1. Namazi
Falja e namazit, qoftë namaz farz apo nafile, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar: “O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur derisa të dini se c’flisni, e as duke qenë xhunubë derisa të laheni, me përjashtim të rastit kur jeni udhëtarë…” (Nisa: 43)
2. Leximi I Kuranit
Për xhunubin nuk është e lejuar leximi i Kuranit. Me përjashtim të rastit kur lexohet për të kërkuar mbrojtje, e në raste të ngjashme domosdoshmërie. Tregon Aliu radijall-llahu anhu se: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, na lexonte Kuran në cdo gjendje, me përjashtim të rastit kur ishte xhunub”. (Përzgjedhur nga Nesaiu)

3. Rrotullimi rreth Qabes
Ibn Abasi tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Tavafi është në vetvete një lloj namazi, por Allahu e ka lejuar të folurit gjatë tij. Por kushdo që flet, duhet të thotë vetëm fjalë të mira”

4. Hyrja në xhami
Me përjashtim të rastit të udhëtarit që është i shtrënguar ta bëjë këtë, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar: “…e as duke qenë xhunubë derisa të laheni, përvecse kur jeni udhëtarë…” (Nisa: 43)

5. Prekja e Kuranit apo mbajtaja
Shokët e Profetit alejhi selam ishin të mendimit se është e ndaluar prekja apo mbajta e Kur’anit nga ana e personit që është i papastër. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Se ky është Kuran i nderuar, në një Libër të ruajtur mirë, të cilin nuk e prek kush, përvec të pastërve” (Uakia: 78-79)
Dhe thënia e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Mos e prek Kur’anin, vecse kur të jesh i pastër!” (Përzgjedhur nga Darekutniu. Hadithi është sahih)

Disa jurist janë të mendimit se është e lejuar që personi që është i papastër qoftë për shkak të marrëdhënieve seksuale, apo për shkak të menstruacioneve) ta prek dhe ta mbajë atë. Daud ibn Hazmi niset nga hadithi i cili përmendet në dy sahihet ku thuhet se Profeti alejhi selam i dërgoi një letër Herakliut në të cilin letër kishte ajet kuranor. Sigurisht se ky e preki letrën me ajetin kuranor. Shumica e dijetarëve thonë se personi është i lejuar të prekë pjesët e Kur’anit në lëtra, libra, tefsir etj sepse këto gjëra nuk janë kopje të Kuranit dhe nuk është konfirmuar se një veprim I tillë është I ndaluar.