Gjërat që nuk e prishin agjërimin

Gjërat që  nuk e prishin agjërimin


Është e lejuar për agjëruesin, që ka kryer marrëdhënie seksuale, të lahet edhe pas përfundimit të kohës së syfyrit.

Nëse një gruaje i ndërpriten menstruacionet para agimit, atëherë ajo mund të agjërojë edhe nëse nuk ka marrë ende gusul, kur koha e agjërimit ka filluar.

Lejohet heqja e dhëmbëve gjatë agjërimit dhe trajtimi i rrjedhjes së gjakut ose përdorimi i pikave në vesh apo në sy edhe nëse shija e pikave arrin në gojë.

Përdorimi i misvakut (furçë speciale druri) lejohet të përdoret në çdo kohë të ditës kur je agjërueshëm.

Lejohet të freskohesh me ujë të ftohtë duke e hedhur atë në kokë dhe ulja përpara kondicionerit gjatë agjërimit.

Lejohet sprucimi trajtues (pompa) për të sëmurët që kanë vështirësi në frymëmarrje apo azmatikët kur je agjërueshëm.

Lejohet njomja e buzëve ose shpëlarja e gojës kur je agjërueshëm.

Rekomandohet vonimi i syfyrit (vakt ushqimi para agimit) deri shumë afër agimit.

Rekomandohet shpejtimi në hapjen e iftarit sapo të bjerë Dielli dhe ngrënia e hurmave të pjekura dhe nëse nuk ke, atëherë hurma të thata dhe nëse nuk ke, pi ujë dhe nëse as ujë nuk ke, atëherë mund të hash e të pish çfarëdolloj ushqimi të lejuar. Nëse agjëruesi nuk ka asgjë për të prishur agjërimin, le ta prishin me zemër dhe kjo do të mjaftojë.

Rekomandohet shtimi i bindjes ndaj Allahut dhe frenimi nga mosbindja.

Është e detyrueshme bindja ndaj të gjitha obligimeve, siç janë pesë vaktet e namazit në kohën e tyre të caktuar duke u grumbulluar, dhe frenimi nga të ndaluarat siç janë gënjeshtra, thashethemet si dhe çdo veprim apo fjalë që është e ndaluar. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush nuk ndalohet nga falsiteti në vepra, fjalë dhe ofendimi i të tjerëve, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen.” Buhariu

Përktheu: Manjola Tafa

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450065 visitors (1413776 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free