Leximi i Kuranit duke qenë xhunub

Leximi i Kuranit duke qenë xhunub



Muslimani është i interesuar që në çdo kohë dhe në çdo gjendje të lexojë Kuranin, që të afrohet me këtë lexim tek Allahu i Lartësuar, mirëpo ekzistojnë disa raste në të cilat ai nuk mund ta bëjë këtë. Nga këto raste është kur është xhunub (gjendja pas mar

Së pari: Leximi i Kuranit duke qenë xhunub
Dijetarët islamë kanë dy mendime sa i përket leximit të Kuranit nga ai që është xhunub.

Mendimi i parë: Nuk lejohet leximi i Kuranit nga ai që është xhunub dhe të këtij mendimi janë dijetarët e medhhebit hanefi, shafi, hanbeli dhe një transmetim nga Imam Maliku. Argumentet për këtë janë të shumta e ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:

 

Përgatiti: Fadil Musliu
22.6.2007
 

1 Hadithin e shënon Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Gjithashtu atë e shënojnë edhe Ebu Davudi, Ibën Maxheja, Bejhekiu, Nesaiu, Darukutniu, Hakimi dhe Ahmedi.
2 Shënon Tirmidhiu.
3 Shënon Ahmedi dhe Hejthemiu e përmend në Mexhmu.
4 Shënon Darukutniu, Bejhekiu dhe Abdurrezaku.
5 Shënon Buhariu.
6 “Fet-hul Bari”, vëll.I, f. 408.
7 Ajeti i dejnit (borxhit) është ajeti 282 i sures Bekare dhe është ajeti më i gjatë në Kuran.

 

dhënieve seksuale). Në vijim do të shohim mendimet e fukahave për këtë çështje, por për të qenë më e kapshme këtë do ta trajtojmë duke e ndarë në dy raste:
1. Leximi i Kuranit duke qenë xhunub
2. Leximi i një ajeti, ose më pak, për atë që është xhunub
1. Transmeton Abdullah ibën Seleme, se Aliu radiallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur ka dalë nga tualeti, ka lexuar Kuran, ka ngrënë me ne mish dhe asgjë nuk e ka penguar nga leximi i Kuranit përveç xhunubllëkut.”1
Dhe në një transmetimin tjetër qëndron se:Muhamedi salallahu alejhi ue selem na ka lexuar Kuran në çdo gjendje, përveç kur ka qenë xhunub.”
2
2. Aliu radiallahu anhu ka thënë: ”E kam parë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke marrë abdest, pastaj lexoi diçka nga Kurani dhe tha: “Kështu vepron ai që nuk është xhunub, ndërsa xhunubi nuk lexon asnjë ajet.”
3
3. Transmeton Ebu Garif el Hamdhani, se Aliu radiallahu anhu ka thënë: “Lexoni Kuran përderisa nuk jeni xhunub e kur të jeni xhunub, mos lexoni as një shkronjë të vetme.”
4

Nga këto argumente që kemi para vetes, shihet qartë se leximi i Kuranit nga ai/ajo që është xhunub është i ndaluar. Edhe pse disa nga këto hadithe janë të dobëta (daif), por kur ka shumë transmetime, ato e forcojnë njëra-tjetrën dhe vlejnë për të argumentuar me to.

Në praktikën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem shohim se ai nuk u ka dhënë leje atyre që kanë qenë xhunubë që të marrin pjesë në namazin e Bajramit dhe ta falin atë, e as që të kryejnë obligimet në vendet e shenjta (menasik), në kohën e haxhit, por ua kishte lejuar këtë grave me menstruacione.


Mendimi i dytë:
Lejohet leximi i Kuranit për atë që është xhunub dhe të këtij mendimi janë vetëm medhhebi dhahiri. Prej argumenteve ku janë bazuar ata veçojmë hadithin që  përshkruan letrën të cilën Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia kishte dërguar Herakliut, perandorit romak, ku shkruante: “Bismilahi Rrahmani Rrahim nga Muhamedi robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, te Herakliu, i madhi i romakëve, paqja e Allahut qoftë mbi ata që e pasojnë rrugën e drejtë. Të thërras që të pranosh Islamin, të shpëtosh dhe të shpërblehesh dyfish, por nëse ti refuzon, do të kesh mëkatin tënd dhe të shërbëtorëve të tu...”5
Me këtë hadith ata argumentojnë se Muhamedi salallahu alejhi ue selem i dërgoi letër romakëve e ata ishin jobesimtarë dhe jobesimtarët mund të jenë edhe të papastër (xhunubë) e në letrën dërguar atyre kishte edhe ajete kuranore dhe ata i lexonin ato. Nga kjo mund te argumentojmë se është e lejuar që Kuranin ta lexojnë edhe ata që janë xhunubë.

