Përkujtoni para se të bëni mëkat
Përkujtoni para se të bëni mëkat
 
O ju që  keni frikë Allahun e Lartësuar!
Përkujtoni para se të bëni mëkat Allahun subhanehu ue teala që ju shikon dhe e di se çfarë fshehni dhe çfarë veproni haptazi. Allahu subhanehu ue teala thotë: ''Ai di për shikimin me cep të syve e edhe për atë që e fshehin  në zemra''. (Suretu Gafir)
Përkujtoni para se të bëni mëkat  engjëjt (melaikët) që ju llogarisin të gjitha fjalët dhe veprat tuaja dhe ju shkruhen në ditarin tuaj. Allahu subhanehu ue teala thotë: ''Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm''. (Suretu Kaf)
Përkujtoni para se të bëni mëkat  momentin e vdekjes, daljen e shpirtit kur të nxirret me një nxerrje të dhebshme, atëherë kur shpreson të pendohesh tek Allahu, të falesh, ta lexosh librin e Allahut. Allahu thotë: “E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja). Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.'' (Suretu Kijame)
Përkujtoni para se të bëni mëkat varrin, dënimin në të dhe errësirën e tij, i cili ose është kopsht prej kopshteve të xhenetit, ose humnerë prej humnerave të xhehenemit dhe se atje nuk ka prind që mëshiron.
Përkujtoni para se të bëni mëkat  ditën kur do të dalin njerëzit para Allahut të zbathur e të zhveshur.
Përkujtoni para se të bëni mëkat  kur do të shpërndahen librat, dikujt do t’i vijë nga ana e djathtë (shpëtim për të ) e dikujt nga ana e majtë (ndëshkim për të ).
Përkujtoni para se të bëni mëkat  ditën kur dielli do të afrohet mbi kokat sa një milje dhe do të djersiten njerëzit sipas veprave të tyre, dikush deri te këmbët e dikush deri te gjunjët  e dikënd do ta mbulojnë djersët. Allahu na mbrojtë prej saj!
Përkujtoni para se të bëni mëkat  ditën kur do të dëshmojnë për ju pjesët e trupit tënd me atë që keni punuar, e mirë qoftë ose e keqe. Allahu subhanehu ue teala thotë: "E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkura e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar''. (Suretu Fusilet)
Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur do të thërrasin mizorët (zullumqarët): "Të mjerët ne! Ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?! Atë që vepruan gjejnë të gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.'' (Suretu Kehf) 
Përkujtoni para se të bëni mëkat  ditën kur do të bihen disa njerëz nga umeti I Muhamedit e do të kapen nga ana e majtë. Do të thotë Muhamedi, salallahu alejhi ue selem: “O Zoti im! Shokët e mi!” E do t’i thuhet atij: “Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur (në fenë e Allahut) pas teje.”
Përkujtoni para se të bëni mëkat se si do ta kaloni urën e siratit mbi xhehenem dhe sipas veprave tuaja ose do të shpëtoni, ose do të humbni. Allahu subhanehu ue teala thotë: "Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktimi xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.''(Suretu Merjem)
Përkujtoni para se të bëni mëkat qëndrimin tuaj  para  Allahut subhanehu ue teala, ku nuk do të ketë mes jush dhe Atij perde.
Përkujto para se të bësh mëkat  kur do të thotë mëkatari në ditën e Kijametit, siç thotë Allahu subhanehu ue teala :"Dhe të mos thotë ndokush: ''O I mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!''.(Suretu Zumer)
Përkujtoni para se të bëni mëkat  zjarrin e xhehenemit, thellësinë dhe nxehtësinë e tij të madhe; dënimin e banorëve të xhehenemit në të e ata do të zvarriten për fytyrat e tyre.
Përkujtoni para se të bëni mëkat se mëkatet të shpien në mossuksesin në jetë, të ndalojnë nga kërkimi i diturisë, riskut, ngushtimit të gjoksit dhe jetë të shkurtër. Vdekja të vijë papritmas, largimin e turpit dhe xhelozisë. E ndëshkimi më i madh në këtë botë është se bëhet shkak për t’i ndërprerë lidhjet mes teje dhe Allahut subhanehu ue teala, e kur të ndodhë kjo shkëputje, shkëputen shkaqet e hajrit (të mirave) dhe hapen ato të sherrit (të kqijave).
 
 Përgatiti: Ebu Abdulaziz
 Përktheu: Rashit Zylfiu
 
 
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270739 visitors (1065196 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=