Frika nga përfundimi i keq

Frika nga përfundimi i keq
 
 
Shkaqet e përfundimit të keq janë të shumta, disa prej tyre janë:

Imani i dobët dhe të zhyturit në mëkate: Për këto Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kush e vret veten e tij me thikë, me thikë do ta çajë stomakun (barkun) e tij në zjarrin e xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. Nëse e pi helmin dhe me këtë e vret veten e tij, dalëngadalë do ta pijë atë në zjarrin e xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. Kush hidhet nga kodra dhe me këtë e vret veten e tij, do të jetë i hedhur në zjarrin e xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë."1

Në kohën e Pejgamberit alejhi selam kanë ndodhur disa ndodhi të tilla. Rasti i ngjashëm është rasti i një njeriu i cili kishte luftuar në ushtrinë muslimane me një trimëri të paparë kundër jobesimtarëve, por Pejgamberi alejhi selam për të ka thënë: "Ai është nga banorët e xhehenemit." Njëri nga muslimanët e ka përcjellë, duke dëshiruar të shohë se çfarë do të ndodhë me të. Në fund ai plagoset rëndë e për ta shpejtuar vdekjen, e ka vendosur shpatën në gjoks, është mbështetur në të dhe kështu është vrarë.2

Ngjarje në të cilat njerëzit kanë përfundim të keq janë të shumta. Dijetarët kanë përmendur disa prej tyre. Ibn Kajjimi në librin e tij "Ed-Da' Ved-deva” f. 171 (Sëmundja dhe shërimi) thekson se disave në momentin e vdekjes u është thënë: "Thoni: La ilahe il-lAllah (shehadetin)," e ata janë përgjigjur se nuk mund ta thonë

Një tjetri i është thënë që të thotë: "La ilahe il-lAllah", kurse ai ka filluar të këndojë një këngë.
Një tregtari, të cilin tregtia e ka larguar nga të kujtuarit e Allahut, para vdekjes i është thënë të thotë "La ilahe il-lAllah", e ky ia ka nisur të thotë: "Ky është material i mirë, ty të përgjigjet, s'është aq shtrenjtë," këto fjalë i ka përsëritur disa herë derisa ka vdekur."
Transmetohet se njëri nga ushtarët e mbretit Nasir ka marrë plagë të rënda vdekjeprurëse. I biri ka tentuar që babai i tij të thoshte “La ilahe il-lAllah”, kurse ai përsëriste: "Nasiri është zotëria im, Nasiri është zotëria im," derisa i ka dalë shpirti.
Dikujt i është thënë para vdekjes që të thotë “La ilahe il-lAllah”, e ai ka filluar të thotë: "Përmirësoni këtë e atë shtëpi, në kopshtin e këtij e atij bëni këtë e atë."
Një mësuesi në prag të vdekjes i kanë thënë: “Thuaj “La ilahe il-lAllah,” e ai ka filluar të thotë: "Dhjetë herë njëmbëdhjetë", derisa vdiq. Disa njerëzve u nxihet lëkura, ndërsa koka u kthehet në anën e kundër të kiblës. Ibn Kajjim el-Xhevziu thotë: “Kam dëgjuar për disa, për të cilët kam pasur mendim të mirë, se si në momentin para vdekjes kanë thënë: "Zoti im më bën padrejtësi." Allahu është larg nga ajo se çka kanë thënë. E akuzojnë Allahun për padrejtësi, ndërkohë që gjenden në shtratin e vdekjes."

Pas kësaj, Ibn Kajjimi shton: "Ende jam i brengosur dhe i shqetësuar me pyetjen se me çfarë të përgatitem për këtë ditë."

Subhanallah, sa e sa argumente shohin njerëzit nga përfundimi i keq! Por ajo që ata nuk e shohin është edhe më e madhe.

 

Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu: Eroll Nesimi

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270690 visitors (1064773 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=