El Hasib (Llogarimarrësi)

El Hasib (Llogarimarrësi)
 
 
 
Allahu i Lartësuar thotë: “Mjafton që Allahu është llogaritës.” (Nisa, 6)
El Hasib (Llogrimarrësi), Ai është i gjithëdituri për robërit e Vet, Vigjiluesi, Llogarimarrësi, Shpërblyesi i robërve të Vet me të mira e të këqija sipas urtësisë dhe diturisë së hollësishme për veprat e tyre të vogla e të mëdha. Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa, 86)
El Hasib (Llogrimarrësi) u mjafton robërve të Vet për brengat dhe shqetësimet e tyre, Ai u mjafton atyre që i mbështeten Atij: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Talak, 3). Pra, u mjafton për gjëra të kësaj bote dhe të botës tjetër. Ai thotë: “O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.” (Enfal, 64)


El Berr (Mirëbërësi), El Vehhab (Dhuruesi), El Kerim (Bujari), El Ekrem (Më Bujari)
Argumentet për këta emra janë fjalët e Allahut të Lartësuar: “Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues." (Tur, 28)
“E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!" (Neml, 40)
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh." (Ali Imran,
“Lexo! Se Zoti yt është më bujari!” (Alek, 3)
Mirëbërësi, Dhuruesi, Bujari i Cili me bamirësinë, dhuntinë dhe bujarinë e Vet ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai është ndihmues i bukur, gjithnjë bamirës, dhurues i madh, cilësimi i Tij me këto cilësi me të gjitha këto begati të dukshme e të padukshme, secili ndien nevojë për mirëbëmirësinë e Tij në çdo çast. Këta emra tregojnë për mëshirën e madhe të Tij, dhuntitë e Tij, që kanë përfshirë çdo krijesë, ashtu sipas urtësisë së Tij.
Bamirësia e Tij është dy llojesh: e përgjithshme dhe e veçantë.
E përgjithshme: Është theksuar në fjalët e Allahut të Lartësuar: “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send.” (Gafir, 7)
“E mëshira Ime ka përfshirë secilin send.” (Araf, 156)
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut...” (Nahl, 53). Këtu përfshihen të gjithë: i miri dhe i keqi, banorët e qiejve dhe të tokës, të obliguarit me obligime fetare dhe të tjerët.
E veçantë: Mëshira dhe dhuntia e Tij mbi të devotshmit, siç thotë: “Atë (mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë. Që pranojnë të Dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab (që nuk shkruan as nuk lexon).” (Araf, 156-157)
“S'ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” (Araf, 56)
Në lutjen e Sulejmanit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: “E, me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!” (Neml, 19)
Kjo është mëshirë e veçantë, të cilën e kërkojnë Profetët dhe pasuesit e tyre, e ajo rezulton sukses në besim, në dituri, në punë, në përmirësimin e të gjitha veprave, në lumturinë e përhershme, në shpëtim dhe ajo është synim i robërve të dalluar të Allahut Fuqiplotë.


El Hakk (I Vërteti)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” (Haxh, 62)
I Vërteti në Qenien dhe Cilësitë e Tij. Prania e Tij është e domosdoshme. Ai është i përsosur në cilësitë e Tij. Ekzistimi i Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Tij dhe çdo gjë që ekziston është përmes Tij.
Fjalët e Tij janë të vërteta, veprat të vërteta, takimi me Të është i vërtetë, i Dërguari i Tij është i vërtetë, librat janë të vërtetë, feja e Tij është e vërtetë, adhurimi vetëm ndaj Tij është i vërtetë dhe çdo gjë tjetër që i takon Atij është e vërtetë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” (Haxh, 62)
“E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.” (Kehf, 29)
“Pas së vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione...” (Junus, 32)
“Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” (Isra, 81)


El Hakem (Gjykatësi)
Argument për këtë emër kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: “Vërtet Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” (Shënon Ebu Daudi). Ebu Daudi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ndër emrat e Allahut është edhe El Hakem (Gjykatësi), që ka për qëllim drejtësinë, e që gjykon mes robërve të Tij në këtë botë dhe në botën tjetër me drejtësinë e Tij, nuk i dëmton as sa grimca e atomit. Nuk mbart mëkatet e asnjërit te dikush tjetër e as nuk dënon robin e Tij më tepër sesa gabimi i tij. “Vërtet Zoti im është i drejtë.” (Hud, 56)
Ai është Gjykatësi i drejtë, tek i Cili bëhet gjykimi për çdo gjë. Allahu gjykon me ligjet e Veta, u sqaron robërve të Vet të gjitha format e drejta e të urta me të cilat gjykon mes armiqve, ndan mes atyre që kanë mospajtime, gjykon me dispozita të përcaktimit ashtu siç i përket urtësisë së Tij, i vë gjërat në vendet e tyre dhe i zbret në ato pozita që meritojnë. Gjykon mes tyre në Ditën e Shpërblimit dhe të Llogarisë me drejtësi. Krijesat e lavdërojnë Atë për gjykimin e Tij, edhe ata kundër të cilëve ka gjykuar me dënim do ta pranojnë se ka gjykuar me drejtësi dhe nuk i ka dëmtuar as sa grimca e atomit


El Halim (Përdëllimtari, I Buti)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ta dini se Allahu e di çka fshihni në vete, pra kini frikë prej Atij dhe dijeni se Allahu shumë fal, është i butë.” (Bekare, 235)
Përdëllimtar i Cili e ka përdëllimin e përsosur. Përdëllimi i Tij përfshin jobesimtarët, mëkatarët e gabimtarët, ndërsa privon dënimin e Tij që t’i përfshijë mizorët, por Ai i toleron ashtu që të pendohen, mirëpo nuk i toleron nëse ata vazhdojnë dhe këmbëngulin në atë që janë dhe nuk pendohen.
Përdëllimtar i Cili di për robërit e Tij begati të dukshme e të padukshme, me gjithë mëkatet e tyre të shumta. Është i butë ndaj mëkatareve me mëkatet e tyre, i toleron dhe ua shtyn dënimin ashtu që të pendohen e të kthehen.
Allahu i Lartësuar është i Butë, Falës, Atij i takon Butësia e përsosur dhe falja e përgjithshme. Ato që kanë të bëjnë me këto dy cilësi të mëdha, mëkatet e mëkatarëve dhe padrejtësia e kriminelëve, mëkatet tregojnë dhe rezultojnë për dënim të menjëhershëm, të ngutshëm e të llojllojshëm, ndërsa Përdëllimi i Allahut rezulton në tolerimin e mëkatareve dhe në mosnxitimin e dënimit të tyre, që të pendohen. Falja e Tij rezulton në faljen e asaj që ka ndodhur prej tyre nga mëkatet, veçanërisht nëse ushtrojnë dhe praktikojnë shkaqet e faljes, si: kërkimi i faljes (istigfari), pendimi, besimi dhe veprat e mira. Përdëllimi i Tij përfshin qiejt dhe tokën; po të mos ishte falja e Tij, nuk do të linte në tokë asnjë krijesë. Allahu është Falës, e do faljen e robërve dhe meqë Ai është aq i butë, aq falës, robërit e Tij duhet të kërkojnë shkaqet me të cilat përfitojnë faljen e Tij, të punuarit për kënaqësinë e Tij dhe bamirësinë ndaj krijesave të Tij.
Nga falja e pakufishme e Tij është edhe ajo se nëse mëkatarët pendohen, Ai u fal atyre çdo të keqe të madhe e të vogël dhe ka bërë që Islami t’i shlyejë të kaluarat.

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412776 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free