Martesa

Martesa

Rregullat dhe të rrefuzuarat


Falenderimi i takon Allahut i Cili thotë në librin e tij:

“Dhe nga faktet e tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji i juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë.”         Rrum, 21.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguatin tonë, i cili thotë: “Martohuni me ato që shumë i dashuroni dhe që lindin, sepse në Ditën e Gjykimit unë me ju do të jem më shumë para Pejgamberëve.”

Për atë i cili është i martuar ekzistojnë disa rregulla para se t’i afrohet gruas së tij.

1. Vendosja e dorës së djathtë mbi ballin e gruas dhe duaja për të, për të cilën i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Kur dikush prej jush martohet apo blen ndonjë shërbëtore le t’ia marrë për gungën më të lartë dhe në emër të Allahu le të bëjë dua për bereqet dhe le ta thotë këtë dua:

‘O Zot, kërkoj prej teje të më  dhurosh të mirën e saj dhe të mirën nga e cila ajo anon dhe të lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja nga e cila ajo anon!’”  Transmeton imam Buhariu.

2. Është mustehab (e pëlqyer, e preferuar) për të dy që t’i falin dy rekate së bashku. Transmetohet nga Abdullah ibni Mesudi se Pejgamberi (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të hyjë gruaja te burri i saj, qëndron burri dhe gruaja pas tij dhe i falin së bashku dy rekate dhe burri thotë: ‘O Zot, më bë mua të bereqetshëm për familjen time dhe bëje familjen të jetë e bereqetshme për mua! o zot furnizoje prej meje dhe furnifom prej familjes sime! O Zot na bashko neve në të mirë nëse na bashkon, na ndaj neve në të mirë nëse na ndanë!’” Transmeton Taberaniu dhe e vërteton  shejh Albani.

3. Çfarë duhet të thuhet kur bën marrdhënie me gruan.

“Me emrin e Allahut. O Zot, na largo djallin nga ne dhe nga ai me të cilin do të na furnizosh!” I Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) tha se nëse ka caktuar Allahu për ta fëmijë nuk do ta dëmtojë shejtani kurrë” Transmeton Buhariu.

4. Largimi nga kohët dhe vendet e ndaluara.

Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Kush i vjen gruas duke i pasur mestracionet (pra do të bëjë mardhënie) apo do të bëjë mardhënie në prapanicë apo vjen te fallxhori dhe i beson atë që po i thotë, ka refuzuar atë që iu është zbritur Muhammedit.”

Transmetojnë transmetuesit e katër librave të haditheve  dhe imam Nesaiu. Hadithin e vërteton shejh Albani.

5. Abdesi apo gusuli para gjumit, preferohet gusuli.

Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) “Tre njerëzve nuk iu afrohen engjëjt: coftinës së qafirit, të parfumosurit me parfim të grave dhe xhunubit (vetëm nëse merr abdes).” Transmeton Ebu Daudi dhe e ka bërë hadithin hasen shejh Albani.

6. Çfarë i lejohet burrit gjatë mestracioneve të gruas.

I lejohet të kënaqet me gruan e tij në përjashtim të marrdhënies nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Bëni çdo gjë jashtë mardhënies.” Transmeton imam Muslimi, kurse kur të pastrohet nga mestruacionet merr gusulli dhe marrdhënia lejohet.

7. Nijeti ( vendosja ) në marrdhënie.

Duhet që të dy të vendosin pastrimin e vetes së tyre nga harami, sepse ju shkruhet të dyve (sadaka) nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) “Dhe të kënaqutit e epsheve (në hallall) ka sadaka.” Sahabët i thanë: “O i Dërguari i Allahut a thua edhe kur ndonjëri i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?” Resulullahu (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ç’mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqte në mënyrë të ndaluar a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu, kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblim.”  Transmeton imam Muslimi.

8. Ndalohet përhapja e fsheftësive të kënaqjes së dy bashkshortëve. Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Njerzit më të këqinj dhe me pozitë më të keqe tek Allahu në Ditën e Gjykimit është burri i cili kënaqet me gruan e tij dhe ajo kënaqet me të e ai (burri) e përhap fsheftësinë e saj.” Transmeton imam Muslimi.

