Ndalimi i gënjeshtrës
Ndalimi i gënjeshtrës
 
Ndoshta dikujt i duket e lehtë gënjeshtra me shaka, duke menduar se nuk sjell ndonjë pasojë. Mirëpo Islami një gjë të tillë e ka paraparë si jasht kufijëve të korrektësisë së pastër. Profeti (alejhi selam) thotë: “Mjer për atë që flet diçka për ti bërë të tjerët që të qeshin e gënjen, mjer për të, mjer për të!”(Tirmidhiu)Por, sot njerëzit i kanë lëshuar frenat e fantazisë për të shpikur gjëra qesharake.
            Servilizmi është një lloj gënjështre
Lavdërimi i tepërt i njerëzve është rrugë që të çon në gënjeshtër. Andaj duhet patur kujdes kur duam t’i lavdërojmë të tjerët duke i përmendur ata vetëm me ato vepra dhe ato cilësi të mira që ne i dimë për ta e jo gjëra të tjera përveç këtyre. Nëse e lavdëron me ato gjëra që nuk i ka, atëhere ti ke gënjyer për të. Ndërsa disa njërez me komplimente  të kota e lavdata të zbrazëta mundohen që të bëhen të dashur e të afërt me njërezit që kanë pozitë. Por Profeti (alejhi selam) na ka lajmëruar që t’i braktisim këta servilë gënjeshtarë, derisa të kthehen nga trillimi me fytyra të shëmtuara. Ebu Hurejre thotë: “Na ka urdhëruar Profeti (alejhi selam) që të hedhim pluhur në fytyrat e lavdëruesve që e teprojnë.” (Tirmidhiu) Kanë thënë në komentimin e këtij hadithi se është fjala për ata lavdërues që me fjalët e tyre e shkatërrojnë atë që lavdërohet.
            Drejtësia në shitblerje
Profeti (alejhi selam) thotë: “Shpesh betimet e rrejshme e shesin mallin, por e fshijnë fitimin.” (Ahmedi) Ka blerës me pak përvojë që e marrin mallin edhe pse mund të jetë i keq për shkak të reklamave të rreme qe ua thotë atyre tregtari për këtë mall. E tregtari në këtë mënyrë shfrytëzon dobësinë  e tyre. Andaj një gjë të tillë Islami e ka ndaluar. Profeti (alejhi selam) thotë: “Tradhëti e madhe është që t’i tregosh vëllait tend, ai të beson e ti e gënjën.” (Buhariu) Po ashtu ai ka thënë: “Nuk i lejohet muslimanit që të shesë një artikull me mangësi, pa lajmëruar për të.” (Buhariu)
            Detyrë e muslimanit është thënia e të vërtëtës në çdo rast
Shtrembërimi i dëshmisë është prej gënjeshtrave më flagrante. Asesi nuk është i shqetësuar një musliman që jep një dëshmi që ta konfirmojë të vërtetën, edhe nëse kjo është në disfavor të njeriut më të afërt të tij. Karakteristikat e mira të kandidatëve për në ndonjë post janë edhe ato një lloj dëshmie, andaj kush zgjedh një njëri jo fisnik, jo profesionalist e jo kopetent, ka gënjyer.
Falsifikimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë është një lloj mashtrimi
Fallsifikimi është një gënjështër me errësirë të dendur. Ai jo vetëm qe e mbulon të vërtetën, por e fshin atë krejtësisht që në vend të saj të mbizotërojë e pavertëta. Po ashtu, edhe rreziku i tij, për individët në veçanti e për tërë shoqërinë në përgjithesi, është më i madh dhe më shkatërrues. Ishte Profeti (alejhi selam) që e vlerësonte fjalën e dhënë dhe e respektonte fjalën e dëgjuar. Ishte kjo një simbol i burrërisë së tij të plotë edhe para se të bëhej profet. Abdullah bin ebil Hamsa thotë: “I premtova Profetit (alejhi selam) para profetësisë se do t’i shes diçka dhe i mbeti për të marrë edhe diçka. I premtova se do t’ia sillja këtë send në vendin ku qëndronte, por harrova. Pas tre ditësh mu kujtua dhe shkova t’ia çoj dhe e gjeta atë në vendin ku e kisha lënë. Ai më tha: Më mundove o djalosh. Ka tre ditë që po pres ketu.” (Ebu Daudi) Njëherë Profeti (alejhi selam) i premtoi Xhabir bin Abdilahit se do t’i jepte diçka prej pasurisë së Bahrejnit, por vdiq para se të realizohej kjo gjë. Pas tij Ebu Bekri dërgoi një thirrës që të thërriste në popull që të vinte çdokush që i kishte premtuar Profeti (alejhi selam) për të marrë diçka e nuk e kishtë marrë.” (Buhariu) Dije se siç peshohet fjala, ashtu obligohesh edhe për mbajtjen e saj. Korrektësia e premtimit nuk është karakteristikë pa peshë.
Ndoshta njeriu shpejton të gënjejë kur dëshiron të arsyetohet për një gabim që ka bërë duke tentuar të ikë prej pasojave, por kjo nuk është një gjë tjetër, por vetëm marri dhe diskretitim. Njeriu e ka detyrë që të pranojë gabimin e tij e ndoshta korrektësia e tij në përkujtimin e realitetit dhe keqardhja e tij për atë që ka bërë në të kaluarën, do t’ia fshijnë gabimin dhe do t’ia falin mëkatin. Profeti (alejhi selam) porosit e thotë: “Jini korrekt edhe nëse shihni se kështu ndoshta shkatërroheni, sepse korrektësia përmban shpëtim.” (Tirmidhiu) Korrektësia në fjalë e shpie njeriun në vepra korrekte.
 
Përgatiti: Erion Sula
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270690 visitors (1064755 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=