Kujt i bëhet obligim agjërimi i muajit Ramazan

Kujt i bëhet obligim agjërimi i muajit Ramazan

 

Agjërimi i muajit Ramazan i obligohet personit që plotëson këto kushte:

1. Është musliman
Jobesimtarit nuk i obligohet agjërimi i muajit Ramazan; edhe nëse agjëron, nuk llogaritet agjërimi i tij, Allahu i Lartësuar thotë: “Mospranimin e dhënieve (lëmoshës) të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij...” (Et-Teube, 54)
Nëse lëmosha nuk u është pranuar për shkak të kufrit të tyre, atëherë as adhurimet e tjera nuk pranohen. Dhe nëse jobesimtarët pendohen, nuk duhet t’i kompensojnë muajt që nuk i kanë agjëruar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë), do t’u falet e kaluara.” (El Enfal, 38)
Gjithashtu është vërtetuar se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i ka thënë asnjërit që e ka pranuar Islamin në kohën e tij, që ta kompensojë agjërimin e muajve sa ka qenë jobesimtarë.

2. Është i rritur dhe i mençur
Agjërimi nuk është obligim për fëmijën dhe të çmendurin, mirëpo nëse fëmija agjëron, agjërimi i tij do të jetë i pranuar dhe do të shpërblehet për të.

3. Ka mundësi të agjërojë
Ai që nuk ka mundësi të agjërojë për shkak të sëmundjes së tij, nuk agjëron derisa të shërohet. Të sëmurët janë dy llojesh:
a. Me sëmundje kalimtare: kush ka ndonjë sëmundje për të cilën ka shpresë se do t’i kalojë, e ka të lejuar që të mos agjërojë dhe ditët që nuk i ka agjëruar i kompenson kur të shëndoshet. Allahu i Lartësuar ka thënë: “...e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El Bekare, 184)
b. Me sëmundje të vazhdueshme prej së cilës nuk shpreson të shërohet, si pleqëria apo ndonjë sëmundje tjetër. I Lartësuari thotë: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfri; ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të.” (El Bekare, 184)
Ibn Abasi e ka komentuar ajetin: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë)...” se këta janë pleqtë të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë dhe në këtë rast ata duhet të ushqejnë nga një të varfër.”

4. Është vendas
Udhëtari është i liruar nga agjërimi, Allahu i Lartësuar thotë: “...e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El Bekare, 184), dhe të gjithë dijetarët kanë thënë se lejohet për udhëtarin të mos agjërojë, edhe pse udhëtarit i lejohet të agjërojë, mirëpo më mirë për të është të bëjë më të lehtën.

5. Nuk i ndodh ndonjë gjë që e ndalon agjërimin
Ky kusht është i veçantë vetëm për femrat. Gruas me menstruacione apo gruas në kohën e lehonisë nuk i obligohet agjërimi. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Gruaja, kur i vijnë menstruacionet, nuk falet dhe nuk agjëron”, mirëpo ajo obligohet t’i kompensojë ditët të cilat nuk i ka agjëruar, pasi të kalojë muaji Ramazan.
Nëse njeriu i plotëson këto pesë kushte, obligohet të agjërojë muajin Ramazan.

 

Eroll Nesimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450065 visitors (1413782 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free