Por këtë argumentim, dijetari i njohur Iben Haxher e refuzon në tri aspekte:

Aspekti i parë:
Kjo është një ngjarje e veçantë, jo e përgjithshme dhe në raste të posaçme, kur nevoja është e madhe, kjo lejohet, siç është rasti kur ua komunikojmë fenë jobesimtarëve dhe ua tërheqim vërejtjen atyre, ngjashëm me rastin në këtë hadith.
Aspekti i dytë:
Kjo letër u përngjan librave të tefsirit, ose të fikhut, të cilat i lexojmë për të mësuar nga ato dhe leximi i tyre është i lejuar sepse këtu nuk është për qëllim leximi i Kuranit (si adhurim), por leximi i librave të tefsirit apo të fikhut.
Aspekti i tretë:
Në këtë hadith nuk ka argument se i është lejuar xhunubit që të lexojë Kuran; xhunubit i ndalohet leximi i Kuranit kur ai e ka atë për qellim dhe e di se ajo që po lexon është Kuran, ndërsa kur lexon diçka në ndonjë letër dhe nuk e di se ajo është Kuran, atëherë atij kjo nuk i ndalohet.6
Prandaj mendimi më i qëndrueshëm për këtë është mendimi i shumicës së dijetarëve, se nuk lejohet leximi i Kuranit kur jemi xhunubë.


Së dyti: Leximi i një ajeti ose më pak për atë që është xhunub

Fukahatë islamë edhe për këtë nuk pajtohen. Sipas atyre që e lejuan leximin e Kuranit për atë që është xhunub, është më parësore të lejojnë leximin e një ajeti nga ai. Në anën tjetër, sipas atyre dijetarë që e ndaluan këtë, një pjesë e tyre e lejuan që të lexohen pjesë të ajeteve në këtë gjendje. Në vazhdim do të sjellim qëndrimet e tyre.
Mendimi i parë:
Pjesa dërrmuese e dijetarëve hanefi, shafi dhe hanbeli janë të mendimit se nëse lexojmë pjesë nga ajetet e Kuranit, të cilat vijnë në kontekst të lutjeve të ndryshme dhe të dhikrit të përgjithshëm, si:
-Besmeleja në fillim të ushqimit;
-Thënia “Elhamdulilah” pas përfundimit të  ushqimit;
-Pjesa e ajetit, i cili në të njëjtën kohë është edhe duaja e hipjes në mjetin e udhëtimit: “Subhane ledhi sehhare lena hadha ve ma kuna lehu mukrinijn”, në shqip: “I Lartësuar është Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do te kishim mundësi ta bënim këtë” (Zuhruf, 13)
;
atëherë ata thonë se ajetet e ngjashme me këto dhe që përdoren në këtë formë janë të lejuara të thuhen për personin që është xhunub.

Mendimi i dytë:
Lejohet leximi i një pjese të ajetit, d.m.th. më pak se ajeti komplet edhe nëse ajeti nuk vjen në kontekst të lutjes, por me kusht që ajeti kuranor të mos jetë i gjatë si ajetu dejn.
7
Këtë e thotë Imam Ebu Hanifja në një transmetim të tij dhe disa nga nxënësit e tij thonë të njëjtën gjë, gjithashtu edhe Imam Ahmedi në njërin nga transmetimet e thotë këtë dhe kësisoj e pasojnë disa pjesëtarë të medhhebit të tij.
Argumentet e tyre për këtë janë: 1. Namazi i muslimanit nuk është i vërtetë nëse lexohet më pak se një ajet dhe 2. Çka është me pak se një ajet nuk quhet Kuran dhe për këtë i lejohet xhunubit që ta lexojë.


Mendimi i tretë:
Nuk lejohet leximi i Kuranit nga xhunubi përveç rasteve specifike, si ajetet ku kërkojmë  mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, ajetet e rukjes dhe ajetet qe argumentojmë me to për ndonjë dispozitë të caktuar prej dispozitave të sheriatit dhe këtë e thotë Imam Maliku me argumentin që pason: “Njeriu në çdo kohë ka nevojë për të kërkuar mbrojtje tek Allahu i Madhëruar, po ashtu ka nevojë për rukje për vete dhe për të tjerët si dhe ka nevojë të argumentojë me disa ajete, edhe kur është xhunub.”

Sido që të jetë, mendimi i parë është zgjedhur nga një numër i madh i ulemave dhe duket të jetë më i qëlluari, pra është i ndaluar leximi i Kuranit nga ana e xhunubit, nëse me atë lexim ka për qëllim kryerjen e adhurimit të leximit të Kuranit, mirëpo nëse nuk e ka për qëllim këtë, atëherë lejohet të themi Bismilah, Elhamdulilah, Subhane ledhi... kur jemi në situata ku thuhen këto lutje. Allahu e di më së miri!
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451467 visitors (1419690 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free