
Qeveria e Hamasit në Gaza ka njoftuar se ka nisur fushatën për mbledhjen e 25 milion dollarëve të nevojshme për rindërtimin e dhjetëra xhamive të shkatërruara tërësisht nga forcat Izraelite gjatë ofensivës së muajit të kaluar.
Dr. Taleb Ebu Shaar, ministër për çështjet fetare, e filloi fushatën për ngritjen e fondeve në një konferencë për shtyp që u mbajt në rrënojat e xhamisë El-Takva në lagjen Sheik Radvan.
Ai deklaroi se sipas ekspertëve dëmet ndaj xhamive arrijnë shumën e 25 milion dollarëve. Ai tha se 45 xhami ishin shkatërruar plotësisht gjatë luftës, ndërsa 55 ishin dëmtuar dhe nuk mund të shërbejnë për kryerjen e riteve fetare në to. Dhjetëra xhami tjera kanë pësuar dëme më të vogla.
Donacioni minimal për realizimin e këtij projekti është 400 dollarë.