë së Tij nga mendimet e këqija, si mendime injorance, që mendojnë për Allahun keq, mendime që s’i takojnë dhe s’i përkasin Atij. Ndaj, kur robi e lavdëron Zotin e vet duke thënë “Sub’hanallah” (i Lartësuar qoftë Allahu!), ose i madhëruar e të ngjashme me këto, me këtë nënkuptohet lavdërimi i Tij, duke i vërtetuar çdo përsosmëri dhe duke larguar nga Ai çdo mangësi.
Ndërsa për Et Tajib (I Miri), Kadi Ijadi thotë: “I Miri në cilësitë e Allahut ka për qëllim i pastër nga çdo mangësi dhe ky emër ka kuptimin e emrit El Kuddus (I Shenjti). Ndërsa esenca e emrit Et Tajib rrjedh nga dëlirësia dhe pastërtia nga ndyrësirat.”
Er Reuf (I Dhembshuri)
 
 
 
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve.” (Ali Imran, 30)
Er Re’uf, që ka dhembshuri të madhe ndaj robërve. Nga dhembshuria dhe mëshira e Tij ndaj tyre është plotësimi i begative të Tij, të cilat u ka dhënë që në fillim. Gjithashtu, nga dhembshuria e Tij është edhe suksesi i dhënë atyre që t’i zbatojnë dhe përfillin të drejtat e Tij dhe të drejtat e robërve.
Ai, nga dhembshuria dhe mëshira e Tij, ka bërë që robërit të kenë frikë dhe i ka qortuar ata nga joshjet e shumta dhe gjërat e këqija. Ai thotë: “Me këtë Allahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!" (Zumer, 16)
Dhembshuria dhe mëshira e Tij ua ka lehtësuar atyre rrugët përmes të cilave do të arrijnë mirësi dhe në të njëjtën kohë i ka paralajmëruar për rrugët që çojnë në shkatërrim e humbje.
Lusim Allahun e Lartësuar me mirësitë e Tij të na mundësojë pasimin e rrugës së drejtë e të na shpëtojë nga rrugët që çojnë në zjarr!


Er Rabb (Zoti)

Emri Er Rabb është përmendur në shumë ajete kuranore. Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: "A të kërkojë Zot pos Allahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues).” (En’am, 164)
Er Rabb është edukues i të gjitha krijesave me rregullim dhe me llojet e begative. Ndërsa edukim i veçantë është për të zgjedhurit e Vet me përmirësimin e zemrave dhe të shpirtrave të tyre të moralit të tyre. Ndaj pikërisht për këtë arsye janë shpeshtuar lutjet e tyre me këtë emër fisnik, ngase ata e kërkojnë prej Tij këtë edukim të veçantë.
Allahu është Ai të Cilit i takojnë të gjitha domethëniet e rububijetit dhe Ai meriton të adhurohet me to. Ato janë të gjitha cilësi të përsosura. Të gjitha falënderimet e lavdërimet janë për Të. Bamirësia i takon Allahut të Lartësuar dhe askush nuk e shoqëron Atë në ndonjë nga domethëniet e rububijetit: “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura, 11). Asgjë nuk është si Ai, as njeri as melek, por të gjithë janë robër të Tij me të gjitha llojet e rububijetit të nënshtruar fisnikërisë dhe Madhërisë së Tij. Ndaj, askush nuk mund të bëhet rival, shok i Tij në adhurim.
Rububijeti i Tij edukon të gjithë, melekët, të Dërguarit dhe të tjerët në krijim, në furnizim, rregullim, jetëdhënie dhe vdekje, ndërsa ata e falënderojnë Atë për të gjitha këto me sinqeritet në adhurim. E adhurojnë Atë dhe nuk marrin pos Tij zot tjetër, ndërmjetësues tjetër. Adhurimi është e drejtë e Allahut për robërit e Tij.


Er Rahman- Er Rahim (I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti)

