Dobitë e mbulesës

Dobitë e mbulesës


“O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtareve le të vënë shamitë
(mbuloje) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (El Ahzab, 59)
   Allahu subhanehu ue teala i ka urdhëruar gratë e besimtarëve që të mbulohen me një petk i cili mbulon tërë trupin dhe bukuritë e saj para burrave të huaj, duke e llogaritur një gjë të tillë adhurim; shpërblehet nëse e vepron dhe ndëshkohet nëse nuk e vepron (nuk mbulohet). Prandaj zbulimi ka qenë nga gjërat e ndaluara (haram), e cila shpie drejt mëkateve të mëdha, si përzierja me burra dhe sprovimi i të tjerëve.
   Gratë e besimtarëve duhet t’i përgjigjen ajetit dhe të ecin sipas asaj që i ka urdhëruar Allahu subhanehu ue tela, duke u mbuluar me mbulesë islame dhe duke qenë të ndershme, për t'iu nënshtruar Allahut subhanehu ue teala dhe të Dërguarit të Tij. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: “Si mos t’i nënshtrohet muslimania urdhrit për mbulesë, ku në të ka urti dhe fshehtësi madhështore, dobi, qëllime dhe përfitime të mëdha.”

1. Mbrojtja e nderit: Mbulesa është mbrojtje islame për ruajtjen e nderit, pengesë e shkaqeve të fitneve (sprovave) dhe të devijimeve.

2. Pastrimi i zemrave: Mbulesa i fton besimtaret dhe besimtarët për pastrimin e zemrave, për t’i pajisur ata me devotshmëri dhe për t’i madhëruar ndalesat e Allahut. Thotë Allahu subhanehu ue teala. "Kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (El-Ahzab, 53)

3. Morali i lartë: Mbulesa ofron mundësinë për moralin e lartë: nder, turp, xhelozi, largim nga fyerja dhe zbulimi. Të gjitha këto hyjnë në etikën e lartë që duhet të posedojë çdo besimtare.

4. Shenjë e ndershmërisë: Mbulesa është shenjë e sheriatit për të ndershmet, aludon për ndershmërinë e tyre dhe për largimin e tyre nga çdo e keqe dhe dyshim. Pamja e jashtme është argument për të brendshmen. Me të vërtetë që nderi është kurora e gruas. Çdo shtëpie që ka nder i është shtuar lumturia.

5. Ndërprerës i shpresave dhe i mendimeve të djallit të mallkuar: Mbulesa është masë parandaluese nga çdo e keqe dhe amoralitet, ndërpret shpresat e të këqijve dhe shikimet e tradhtarëve.

6. Mbulesa ndalon shfaqjen e bukurive, lakuriqësinë dhe përzierjen me burra të huaj në ambientet islame.

7. Mbulesa është mburojë kundër amoralitetit dhe dukurive të ndyra.

8. Ruajtje e xhelozisë: Xhelozia ndalon shfaqjen e bukurive dhe lakuriqësinë.

9. Mbulim i vendeve të turpshme: Mbulesa i mbulon ato dhe kjo është shenjë e devotshmërisë.
 

Rashit Zulfiu

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450066 visitors (1413831 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free