
Kampanjës për ndihmën e Gazës, iu bashkëngjiten edhe xhemati shqiptar i Qendrës islame shqiptaro-amerikane të Wiskansinit në qytetin e Kenoshes. Në ditën e xhuma, 16 Janar 2009, pas apeleve të liderëve fetar në këtë qendër Islame për t'u ndihmuar Gaza, popullata masovikisht iu përgjigjen duke dhënë mjete të shumta financiare për ndihmë vëllezërve të dëmtuar nga agresioni sionist në Gaza. Krahas ndihmave financiare, liderët fetar në ligjëratat e tyre vazhdimisht kanë folur për terrorin që është duke u bërë në Gaza me qëllim që ta sensibilizojnë popullatën dhe tu japin një pasqyrë reale të problemit, larg manipulimeve të mediave që kontrollohen nga lobet sioniste veçanërisht në Amerikë.
Me këtë, u tregua solidaritet me viktimat në Gaza, e në të njëjtën kohë ky aksion dëshmoi edhe për unitetin e muslimanëve në Amerikë, ngase aksioni është në nivel të gjithë Amerikës dhe marrin pjesë pjesa dërmuese e xhamive, pa marrë parasysh cilit nacionalitet i takojnë.