El Vekil (Mbikëqyrësi)


 
El Vekil (Mbikëqyrësi)
 
 
 
   Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (Zumer, 62)
   El Vekil është Ai i Cili i mbikëqyr dhe rregullon çështjet e krijesave me diturinë, me fuqinë dhe me urtësinë e përsosur të Tij, mbikëqyr robërit e Tij dhe ua lehtëson atyre dhe ua largon vështirësitë, ndaj kush e merr si mbikëqyrës Atë, Ai i mjafton atij. Ai thotë: “Allahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë.” (Bekare, 257)


El Halik- El Halak, El Bari- El Musavir (Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi)

   Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.” (Hixhr, 86). Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi, i Cili krijoi ekzistencën. I dha formë me urtësinë e Vet dhe Allahu vazhdon ta ketë këtë atribut madhështor.
   El Halik (Krijuesi) është krijuesi i gjërave nga asgjëja. “S’ka krijues tjetër pos Allahut të Lartësuar: “A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon nga qielli e toka?” (Fatir, 3)
   El Bariu (Filluesi), Ai i krijoi krijesat pa ndonjë shembull të mëparshëm. El Musavir (Formëdhënësi), i Cili krijoi krijesat dhe u dha forma të ndryshme, secila prej tyre dallon nga tjetra, me gjithë numrin e tyre të madh. Ai thotë: “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi.” (Hashr, 24)


El Menan – El Mu’ti- El Muhsin (Mirëbërësi, Dhënësi, Bamirësi)

   Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se ka qenë ulur me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kurse një njeri falej dhe lutej: “O Allah, unë të lutem, Ty të takon lavdërimi, s’ka zot tjetër pos Teje, Ti je Mirëbërës, Shpikës i qiejve dhe i tokës. O Ti të Cilit i takon madhështia dhe nderi. O i Gjalli, o i Përjetshmi!” I Dërguari i Allahut tha: “E ka lutur Allahun me emrin e Tij të Madh, që nëse thirret me të, përgjigjet, nëse i kërkohet, jep.” (Shënon Ebu Daudi)
   Ndërsa në hadithin të cilin e shënon Buhariu, të transmetuar nga Muavije b. Ebi Sufjani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson të kuptuarit e fesë. Allahu është Dhënës, ndërsa unë jam el Kasim...”
   “Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” (Sahih transmeton Abdurrezaku)


Ed Dejan

   Ky emër nuk është përmendur në Kuran, mirëpo i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e ka përmendur duke pasur për qëllim me të se është i përveçëm dhe si atribut e cilësi e përsosur. Xhabir b. Abdullah b. Unejsi thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Allahu do t’i ringjallë robërit e do t’i thërrasë me zë të cilin e dëgjon i afërmi dhe i largëti: “Unë jam El Melik (Sunduesi), Ed Dejan.”


El Varith (Gjithështrashëguesi)

   Ky emër në Kuran është përmendur në formë të madhështisë duke pasur për qëllim si emër të përveçëm dhe si emër i përsosur, si në fjalën e Allahut të Lartësuar: “E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.” (Kasas, 58)
   Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).” (Hixhr, 23). Gjithashtu është përmendur në lutjen e Zekerijas alejhi selam: “(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)." (Enbija, 89)
   El Varith (Gjithëtrashëguesi) është Ai i Cili do të mbetet pas përfundimit të krijesave.


El Mus’ir – El Kabid- El Basit (Shtrënguesi, Dhënësi)

   Këta emra nuk janë përmendur në Kuran, por në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Në Sunenin e tij, Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih. Gjithashtu në Sunenin e Ebi Daudit, ibn Maxhes, Ahmedit nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Njerëzit thanë: “O i Dërguar i Allahut çmimi është shtuar (ngritur), na cakto për ne çmim.” Me atë rast i Dërguari i Allahut tha: “Allahu është Ai i Cili cakton çmimet. Ai është Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi. Unë shpresoj ta takoj Allahun dhe askush prej jush të mos më kërkojë për ndonjë padrejtësi për gjak ose për pasuri.”
Ndërsa kush ka argumentuar për dy emra të Tij, El Kabid El Basit, me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton).” (Bekare, 245), nuk ia ka qëlluar.
   El Mus’ir është ndër emrat e Allahut që tregon për cilësinë e veprave të Allahut, ngase ka të bëjë me dy llojet e rregullimit; kozmik dhe atij të sheriatit. Shtrënguesi dhe Dhënësi janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar njëri nga tjetri dhe nuk bën të veçohen. Ai shtrëngon furnizimin me urtësinë e Vet dhe jep me Bujarinë dhe fisnikërinë e Vet.
 

Husejn Serraxh

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270690 visitors (1064740 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=