Rregullat e Bajramit

Rregullat e Bajramit


Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata të cilët janë pasues të rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për shkak të afrimit të Bajramit të Ramazanit, të cilin Allahu e ka bërë për ne dhe për të gjithë muslimanët lumturi, krenari, begati dhe nder, vëllezër të dashur musliman po i përmendim disa rregulla dhe sunete, të cilat i kryen besimtari ditën e Bajramit.

Sunnet e Bajramit dhe rregullat e tij:

Tekbiret në ditën e Bajramit, duke filluar në natën e Bajramit dhe kështu vazhdohet deri në përfundim të namazit të Bajramit.
Allahu thotë: "Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni." (Bekare, 185)

Ndaj, forma e tekbireve duhet të bëhet ashtu siç është transmetuar nga shokët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Forma e tekbireve është:  (Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il Allah, Allahu Ekber ue lilahi lhamd)

       Pastrimi për namazin e Bajramit.

       Veshja e rrobave më të mira.

       Parfumosja.

       Ngrënia e disa hurmave apo diçkaje tjetër para daljes nga shtëpia.

       Këndimi i tekbireve gjatë shkuarjes për në namaz të Bajramit.

       Ndryshimi i rrugës gjatë kthyerjes nga namazi.

 Sunet është falja e namazit të Bajramit jasht xhamisë, në vend të hapët, mirëpo nëse nuk ka mundësi atëherë lejohet falja e namazit të Bajramit në xhami.

     Sunet është që gratë t'i marrin me vete fëmijët pa dallim moshe. Madje kanë të drejtë të prezantojnë edhe gratë me menstruacione por jo ta falin namazin.

       Falja e namazit të Bajramit.

       Dëgjimi i ligjëratës (hutbes) së Bajramit me vëmendje.

      Përshendetja në këtë festë. Transmeton Xhabir bin Nefir i cili thotë: "Kanë qenë shokët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur janë takuar në këtë festë i thoshin njëri tjetrit: Allahu na i pranoftë neve dhe juve!"

     Shkëmbimi i vizitave dhe urimeve pas faljes së namazit, te të afërmit, komshinjtë etj.

     Dëfrimi me pjestarët e familjes dhe te afërmit në ato gjëra që i lejon feja islame.

 

E lusim Allahun të na i pranojë veprat e mira e të na i falë gjynahet, të na pastrojë zemrat e të na bashkojë në bindjen e Tij!

Përgatiti: Erion Sula

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 292604 visitors (1111157 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=