Mënyra e qefinosjes së të vdekurit

Mënyra e qefinosjes së të vdekurit


Uaxhib në qefinosjen e të vdekurit është mbulimi i tërë trupit më mbulesë (copë), por më mirë është të veprohet si më poshtë :

1.      Të qefinoset në tre copa të cilat të vendosen njëra mbi tjetrën. Vendoset i vdekuri në të (në qefin) dhe më pas mbështillet copa e sipërme, fillimisht nga krahu i djathtë dhe i vendoset të vdekurit mbi gjoks, pastaj  mbështillet nga krahu i majtë. Po në këtë mënyrë veprohet edhe me dy copat e tjera. Pastaj mbështillen të tri copat së bashku të dala mbi kokë dhe nën këmbë e më pas lidhen. Është mirë që copat e qefinit të lyhen me erë të mirë.

2.      Të lyhet i vdekuri me erë të mirë në fytyrë dhe në vendet e sexhdes.

3.      Nëse i vdekuri është grua atëherë ajo qefinoset me pesë copa:

·        Izari, i cili mbulon pjesën nga kërthiza deri tek gjunjët.

·        Këmisha, e cila është një copë me gjatësinë e trupit, paloset në dysh dhe i bëhet një prerje në mes të copës në mënyrë që në të të hyjë koka, e njëra pjesë e copës i hidhet sipër e tjetra i lëshohet pas shpine.

·        Khimari është një copë e cila i mbulon kraharorin dhe kokën, pjesa e dalë mbi kokë i lidhet.

·        Janë dhe dy copa të gjata, më të gjata se gjatësia e trupit, nga koka afro 40 cm dhe nga këmbët afro 30 cm, si dhe 5 rripa ose më shumë sipas nevojës në mënyrë që trupi të jetë i mbuluar mirë dhe të mos zbulohet ndonjë pjesë.

·        Edhe nëse gruaja qefinoset si burrat nuk ka problem.

4.      Kur i vdekuri të vendoset në varr i zgjidhen rripat e lidhura.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270686 visitors (1064663 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=