Izraeli po e hap varrin e vet
Izraeli po e hap varrin e vet
Akademiku franqezo çifut kreu fjalët e tij me, "Turp për ty Izrael. Zoti do t'ua jep udhëheqësve tuaj dënimin qe e meritojnë. Unë si çifut që e kam parë Luftën e Dytë Botërore, jam i turpëruar nga ju. Zoti ju mallkoftë përgjithmonë. Shpresoj se do ta gjen
E enjte, 15 Janar 2009 09:25















Akademiku çifut Andrei Noç e përshkroi Izraelin duke e hapur varrin e vet me sjelljet e tij të vazhdueshme si të Hitlerit.


Akademiku Franqez duke ju drejtuar udhëheqësve Izraelit tha "ju po bëni raketa dhe intifada kundër vetvetes. Të gjitha këto për shkak të shfrytëzimeve ilegale që është një lloj tjetër i vjedhjes. Ju silleni si okupues që merrni tokat në mënyre të padrejtë duke e lënë etiken çifute anash. Turp të qoftë Izrael."

Ai vazhdoi duke thënë, "Ju po i hapni varrin vetvetes me duart tuaja. Sepse nuk po e vëreni se jeni të obliguar të jetoni me Palestinezët dhe vendet Arabe. Jeni larguar nga urtësia politike dhe nuk jeni të ligjshëm të udhëhiqni dhe se liderët tuaj duhet të japin dorëheqje."

Uzurpimi i tokave Palestineze

Duke folur në lidhje më këtë okupim të vazhdueshëm ai tha" Për disa vite shfrytëzimi i tokave Palestineze dhe okupimi i tyre nga Izraelitët me zemëron mua. Jam duke shkruar këta rreshta si një arkitekt i marrëveshjeve në mes të universiteteve të Nice-it dhe Haifas.

Nuk ka vend për heshtje


Akademiku çifut duke theksuar se është e pamundshme të heshtët kundër politikave çifute të vrasjeve dhe imperializmit tha "Po silleni ashtu siç u soll Hitleri në Evropë, Australi dhe Çeki. Nuk i përfillni rezolutat e OKB-së ashtu si Hitleri ato të Lidhjes së Popujve. Pa frikë prej ndonjë dënimi ju po vrisni fëmijët dhe gratë."

Noçi duke tërhequr vërejtjen për tërheqjen e Izraelit nga territori i Gazës me një humbje të madhe, përkujtoi "Shpresoj se do të pësoni edhe tjera humbje ashtu si në Liban në vitin 2006. Pasi nuk jeni aq trima për të bërë paqe, ju po i hidhni rininë çifute në zjarr. A është e mundur se çifutët që kanë vuajtur aq shumë nga Nazistët që ti përngjajnë vrasësit së tyre Hitlerit?

Prej 1975-es, kujtimet e kaluara të kolonializmit mi zgjojnë mua kujtimet për Hitlerin. Megjithatë në esencë nuk ka dallim në mes të udhëheqësve tuaj dhe atyre te Gjermanisë Naziste. Unë personalisht do të luftoj kundër jush me tërë shpirtin tim. Ashtu siç kam luftuar për fitoren e njerëzimit në mes viteve 198-1945 kundër Hitlerizmit, do të bëj të njëjtën tani.

Akademiku franqezo çifut kreu fjalët e tij me, "Turp për ty Izrael. Zoti do t'ua jep udhëheqësve tuaj dënimin qe e meritojnë. Unë si çifut që e kam parë Luftën e Dytë Botërore, jam i turpëruar nga ju. Zoti ju mallkoftë përgjithmonë. Shpresoj se do ta gjeni dënimin e merituar."

timeturk/mesazhi.com
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271212 visitors (1066783 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=