9. Domosdoshmëria e uelimes ( dhënia ushqim për dasëm).

Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) Abdurrahman ibn Aufit : “Bëj uelime (jep ushqim për martesë) qoftë edhe një dele. ” Mutefekun  ajejh.

10. Domosdoshmëria e përgjigjes së thirrjes.

Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) “Në qoftëse se dikush prej jush thirret në uelime le t’i përgjigjet thirrjes, martesë është apo e ngjajshme me të, e ai i cili nuk i përgjigjet thirjes ka thyer urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të tij.” Transmeton imam Buhariu.

11. Është mustehabb të bëhet dua për të dy bashkëshortët.

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i thoshte atij njeriu që martohej: “Allahu të bëkoftë ty edhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë ju të dy me të mirë.” dhe në një transmetim tjetër “në të mirë” (Hakimi thotë se ky hadith është i vërtetë me kusht nga imam Muslimi)  dhe nuk lejohet urimi me thënien: “Me lehtësim dhe me djem, sepse ky është urimi i kohës së injorancës (xhahilijetit) e këtë e ka ndaluar i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

12. Kënga dhe rënia e defit.

I lejohet të martuarit t’ua lejojë grave në dasëm vetëm rënien së defit dhe këngë të lejuar që janë mubah (e lejuar) që nuk janë fjalë të ndyta apo cilësi të bukurisë apo përkujtimin e gjërave të prishta e të fëlliqura. Pra, lejohen në këtë mënyrë për ta lajmëruar martesën.

Nga thënia e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) “Dallimi ndërmjet hallallit dhe haramit zëri me def . Transmeton nga imam Nesaiu dhe Tirmidhiu dhe thotë imam Hakimi zinxhirin hadithi e ka të saktë, të vërtetë . Pra, me këtë kuptojmë se u lejohet vetëm grave me kusht t’i mëshojnë vetëm defit, por pa melodi dhe fjalë të papëlqyera.

Të refuzuarat gjatë martesës :

1. Ndërrimi i unazave gjatë fejesës.

Shejh Albani thotë në librin e tij “Rregullat e martesës” në të ka ngjashmëri me qafirat, sepse kjo është traditë e lashtë krishtere.

2. Teprimi në shpenzim dhe në hare (gëzim).

Një burrë sa e rëndon familjen e tij me borxh me qëllim kënaqësie dhe mburrje, për këtë kemi shumë raste prej tyre:

a)   Teprimi në shpenzim për fletëthirrje (ftesë) në dasëm.

b)      Pallate (vende të posaçme për dasëm) gëzimi  dhe hotele udhëtimi me të      (gruan) prej një qyteti në qytetin tjetër.

c)      Veshja e nuses e posaçme për të cilën paguhen të holla të shumta, vetëm për një veshje me qëllim fame dhe mendjemadhësie që ta shofin masa dhe pas martesës më nuk e vesh.

d)      Shpenzimi i tepërt dhe i kotë në haje dhe hedhje e ushqimeve në mbeturina, këto jo me qëllim nderi ndaj musafirve, por me qëllim mendjemadhësie dhe kënaqësie dhe hareje.

e)      Hedhje e të hollave nën këmbët  e këngëtarëve, e cila quhet tepricë dhe u themi: stop, pikë më, se në anën tjetër shumica e muslimaneve vdesin nga  uria.

f)       Shpenzimi i tepërt i të hollave për garderobën e gruas dhe ajo i  ndërron një pas një që ta shohin njerëzit atë. Të gjitha këtyre u themi ndal dhe llogaritni veten tuaj para se të llogariteni, sepse Pejgamberi (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Nuk do të pushojnë këmbët e birit të Ademit në Ditën e Gjykimit deri sa të pyetet për pesë gjëra dhe i ceki (për pasurinë si e ka fituar dhe si e ka shpenzuar)” Transmeton imam Tirmidhiu dhe e vërteton shejh Albani.

Kënga.

Është haram (e ndaluar) me argumentet e radhitura:

a)  Nga libri i Allahut. Thotë Allahu i Lartësuar: “Po ka nga njerzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë , pra t’i përgëzoi ata me një dënim të dhimbshëm.”  Llukman, 6-7.

     Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) për këtë ajet thotë: “Po betohet duke thënë: Për Allahun që është një dhe i vetmi me meritë adhurohet. Ky ajet është për këngën, kështu që e përsëriti tri herë.” Kështu tha edhe Ibn Abasi, Xhabiri dhe Ikrimeja.

b)  Nga syneti i Muhamedit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

Transmeton imam Buhariu nga Hadithi i Ebi Amir Eshariut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai e dëgjoi të Dërguarin (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: “Do të ketë prej ymetit tim popuj do ta lejojnë ( bëjnë hallall) zinanë, mëndafshin  (për meshkujt muslimanë), verën (alkoolin ) dhe instrumentet muzikore ...”

Pra, i bëjnë hallall, të lejuara mbasi që janë haram, të ndaluara, kurse instrumentet janë defet dhe të tjerat me të cilat bëhet muzikë dhe gëzim (hare) kështu thuhet në fjalor. Ka thënë i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Allahu ka ndaluar (haram) verën (alkoolin) dhe bixhozin dhe tupanin dhe ka thënë se çdo gjë që të deh është haram” Transmeton Ebu Daudi dhe hadithin e vërteton shejh Albani.

c)      Prej thënieve të sahabëve. Ka thënë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Defi është haram dhe instrumentet haram dhe tupani haram dhe tubat haram.” Transmeton imam Bejhekiju dhe hadithin e vërteton shejh Albani.

Tubut  d.m.th. : pip, fyelli, gyp, çibuk, flaut, pra zërat e tyre.

d)  Prej thënieve të parëve tanë. Ka thënë Hasan el Basriu: “ Nuk janë defet prej punëve të muslimanëve në asgjë dhe kështu kanë thënë shokët e Abdullahut (qëllimi është për Abdullah Ibn Mesudin). Pra, ata i shkyenin defet, gjithashtu edhe shejh Albani në librin e tij “Ndalimi i instrumenteve muzikore” ka cekur pëlqimin e katër imamëve në ndalimin e instrumenteve muzikore.

4. Mospërgjigja e thirrjes (ftesës) nëse në dasëm ka të ndaluara (të refuzuara):

Argumenti për këtë: Nga Aliu i biri i Ebu Talibit r.a. ka thënë: “Kam përgaditur ushqim dhe kam thirrur (ftuar) të Dërguarin (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), erdhi i Dërguari, por në shtëpinë time pa disa fotografi dhe u kthye, i thashë o i Dërguari i Allahut, ç’të bëri të kthehesh? Tha o Ali në shtëpinë tënde kishte një mbulojë me fotografi, kurse engjëjt nuk futen në një shtëpi ku ka fotografi.Transmeton Ibn Maxhe me zinxhir të vërtetë. Me këtë hadith kanë përfituar dijetarët se nuk duhet t’i përgjigjemi ftesës nëse nëse ka të ndaluara (të refuzuara) dhe ka thënë imam Euzai r.a.: “Mos prezanto uelimen ku në të ka tupan apo instrumente muzikore. 

5. Rruarja e mjekrrës.

Me këtë janë sprovuar shumë burra sa që disa e kanë parë prej të metave të futet te nusja i parruar, kështu që, mundohet të zbukurohet duke e thyer apo kundërshtuar urdhërin e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë: “Dalloni nga paganët dhe lëshoni mjekrrat e shkurtoni mustaqet.” Mutefekun alejh. Urdhëri në këtë hadith na tregon obligueshmërinë e mjekrrës dhe nuk ka diçka të ngjashme që e asgjëson këtë obligueshmëri, pra rruarja e mjekrrës është haram (e ndaluar) dhe ai që vepron kështu është mëkatar, për këtë kanë dhënë fetua dijetarët tanë, sepse ka ngjashmëri me qafirat (jobesimtarët), ka ngjashmëri me gratë dhe bie në kundërshtim me urdhërin e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

6. Të refuzuarat nga gratë që i veprojnë.   

a)   Nukja (shkulja) e vetullave. Kjo është një vepër që e ka ndaluar i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e ka mallkuar vepruesin me thënien e tij: “Allahu i ka mallkuar të gjithë ato që tushiratin dhe ato që kërkojnë të tushiraten dhe ato këmbëngulëset  dhe ato që i nukin (shkulin) qimet e fëtyrës dhe ato që kërkojnë me ua hekur qimet, dhe ato që ndërrojnë diçka në trup për zbukurim dhe ato që e ndryshojnë krijumin e Allahut, ashtu siç i ka krijuar” Mutefekun alejhi . Dhe në këtë merr pjesë çdo një pjesë që mendon  të bëjë ndryshim për zbukurim.

b)   Shkurtimi i flokëve në tri mënyra.

