Uji i papastër

                   Uji i papastër 


Uji i ndyrë llogaritet uji që ka ndryshuar erën, shijen ose ngjyrën me diçka të papastër. Dispozita sheriatike e këtij uji është se nuk lejohet ta përdorim për të larguar xhynybllëkun ose për abdes.

Nëse uji përzihet me diçka të papastër, por nuk ka ndryshuar asnjërën nga veçoritë e tij, a llogaritet i ndyrë?

Disa nga dijetarët[1] kanë bërë dallim ndërmjet sasisë së madhe të ujit dhe sasisë së vogël të tij. Ata kanë thënë se nëse sasia e ujit është e vogël, atëherë pavarësisht sa është e vogël sasia e ndyrësirës e cila ka rënë në të dhe pavarësisht a i është ndryshuar ngjyra, shija dhe era e ujit, ai konsiderohet ndyrësirë dhe nuk lejohet të përdoret për pastrim.

Nëse sasia e ujit është e madhe, shikohet nëse i ndërrohet njëra nga veçoritë, atëherë ajo konsiderohet e ndyrë, nëse nuk i ndërrohet asnjëra nga veçoritë, atëherë ajo është e papastër dhe nuk lejohet të përdoret për pastrim.

Ata dijetarë që kanë bërë këtë dallim janë nisur nga fakti se sasia e ujit të vogël është e mundur që të ndyhet më shpejt dhe për këtë kanë argumentuar me disa hadithe, por e sakta është të mos bëjmë dallim ndërmjet sasisë së shumtë ose të paktë. Të themi, në përgjithësi, nëse ndyrësira e cila është përzier me ujë ia ka ndryshuar njërën nga veçoritë, atëherë ajo është e papastër dhe nëse nuk ia ka ndryshuar, atëherë ajo mbetet e pastër dhe lejohet të përdoret për pastrim.

Argument se uji nuk konsiderohet i papastër nëse në të bie ndyrësi dhe sasia është e vogël është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre, ku ai tregon se një beduin urinoi në xhami. Njerëzit që ishin prezent u ngritën për ta ndaluar dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Lëreni  dhe hidhni një kovë ujë mbi urinën e tij.”[2]. Argumenti nga kjo nxirret se kova e ujit (e cila llogaritet sasi e vogël) kur hidhet mbi urinë përzihet me ndyrësirë dhe nëse themi se përzierja e bën atë të ndyrë, atëherë nuk lejohet të llogaritet se ky ujë e ka pastruar vendin vetëm me atë kovë.

Kurse argumenti se sasia e madhe e ujit llogaritet e pastër nëse përzihet me ndyrësirë, por që nuk i ndryshohet gjendja, është hadithi të cilin e transmetohet se Ebu Seid Huderi e pyet Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “A mund të marrim abdes me ujin e pusit të quajtur Buda`a (afër Medinës)?” Ai tha: “Uji është i pastër dhe nuk e ndot atë”[3].  

Në këtë pus tregohet se hidheshin mbeturinat e menstruacioneve dhe qenët i hidhnin mishrat e tyre.

A mund të pastrohet uji i papastër?

Çështja e fundit e cila do të shtjellohet rreth ujërave është ajo se a mund të pastrohet uji i cili është i papastër.

Fukahatë në këtë problematikë flasin duke treguar forma praktike, me të cilat mund të kalojë uji i papastër në ujë të pastër të cilën mund ta përdorim. Për të mos u zgjeruar në përmendjen e këtyre formave, themi se kur uji i papastër pastrohet duke i kthyer veçoritë e njohura të tij (era, shija dhe ngjyra) ai llogaritet i pastër pavarësish me çfarë metode është bërë kjo.

 Alaudin Abazi

13.04.2007


[1] Dijetarët hanbeli.

[2] Shënon Buhariu.

[3] Shënon Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Hadithi klasifikohet si hasen.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270739 visitors (1065179 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=