
Pesë bazat kryesor të islamit
1.Dëshmimi se nuk ka Zot tjetë veq Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguati i Allahut.
2.Falja e namazit.
3 Dhënia e zeqatit.
4 Vizita (haxhi) e Qabes, shtëpisë së Allahut.
5 Agjërimi në ramazan.
Ai që na e ka dhënë islamin,
kushtet e tij i ka bërë pesë,
Secili kush, një diell më vete për shpirt të njerëzisë.
Njëri,vërtetim i Allahut dhe Pejgamberit si kush i parë,
Shpirtit ia hap xhennetin, e nurshme, e bekuar fjalë!
Tjetri, nuri i bashkimit q'i thonë miraxh,falja, namaz:
Të gjitha perdet bien, për të Dashurin.
lutje me dëshirë e gaz!
Njëri,zeqat siç e di e drejta:
këtu,burim për hallall e begati:
Në çast të tmerrshëm të ringjalljes,
rrap i moçëm për qetësi.....
Tjetri, me vrap për visitë të Allahu me zemër të bardhë:
Zoti e bën njeriun engjëll sikur ka lindur për herë të parë!
Njëri, agjërim në ramazan:për shpirt dhe trup,mirësi:
Fluturo qiejve nëse zemrën ke të mbushur me të tilla bukuri!
Ushtar, mbushu dhe ti me dritën e këtyr diejve pesë:
Kapërce errësirat,besimtar,marsho me dritë e fesë.
........................................
Shpërblimi
Kur t'mirën e hudhi n'det
Pa fjalë e pa u bërë pishman
N'mos peshku e din
Zoti vet
Dhe shpërblimi e ke pranë
Por kjo mund edhe të vonojë
S'matet me kohë shpërblimi
Mendja për t'keq mos t'shkojë
Mos të të lodh dyshimi
Ke ti dhe familja jote
Do të vijë me siguri
Kjo është provuar me mote
Në familje,në shoqëri
Mos kërko shpërblim ti vetë
Për të mirën plot dashuri
Gjykon Allahu i Vërtetë
Nëse është bërë me vetëdijeni.
...................................
Ai është Një
Jetoja pa kuptim,
mu sikur jetim
nuk i falesha Krijuesit tim.
Shpirtin kur e kisha ngusht
thjeshtë shqiptoja "o Zoti im"
por s'e njihja madhërinë e Tij
Tani është ndryshe
nuk qaja thjesht pa arsye
nuk i lutem krijesës si unë
i mbështetem Madhërisë së Allahut
qaj vetë për të Besoni!
Ai është vetëm Një
na ka krijuar me qëllim
t'i lutemi e ta falemderojmë
dhe prej Tij të kërkojë shpëtim
Koha e zymtë zemrat na ka dehur
harrojmë Krijuesin
Atë që na dha jetë
Na ndau prej kafshëve,
na bëri perj krijesave më të bukura,
e prap nuk e falenderojmë!
na dha jetë e na merr përsëri,
ngase jemi të Atij.
...........................................

Veprat e mira
Veprat e mira mbesin
prej njerëzve me vlerë
ato kurrë nuk vdesin
por jetojnë përherë
Ai që kontribuon
kurdo që të ketë ardhë
edhe kur të mbarojë
shkon ne faqe të bardhë
Kush mbrapsht vepron
dhe mbrapsh veprat i ndezë
edhe kur kalon
shkon me te faqe te zezë
Nese shkojmë te pastër
siq kemi ardhë
shpresojmë të jemi
me faqë te bardhë.
.........................................
Islami , feja ime
Te porta e shtëpis sime
mblidhja ca kujtime
po shpejt i harrova
islamin përqafova
Shehadetin shqiptova
dhe kurrë se harrova
Rregullat e Kur'anit
shpejt i praktikova
Një ditë të hidhur
po rrija në mendime,
leximi i Kur'anit
solli buzëqeshjen time....
Suren Fetiha
menjëherë e mësova,
me zërin tim të ëmbël
me dashuri e këndova.
Allahu i Madhëruar
neve na nderoi,
Islamin për fe
për ne caktoi..
.........................
Jetimi
Nje ditë në qytet
Takova një fëmijë,
Qante me te madhe-
Kërkonte pak dashuri....
Askush nuk e dinte
Nga vint,ku shkonte...
Nuk buzëqeshte
Por vetëm lotonte
Nuk kisht adresë
As emër nuk kishte;
Diqka në zemër,
Në shpirt e digjte...
Nuk kishte prindër,
As që i kishte parë;
Kështu jetonte
Pa nënë,pa babë
.............................
Es-selamu alejkum
-Eselamu alejkum
Kush përshëndet?
Besimtari i Allahut,
nje njeri i derjtë
Eselamu alejkum
qdo besimtar thotë
Sepse do Allahun,
më të drejtin në botë...
Eselamu alejkum
thuaju o njeri,
se Allahu ështe Nje
dhe nuk ka përpose Tij...
.....................
Pranimi
Jam rojtarja e xhenetit
Ndaj qëndroj këku në prag
A s'me thua ku po te vete
Ti që po na vjen nga larg
Ke luftuar për Kuranin
Je dëshmor i tij vërtetë
Apo kot nga an'e anës
Vjen te futesh në xhenet
Po të jesh dëshmor,ahere
Xhvishu plagët mi rrëfe
Sepse ndryshe,te kjo dere
As t'afrohesh nuk të le?
Liro prangun të hyj brenda
mos më tall mos më mundo
derisa njeri kam qenë
kame luftua domosdo
Shihmja plagët krahororit
as që numurohen dot
ca nga brengat dashurore
ca nga jeta dert plot
Por gjithnjë kam ëndërruar
për të shenjtën drejtësi
mirësia kame kënduar
mbete në përjetësi
Hoqa keq e mora plagë
po te njerësit pa pushim
dashurinë ndezi flakë
zjarr'i thellë i shpirtit tim
Nëm pra dorën kyri drite
le ti numurojmë tok
të pavdekësisë vitë
me gishtërinjtë e tu ngamot.
.....................
Fjalët
Fjala më e thellë;shpirti
Fjala me e gjatë;amshueshmëria
Fjala më e shpejtë e është;koha
Fjala me e afërt është;tash
Fjala me e fortë është;e vërteta
Fjala më e ndieshme është;dashuria
Fjala më e ëmbël është;atdheu
Fjala më e dashur është;shpresa
|