Shpërbërja e maleve
Shpërbërja e maleve
 
Nëse veçohesh me veten… dhe mendon se askush nuk të sheh… dhe se askush nuk të kontrollon… Pasi i ke mbyllur të tëra dyert… e vetja jote “urdhëruese për në të këqija” të thotë…: “Eja…!” Kur të shkojnë e të vijnë në mendje shumë mendime… kur gjunjëzohesh përpara joshjes së gjynahut… kur vetja të thotë afrohu këtij gjynahu… rënd, pas këtij epshi… Nëse bie në kënetën e satelitëve, nëse e lidh veten me aktorë e këngëtarë…, nëse shikon vazhdimisht “të veshurat e zhveshura” nëse në rrugë sheh një kalimtare… dhe kur shikimin e parë e shoqëron me dhjetë të tjera… apo kur të ulesh përpara ekranit të kompjuterit… dhe shikon faqet e pista që shfaqen në të… kur kjo padyshim të pengon në kryerjen e adhurimeve…, madje të shpie edhe në vonimin e namazit apo faljen e tij me përtesë…
Të gjitha këto i bën duke menduar se askush nuk të sheh… Nëse vepron apo mendon të veprosh kështu… kujto malet dhe dritaren…
Kujtoi ato male për të cilat Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Ka disa njerëz nga umeti im që do të vinë Ditën e Kijametit me sevape sa malet e larta dhe ia zhduk atyre Allahu i Madhëruar, sikur të mos kishin eksiztuar më parë.” Theubani tha: “O i Dërguar i Allahut, na i përshkruaj se si janë ata, se ndoshta jemi prej tyre dhe ne nuk e dimë.” Tha: “Ata janë vëllezërit tuaj dhe po nga lëkura juaj, bëjnë natën ashtu siç bëni edhe ju (pra falin namaz nate). Porse ata janë njerëz që kur veçohen vetëm për vetëm me ato gjëra që i ka ndaluar Allahu i kryejnë ato.”
Transmeton Ibn Maxhe
Nëse je në gjynah… apo mendon ta kryesh atë… kujto edhe dritaren… sepse ajo është gjithnjë e hapur e të rri pranë… meleku i vdekjes të sheh nëpërmjet saj dhe ti këtë nuk e ndien… imagjino sikur ai të të marrë shpirtin në këtë gjendje… Si do ta takosh Zotin tënd… kur jeta jote është mbyllur duke kryer gjynahe…
 
Lus Allahun për vete dhe për ju, udhëzim dhe forcim në këtë fe!
Ai është i Plotfuqishmi për këtë.
Përgatiti: Erion Sula
 
 
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271226 visitors (1066884 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=