
"Nuk po është e mjaftueshme për ta t ë vrasin njerëz e fëmijë, jehudet po shkatërrojnë edhe shtëpitë e All-llahut," thotë Ebu Halid banor i Gazës për IOL.
2 persona u vranë dhe disa u plagosen kur avionët jehud sulmuan një xhami afër shtëpisë së Ebu Halidit në perëndim të Gazës.
"Dëgjuam një krismë të madhe dhe pamë një re te zezë duke u ngritur ne qiell," thotë ai.
"Dolëm të shohim se çka ka ndodhur dhe u shtangëm kur e pamë xhaminë të shkatërruar për toke."
5 vajza te një familjeje, në mes tyre një foshnje 14 muajsh, u vranë gjatë natës kur avionët jehud goditën xhaminë afër shtëpisë së tyre në pjesën ne veri te quajtur Xhebalija.
Xhamia e tretë në qytetin e Khan Younisit gjithashtu u rrafshit për toke pas sulmeve jehude.
Sulmet e mëdha jehude ndaj Gazës kanë vrarë afër 400 persona, ndër ta 27 fëmijë sipas të dhënave të UN-it.
Qytetarët e Gazës u egërsuan për sulmet ndaj xhamive të tyre.
"Si munden ti sulmojnë vendet e adhurimit," thotë Ebu Rami, shtëpia e të cilit ishte shkatërruar nga sulmet.
"Ata do të përgjigjen para All-llahut."