      E para: Në qoftë se është në formë të kokës së burrit kjo mënyrë është haram dhe prej gjynaheve të mëdha, sepse i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka mallkuar të gjitha ato gra që iu përngjan burrave dhe ka thënë i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Tre nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk do t’i shikojë Allahu në Ditën e Gjykimit: Ai i cili nuk i respekton prindërit, gruaja e cila iu përngjan burrave dhe dejuthi (ai i cili nuk e mbron nderin e familjes së tij). Transmeton imam Nesaiu dhe Hakimi e zinxhirin e ka të vërtetë.

      E dyta: Në qoftë se është shkurtimi i flokëve jo si mënyra e parë, tek imam Ahmedi më e saktë është mekruh (e papëlqyer).

      E treta: Në qoftëse se i shkurton, por shkurtimi i flokëve iu përngjan kafirave (jobesimtarve) kjo mënyrë është haram me thënien e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “ Kush i përngjan një populli është prej tyre.” Transmeton imam Ebu Daudi dhe Ahmedi dhe hadithin e ka bërë hasen ( të mirë ) shejh Albani.   

         c)   Rrobat e zhveshura duke dashur me to mburrje dhe njohje.   

Ato janë rroba të jashtme të jashtzakonshme ose-ose nga ngushtimi apo shtrëngimi i tyre për trupi, apo janë të hapura në gjoks dhe të shkurta te këmbët pra të zbuluara te gjoksi, këmbët këtë e bëjnë duke u argumentuar apo arsyetuar se para grave i veshin këtë lloj të rrobave, kurse i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë apo ju thotë këtyre grave dhe atyre të ngjashme me to: “Unë nuk kam parë akoma dy kategori njerëzish ne të xhehenemit (sepse ato do të shfaqen më vonë): Disa njerëz që në duart e tyre mbajnë kamxhikë si bishta lopësh, me të cilët rrahin njerëzit dhe disa gra të veshura (në tejdukje) mirëpo (në të vërtet të zhveshura, te cilat tunden gjatë ecjes për të tërhequr vëmendjen e të tjerve; kokat e tyre janë si shpina e devës. Këta njerëz nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij, megjithëse ajo mund të ndjehet nga shumë-shumë larg.” Transmeton imam Muslimi .

Pra ato janë ato gra të veshura por të pambuluara trupin ose që i kanë të shkurtuara ose të lehta (pra të dukshme) ose të ngushta dhe për këtë ka thënë i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Kush e vesh një rrobë fame në dunja, Allahu do t’ia vesh ne Ditën e Gjykimit një rrobë poshtërimi dhe do t’ia  kallë zjarrin asaj.” Transmeton imam Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe dhe hadithin e ka bërë hasen (të mirë) shejh Albani.

         d) Parfumi. Ka thënë i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Secila femër apo grua që parfumoset dhe kalon rreth një populli, që t’ia nuhasin erën ajo është zinaqare.” Transmeton imam Termidhiu dhe ka thënë hadithi është i mirë, i vërtetë. 

        e)  Fotografimi. Për këtë ka thënë i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)  “ Çdo fotografues është në zjarr.” Transmeton imam Muslimi.

               Dhe në përfundim:

               Çdo njeri që e ka filluar jetën e tij duke e ndjekur rrugën e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe duke iu larguar të ndaluarave, kërkojmë dhe lutemi për të që të përfundojë me lumturi dhe do të jetë prej robërve të Allahut, të cilët i ka cilësuar Allahu (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) me thënien e tyre: “Zoti ynë, na bë që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bë shembull për të devotshmit.” Furkan, 74.

  Lutjen e fundit e bëjmë duke e falendëruar Zotin e gjithësisë.

Përktheu: Xhemali Halimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452147 visitors (1422650 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free