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” (Fatiha, 2-3)
Er Rahman Er Rahim, dy emra që tregojnë se Allahu i Lartësuar është mëshirues dhe ka mëshirë të gjerë, e cila ka përfshirë çdo gjë, ka përfshirë çdo krijesë. Ndërsa, mëshirën e plotë e ka shkruar për të devotshmit, pasuesit e të Dërguarve dhe të Profetëve. Atyre u takon mëshira e vazhdueshme e shoqëruar nga lumturia e përjetshme, kurse të tjerët janë të privuar nga kjo lloj mëshire, ngase ata vetë e kanë larguar këtë mëshirë, kanë refuzuar me përgënjeshtrim të asaj që ka lajmëruar Allahu, ndaj për këtë të mos fajësojnë vetëm se veten.
Kush mediton për emrin Er Rahman do të kuptojë se Ai është i Gjithëmëshirshmi, Atij i përket mëshira e përsosur. Mëshira e Tij ka mbuluar botët, këtë dhe botën tjetër, ka përfshirë të gjitha krijesat.
Nëse meditojmë për ajetet kuranore, do ta vërejmë këtë qartë: “E, mëshira Ime ka përfshirë secilin send.” (A’raf, 156)
“S'ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.” (Bekare, 143)
“Shiko pra, gjurmët e mëshirës së Allahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.” (Rum, 50)
“Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhenetin) e Allahut dhe aty janë përgjithmonë.” (Ali Imran, 107)
“Ai është mëshirues i mëshiruesve." (Jusuf, 64, 92)
Ndërsa në hadithin sahih Allahu i Lartësuar i thotë xhenetit: “Ti je xheneti Im, mëshiroj me ty atë që dua nga robërit e Mi.” Gjithashtu në hadithin sahih: “Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Vet sesa nëna ndaj fëmijës së saj”. Ndërsa në një hadith tjetër thuhet: “Allahu ka shkruar libër mbi Arshin e Vet, se mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim.”
Me një fjalë, Allahu i ka krijuar krijesat me mëshirën e Vet, ka dërguar të Dërguar me mëshirën e Vet, i urdhëron, i ndalon, u ka ligjësuar ligje robërve të Vet me mëshirën e Vet, i ka begatuar me begati të dukshme e të padukshme me mëshirën e Vet.
Ka rregulluar me çdo lloj rregullimi, ka mbuluar këtë dhe botën tjetër me mëshirën e Vet. Vetëm me mëshirën e Tij çdo gjë bëhet e mirë dhe e këndshme, vetëm me mëshirën e Tij lehtësohen gjërat, arrihen synimet dhe kërkesat vetëm me mëshirën e Tij. Madje mëshira e Tij është mbi çdo gjë.
Ndërsa bamirësve e të devotshmëve u takon hise e madhe dhe mirësi e madhe: “S'ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” (A’raf, 56)


Er Refik (I Buti)

Ndër emrat e Allahut të Lartësuar është edhe Er Refik (I Buti) në veprimet dhe ligjvëniet e Veta. Për këtë emër kemi argument fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në hadithin sahih: “Vërtet Allahu është i butë dhe i do ata që janë të butë…”
Allahu është i butë në veprimet e Veta. Ka krijuar të gjitha krijesat me gradualitet sipas urtësisë dhe butësisë së Vet, edhe pse Ai është i plotfuqishëm që të krijojë me një krijim dhe për një çast.
Kush mediton për krijesat dhe ligjet e Tij, se si i sjell ato, do të vërejë çudira. I maturi është ai i cili i bën gjërat me butësi, me maturi duke pasuar në këtë ligjet e Allahut dhe duke pasuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.
Nëse ky është udhëzimi dhe rruga e tij, s’ka dyshim se do t’i lehtësohen gjërat. Ai i cili urdhëron dhe ndalon njerëzit dhe i këshillon ata, është e domosdoshme të ketë butësi dhe maturi. Gjithashtu, atë që e dëmtojnë njerëzit me fjalë fyese, e ruan gjuhën e vet nga sharja e tyre, s’ka dyshim se ata do të largohen, ndërsa ai do të fitojë rehati e qetësi.
Kush mediton për atë se çfarë përfshijnë ligjet e Allahut, si gjerësia, lehtësirat, pastaj urtësitë në krijim, ngase ka krijuar krijesat me etapa dhe i mbarti nga një gjendje në tjetrën me urtësi dhe fshehtësi, të cilat nuk mund t’i përfshijë logjika.
Butësia nga ana e robit nuk e kundërshton vendosmërinë e tij. Është i butë në çështjet e tij, i matur, mirëpo nga ana tjetër, nuk i lëshon rastet të cilat mund të zbatohen e as nuk i lë pas dore kur i paraqiten ato.


Er Rekib (Vigjiluesi), Esh Shehid (Dëshmuesi)

Er Rekib, Esh Shehid janë ndër emrat e bukur të Allahut dhe janë sinonime. Këto dy emra tregojnë për përfshirjen e dëgjimit të Allahut për të dëgjuarat, për përfshirjen e shikimit të Allahut për të shikuarat, për diturinë e Tij për të gjitha njohuritë, të dukshme e të padukshme. Ai është Vigjilues për atë që sillet në mendje dhe më parësore për veprat e dukshme që bëhen me gjymtyrë. Ai është Vigjilues, Njohës i asaj që fshehin gjokset, i asaj që punojnë. Ai i ruan krijesat.
Esh Shehid (Dëshmuesi), njohës i të gjitha gjërave, dëgjon çdo zë, shikon çdo gjë ekzistues, të hollësishëm, të vogël, e të madh. Dituria e Tij përfshin çdo gjë që ka dëshmuar për robërit e Vet, dhe dëshmon për veprat e robërve të Vet. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1)
“Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (Muxhadele, 6)
Për këtë arsye, mbikëqyrja e Allahut është një ndër veprat më fisnike të zemrës. Është adhurim ndaj Allahut lutja me emrat Er Rekib, Esh Shehid. Ndaj, kur njeriu kupton se lëvizjet e dukshme e të padukshme, Allahu i përfshin ato me diturinë e Vet dhe këto janë prezente në diturinë e Tij, ia obligon robit një mbikëqyrje të fshehtë nga çdo mendim, nga çdo emocion, ndjenjë që urren Allahu. E ruan veten e vet nga çdo fjalë e vepër me të cilën hidhërohet Allahu i Lartësuar dhe e adhuron Atë me ihsan (bamirësi), pra e adhuron sikur e sheh, edhe pse nuk e sheh, Ai e sheh atë.


Husejn Serraxh

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 278432 visitors (1083022 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=