Obligimet e gruas që i vdes burri

Obligimet e gruas që i vdes burri


Gruas që i vdes burri, duhet të mbetet në shtëpinë e burrit (nëse është e banuar) dhe nuk duhet të dalë prej saj, përveç në raste nevojash urgjente, si p.sh: shkuarja në siptal, nëse sëmuret, si dhe blerja e ushqimeve dhe veshmbathjeve te nevojshme, nëse nuk ka kush t’i blejë apo t’i kryej këto punë.

Gruaja që është shtatzanë nuk del nga kjo shtëpi derisa të lindë foshnjen e saj, nëse nuk është shtatzanë, atëherë pret sa t’i mbushë  katër muaj e dhjetë ditë.

Nuk zbukurohet me rroba zbukuruese.

Largohet nga llojet e parfumeve.

Largohet nga stolitë e arit, argjendit, diamantit apo çfarëdo qofshin, qofshin këto varse, rrathë etj.

Nuk lyhet me këna dhe kuhl, pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka ndaluar gruan e tillë nga këto.

Gruas së tillë i lejohet të pastrohet kur të dojë me sapun, sidër etj.

I lejohet të flasë, normalisht, me të afërmit e saj dhe të tjerët.

I lejohet të ulet për të biseduar me të afërmit e saj, si dhe tu shërbejë me ushqim, kafe, çaj etj.

I lejohet të punojë në shtëpinë e saj: kopshtin e shtëpisë, oborrin, qoftë ditën apo natën, si dhe të gjitha punët e shtëpisë si: përgatitja e ushqimit, qepja, pastrimi i shtëpisë, larja e rrobave, mjelja e bagëtive si dhe punë të tjera të përditshme.

I lejohet të ecë nën dritën e hënës, sikurse gratë e tjera.

I lejohet të heqë shaminë e kokës, kur nuk ka njerëz me të cilët i lejohet martesa.

 

Përktheu: Faruk Lohaj

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270739 visitors (1065207 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=