1230 të vrarë dhe 5320 të lënduar
Dita 22 e ofensivës, 1230 të vrarë dhe 5320 të lënduar
Forcat izraelite vranë tre vajzat e një doktori palestinez në Gaza i cili ishte punëtor në një spital të Tel Avivit.
E shtunë, 17 Janar 2009 19:50

Edhe pse nga çdo anë po vijnë njoftime se një armëpushim i mundshëm është shumë afër, forcat izraelite edhe sot, në ditën e 22 me radhë, vazhduan me ofensivën e tyre duke goditur caqet civile. Numri i të vrarëve ka kaluar mbi 1230, prej të cilëve 410 janë fëmijë.

 

Ndër vrasjet e fundit që u bënë në Gaza është edhe vrasja e tre vajzave të një doktori palestinez që ka punuar në spitalet izraelite. Vrasja ka ndodhur kur forcat izraelite kanë sulmuar shtëpinë e doktorit, Ezzeldeen Abu al-Aish, i cili në atë kohë gjendej në shtëpi me familjen e tij duke raportuar me telefon për një kanal televiziv izraelit. Britmat dhe thirrjet dëshpëruese të mjekut u transmetuan drejtpërdrejt në transmetim. Në studio ishte prezent edhe një mjek hebre i cili me anë të lidhjeve të tij arriti të sigurojë një auto ambulancë për dy fëmijët e tjerë të doktorit palestinez, Abu Al Aish. Fëmijët e plagosur u hospitalizuan në një spital në Tel Aviv ku mjeku palestinez mbajti edhe një konferencë për shtyp. Kjo ishte hera e parë që Izraeli hapi kalimin kufitar me Gazën për dy fëmijët palestinez.

 

 

Mediat izraelite raportuan se nëntë ushtarë të saj janë lënduar sot gjatë luftimeve në zonat periferike të Gazës. Më herët ishin lënduar edhe katër ushtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe dy oficerë të lartë. /al jazeera/ynetnews/

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451394 visitors (1419467 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free