Dhjetë netët e fundit të Ramazanit

Dhjetë netët e fundit të Ramazanit


Allahu i Madhëruar na ka zgjedhur dhjetë netë nga më të begatat që eksiztojnë. Begatia në to është e përmasave madhështore. Këto netë kanë vlera të mëdha, ndër të cilat do të përmendim se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këto netë e shtonte së tepërmi adhurimin dhe punët e mira.

Transmetohet nga Aishja se: “Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i shtonte punët e mira në këto netë jo si në çdo natë tjetër.” Transmeton Muslimi.

Ajo thotë:“Kur hynte dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjestarët e familjes”.  Transmeton Buhari.  Ajo thotë gjithashtu: “Profeti e përziente, njëzetëditëshin e fundit me namaz nate dhe me gjumë, por kur hynte dhjetëditëshi, nuk flinte por shtrëngonte izarin”.   Transmeton  Ahmedi.

Nëpërmjet këtyre haditheve del në pah vlera e këtyre netëve, sepse edhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ka kushtuar rëndësi atyre duke shtuar në këto netë punët e mira. Ai rrinte tërë natën zgjuar duke falur namaz, duke lexuar Kuran e duke bërë dhikër. Këtë e bënte për madhështinë dhe rëndësinë e këtyre ditëve dhe për të kërkuar Natën e Kadrit, në të cilën kush falet me besim dhe duke llogaritur sevapin, i falen të gjitha gjynahet e mëparshme. Mënyra se si Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i shfrytëzonte këto ditë, me namaz, dhikër e adhurim, tregon se ato janë një rast i volitshëm, ato janë një mundësi për të gjithë dhe fushatë e bagatë për atë të cilit Allahu ia ka lehtësuar.

Ndaj edhe besimtari i mençur nuk e lë këtë rast t’i shpëtojë, si atij ashtu edhe familjes së tij. Ato janë disa netë të pakta, mund të ndodhë që gjatë adhurimit në këto netë të ndiesh shijen e pendimit dhe sinqeritetit, e kështu fiton dynjanë dhe ahiretin. Është për të ardhur keq kur shikon sesi shumë prej muslimanëve, këto netë të begata i kalojnë me gjëra që nuk u bëjnë dobi. Rrinë deri natën vonë duke bërë muhabet, dhe kur vjen koha për të falur namaz nate, flenë duke u shpëtuar në këtë formë një shpërblim mjaft i madh, të cilin nuk mund ta gjejnë më gjatë atij viti. Nuk ka dyshim se ata i vë në lojë shejtani, i cili është betuar të largojë njerëzit nga bindja e Allahut të Madhëruar.

Allahu i madhëruar i thotë shejtanit të mallkuar “Sepse ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike e as mendore), përveç atyre të humburve që të vijnë nga pas.” Hixhr, 42.

Ai që është i mençur nuk e ndjek rrugën e shejtanit i cili i ka dalë si kundërshtar i Allahut, kjo është në kundërshtim me logjikën e shëndoshë.

Allahu thotë:“Vallë në vendin Tim do ta merrni për mik atë (shejtanin) dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai që bëjnë jobesimtarët!” Kehf, 50.

“Shejtani është armiku juaj, ndaj edhe ju konsiderojeni atë si armik, ai e thërret grupin e tij vetëm se për t’i bërë banues të zjarrit.”  Fatir, 6.

 

Zoti na dhëntë fuqi për t’i kaluar këto ditë dhe netë të begata me namaz nate, dua, dhikër, lexim Kurani dhe adhurime të tjera!

 

Përgatiti: Erion Sula

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271226 visitors (1066903 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=