Gabime që bëhen në namaz

Gabime që bëhen në namaz


1. Ngrënia e ushqimit me erë të keqe (hudhra, qepë) para vajtjes në xhami.

      2. Vajta në xhami duke ecur shpejt ose duke vrapuar nga frika  se do të ikë namazi pa u falur.

      3. Thënia e tekbirit fillestar në ruku (duhet thënë në kijam).

      4. Murmuritja e nijetit ose shqiptimi i tij me zë të ulët.

      5. Mosthënia e duasë hyrëse të namazit .

      6. Mosfalja drejt sutrës.

      7. Mosdashja për të qëndruar në rreshtin e parë në namazin me xhemat.

      8. Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.

      9. Lënia e zbrazëtirave në rreshta në namazin me xhemat.

     10. Leximi i sures Fatiha shpejt, pa u ndalur në fund të çdo ajeti.

    11. Lëvizja e pavënd gjatë namazit, shikimi në orë, loja me gishtërinj a me rroba, ose lëvizja e këmbëve dhe e pjesëve të tjera të trupit me nervozizëm.

      12.  Lëvizja me imamin ose para tij në namazin me xhemat.

      13. Ulja e tepërt e kokës, apo ngritja e tepërt e saj dhe harkimi i shpinës gjatë rukusë.

    14. Ngjitja e duarve (e krahëve) për trupi, në ruku dhe në sexhde, si dhe ngjitja e stomakut për kofshë në sexhde.

     15. Vendosja vetëm e majës së kokës në tokë gjatë sexhdes.

   16.  Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde.

   17. Bërja e tesbihëve me dorën e majtë.

   18. Largimi në fund të namazit, pa bërë dhikrin.

   19. Kalimi para personit që falet.

   20. Mosfalja e namazit gjatë sëmundjes etj.

Përgatiti: Erion Sula

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270690 visitors (1064817 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=