Terrori dhe terrorizmi kanë adresë - në Palestinë
Terrori dhe terrorizmi kanë adresë - në Palestinë
Ajo që po ndodhë sot në Palestinën e përgjakshme konkretisht në Gaza është çmenduri për t'u mbajtur mend.
E hënë, 12 Janar 2009 11:08

Nga: Rrahman Ferizi

Burimet informative njoftojnë se numri i të vrarëve gjatë ofensivës se deritanishme ka arritur në 821, ndërsa numri të plagosurve në 3300. Ky nuk është vetëm agresion dhe sulm i ushtrisë Izraelite, por është në një mënyrë apo tjetër edhe lojalitet i Kombeve të Bashkuara, Qeverive arabe, Këshillit të Sigurimit dhe të gjithë atyre të cilët nuk ndiejnë aspak përgjegjësi t'i thonë stop këtij gjenocidi çnjerëzor.

Me këtë izraelitet manifestojnë në mënyrë terroriste moton e tyre se janë "populli i zgjedhur", dhe kanë të drejtë që edhe përmes dhunës dhe terrorit të " mbrojnë tokat e tyre të premtuara".

Duke lexuar mbi esencën teorike të terrorizmit, si "Zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës a nga një organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur." . Dhe "Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare, që bëhet nga imperialistët për qëllime kriminale. Politika e gjenocidit." * ( 1.).

Shohim se shteti izraelit është bërë sot sinonim praktik i terrorizmit dhe gjenocidit me përmasa të papara dhe çnjerëzore.
Ndërsa kur lexon njeriu me vëmendje Kartën e Kombeve të Bashkuara se :
" NE, POPUJT E KOMBEVE TE BASHKUARA ,

Të vendosur të mbrojmë brezat e ardhshëm nga kamxhiku i luftës, i cili në ditët tona ka sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,
të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla", vazhdon citati,

DHE PËR KËTË QËLLIM,

Të ushtrojmë durimin dhe të jetojmë në paqe si fqinjë të mirë,të bashkojmë forcat tona, në mënyrë që të ruajmë paqen në botë dhe sigurinë ndërkombëtare, të pranojmë parimet dhe të fusim procedurat, që garantojnë përdorimin e armëve vetëm për interesin e përgjithshëm, dhe
të marrim në konsideratë institucione ndërkombëtare me qëllim, që të mbështesim përparimin ekonomik dhe social të te gjithë popujve -

VENDOSËM TË PËRPIQEMI BASHKARISHT PËR ARRITJEN E KËTYRE QËLLIMEVE.

Në këtë mënyrë qeveritë tona, përmes përfaqësuesve të tyre, mbledhur në San Francisko, të cilët kanë paraqitur plotfuqitë e tyre në formën përkatëse, kanë pranuar Kartën e Kombeve të Bashkuara duke krijuar kështu një organizatë ndërkombëtare nën emërtimin "Kombet e Bashkuara „. *2 mbaron citati.

Duke lexuar këtë deklaratë universale, me citate të bukura , njeriu ndalet dhe mendon, se a është thurur kjo formë e garantimit të lirive dhe të te drejtave të njerëzve "në Hënë " apo në Tokë.

Sot jemi dëshmitar të gjithë madje edhe ata që vet thirren në këto konventa, se aplikohen vetëm atëherë kur u konvenon politika e tyre justifikuese dhe oportuniste, se këto deklarata megjithatë me disa përjashtime parciale kanë mbetur vetëm deklarata dhe asgjë tjetër.

Historia thonë është mësuesja e jetës, kjo definohet edhe nga ata që vetë e shkruajnë dhe vetë e zhbëjnë historinë. Ndërsa se " Kufijtë historik njerëzor më shumë shkruhen me gjakun e njerëzve dhe me tytën e pushkës, sesa me ngjyrën e pendës ne hartën e paqes", kjo po dëshmohet sot në Palestinë para syve të botës bashkëkohore.

Fatkeqësisht praktika po e tregon se nuk është vetëm pushteti dhe ushtria izraelite duke udhëhequr këtë gjenocid, mbi 60 % të popullit izraelit janë sot pro luftës në Gaza.

Pardon për ideologjinë sioniste, ka arritur bumerangun më të rëndë historik, nga një popull me privilegjin e "jetimit të botës" si viktima të holokaustit, janë eskaluar në një populli i cili është sinonim me gjenocidin perfid të ushtruar kundër një populli të pafajshëm në tokën e tij.
Historia ka treguar se " Drejtësia është e ngadalshme ngase padrejtësia është e menjëhershme".

Populli i Palestinës e donë drejtësinë, atë është në gjendje ta shpaguaj edhe me çmimin më të shtrenjtë, me gjakun e tyre.

Populli i Palestinës ka treguar së është një popull unikat në botë, është kalitur gjatë në luftën e tij për liri, është sprovuar gjatë në sakrificat e tij, ai din çka donë, dhe e din pse lufton, vdes e martirizohet.
Historia ka treguar se sado të zgjatë lufta, shkurtohet koha e fitores dhe lirisë.
Populli i Palestinës e meriton lirinë, e meriton lutjen tonë, ndihmën e tërë shoqërisë se qytetëruar, në bazë të lidhjes së natyrshme njerëzore.
Koha është dëshmitare, ajo do të dëshmojë për ose kundër nesh!

*1. Fjalori elektronik shqip-shqip
*2. Karta e Kombeve te Bashkuara, [nënshkruar në datën 26 qershor 1945 në San Francisko; hyrë në fuqi në datën 24 tetor 1945]

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450067 visitors (1413857 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free