Qindra ushtarë Izraelit refuzojnë të luftojnë
Qindra ushtarë Izraelit refuzojnë të luftojnë
Sipas një raporti nga The Guardian qindra ushtarë Izraelit po refuzojnë të luftojnë në Gaza.
E diel, 18 Janar 2009 13:16

 


Izraelitët raportojnë se derisa të mos lëshohen ushtarët e burgosur Izraelit, kalimet kufitare nuk do të hapen. Ndërkohë, Hamasi thotë derisa Izraeli nuk do të largohet nga Gaza dhe ta ndalon bombardimet, ata do të vazhdojnë me luftimet.

Vetëm shtatë orë pas deklarimit të armëpushimit, nga të dyja anët e kufirit u dëgjuan të shtëna. Grupet Palestineze të cilat e refuzojnë armëpushimin e njëanshëm të shpallur nga Izraeli hodhën gjashtë raketa për në Sderot dhe Kibutz, sulme këto që nuk shkaktuan ndonjë të vrarë apo të plagosur.

Ushtria Izraelite e sulmoi rajonin e Xhabalias ku nuk ka mundur të hyjë ende. Dy Palestinez u vranë në këto sulme. Në dy vendbanime tjera në Rripin e Gazës mjekët raportuan për 25 trupa të pajetë ndër ta edhe fëmijë.

Qindra ushtarë Izraelit refuzojnë të luftojnë

Sipas një raporti nga The Guardian qindra ushtarë Izraelit po refuzojnë të luftojnë në Gaza. Ky raport citon një ushtar Izraelit duke thënë se ushtria Izraelite nuk dëshiron të pranojë se ka ushtarë që e refuzojnë luftën. Sepse mendon se kjo situatë do të krijojë huti në mes të ushtarëve dhe imazhi i ushtrisë do të dëmtohet.

 

timeturk/mesazhi.com

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451386 visitors (1419419 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free