Albulena Bajrami

 

Të vdekurit

 

 

 



O populli im sa jeni të mashtruar,
Një perde se shihni syt ua ka mbuluar,
Oh nuk po pajtohem me fatin tuaj të shkretë,
Dita e llogarisë juve si u pret.

Ata njerëz vdiqen, për vete do të përgjigjen,
Dheu i mbuloi, nga kjo botë ikën,
Po se shihni veten se si u përulët,
Atë ditë t"vërtetën prej vetes qe e shkulët.

Qka keni kështu,si nuk kuptoni,
A keni arsye pakëz të mendoni,
Oh ju jeni të gjallë, por ata kanë vdek,
Fryma i ka lënë, mblidhni pakëz mendë.

Vallahi lutjen tuai, aspak nuk e ndëgjojnë
Adhurimin tuai, fare se kuptojnë,
kot e kot rreth tyre silleni vërdallë,
Për qudi ju shoh, a jeni në vete vallë!

...............................

Krenaria në Islam

 



S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S"më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!

Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.

Nuk më ndryshon asgjë asgjë
Kurr asnjëherë nuk pendohem,
Që e kam zgjedhur këtë fe,
Me Islam që jetësohem.

Ndoshta jam ndryshe nga ata,
Ndoshta në jetë prej tyre dalloj,
Por kam shembullin më të bukur,
Për asgjë se ndryshoj!

Jam krenare me shpirtë të hapur,
Si qiri në errësirë,
Sa fort zemrën ma gëzon,
Feja ime e delirë.

Më duket vetja e bekuar,
Nga Allahu e uruar,
Të falem Ty o Zoti im,
Që më zgjodhe për udhëzim.

Si rreze shpirti më ndriqohet,
Imani aty fort është i vulosur,
Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb,
Për Islamin tim të përsosur.

.........................

 

Dashuria ndaj Allahut

 



Tik Taki i zemrës fort më rrah,
Gjoksit tim një fllad i fryen pa ja da,
Dëshiroj të ngrihem në ajër,
Në qiell të fluturoj,
Retë e bardha me dorë, unë ti lëmoj!

Dëshiroj sikur të ngopem,
Me mirësinë e dashurisë,
Për Krijuesin, e Madhëruar,
Për dashurinë e PERNDIS.

Dëshiroj t’i thej ligjet e natyrës,
Në pafundësi të notoj,
Të festoj në lartësi,
Për Allahun që e dashuroj!

.....................

Për ditën e përgjegjësisë!





O ti njeri, c’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd,
Që të krijoi,të përsosi, dhe të drejtoi,
Të formësoi në formë të bukur,
Ai si deshiroi!

Ju përgënjeshtroni,
Ditën e përgjegjësisë e mohoni,
Po tek Allahu janë shkruesit,
Per cdo gjë që punoni.
Mëkatarët janë në xhehenem,
Aty do të futen, dëm per ata te mjer!

Kujdes për ditën e premtuar,
Se mos ndoshta është afruar,
Prej diellit të mbështjellur,
Dhe yjeve të shkapërderdhur!
Mendoni kur kodrat të kenë udhëtuar,
pluhur në ajër të kenë fluturuar,
Kur qielli të jetë hequr,
Dhe xhehnemi te jet ndezur,
Kur xhenneti të jet afruar,
Atëbotë njeriu do të di se qka ka vepruar!

përshtatje në mes sures infitar dhe tekvir...
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270740 visitors (1065251 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=