Flamur Maloku

Asgjë për kohën

Shkuan edhe vjeshtat e pikëllimit më ty
Shikimet heshturazi përpiqen në kujtim
Gjethet e rëna bëhen trishtim në shpirtin e murosur
Etja në vetmi ka balsamosur trupin tënd të ri
E në borën errësohesh së bashku me heshtjen
Në ty ëndërrohet malli, preket vetmia
Për t’u rritur pendimi në vdekjen e vonë
Që s’do ta lanë shiu në syrin e vrarë të dhembjes
Për të mos thënë asgjë për kohën e vjetër
Dhe shkove larg, atje në pafundësi
Ku qielli dhe toka zhdukën në dritë
Për të rigjetur vetveten e humbur
Duke thurur ngadalë vuajtjen e lotuar
Për mbretërinë e humbur në jetë
Në shtrirje të flakëruar ike pa zë
Lamtumira nuk t’u kërkua
Nga sëmundja e ëndrrave të brishta
Për të mos u kthyer kurrë
Në lumin e shterur
Atje ku je bërë trishtim për veten
Dhe humbe në të trishtën vjeshtë
Për të mos thënë asgjë për kohën e vjetër
Sepse ke dashur më shiun ikjen
S’ke ëndërruar fatin në pranverë
Për të mos u mjaftuar me ligësinë në trup
More çka nuk more dhe ike
E tani kufoma e gjallë në fantazinë tënde t’i verbon të dy sytë
Mosbesimi në Zot e në vete ta zbeh edhe jetën
Asgjë për kohën e vjetër
Për t’u shuar ngadalë pa shenjë pa dok
Nuk kishe qenë asgjë
Vetëm trishtim i kot.

...........................................

Lutem

 

Kujtimit ndërtojn mure

Shiu i vjeshtës lot

Kërkoj harrimin e stinëve

Nga vjeshta e kujtimit

Shpëtomë Zot

Humbi në vjeshtë

Shihemi në vjeshtë

Çdo gjë është rrënuar

Shpëtomë ZOT

............................................

Në glob

 

Fjalën e mori mërzia

Së bashku me detin

Asnjë dorë nuk u prek

Vetëm hija ime rri pranë njoha

heshtjen e besimit

Bekimin e ALLAHUT

kërkova

Për neTi

në fundin e botës

Bota u ngushtua në glob

Së bashku me heshtjen

Unë prita

Pa e ditur se ishe aty si më parë

Plotë neveri mbete ti njeri

....................................

Kështjella

 

Ndërtohet kështjella ime

Ik drejt qiellit

Pa mure

Muret me mure rrëzohen

Ngatërrojnë shikime

Njerëzit flasin çuditërisht

kështjella e besimit të Allahu

e forte plotësishtë

..........................................

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451402 visitors (1419494 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free