Vështrim i përgjithshëm

Vështrim i përgjithshëm

 

Disa zhvillime në artin dhe arkitekturën islame

Ajo çka gjendet mbi tokë do të zhduket, ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit Tënd gjithë Madhështi e Lavdi”. (Rrahman, 26-27)

 

Vështrim i përgjithshëm

Çdo gjë ndryshon, zhvillohet dhe një ditë asaj i vjen fundi. Për këtë kanë qenë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që dhanë sadopak ndihmesë në të gjitha këto fusha të artit dhe arkitekturës islame. Ajo çka janë munduar këta artistë të sjellin është që të bashkojnë hyjnoren në kornizën e realitetit bashkëkohor të çastit që jetohet. Kjo ka sjellë ndryshimin, duke ruajtur njëkohësisht edhe thelbësoren në tipologjinë e artit dhe të arkitekturës. Të flasësh për artin dhe arkitekturën islame nuk është një temë që mund të trajtohet lehtë. Do të duheshin disa vëllime dhe një kohë e gjatë studimore për të dhënë një mendim shterues rreth këtij fenomeni karakteristik, i cili shtrihet gjerësisht në kohë dhe në hapësirë. Në kohë, ai nis qysh me ndërtimin e Qabes (Kaaba) prej Ibrahimit, pra, duke hyrë thellë në kohë e vazhdon deri në ditët tona. Kurse në hapësirë nis qysh nga Arabia që është djepi i të gjithë Qytetërimit Islam dhe i përfshin të gjithë kontinentet. Kështu që si ndërmarrje është shumë e vështirë për vetë faktin e dy faktorëve të mësipërm themelorë për një studim të mirëfilltë. Megjithatë kjo nuk na ndalon të paraqesim një panoramë të përgjithshme dhe të japim një vështrim të shkurtër për disa çështje rreth kësaj teme. Në sferën e këtij ndikimi përfshihet edhe Shqipëria, e cila përjetoi një periudhë kohore të konsiderueshme nën ndikimin osman, rreth 500 vjet. Ky ndikim shfaqet jo vetëm nën atë që rëndom historianët e quajnë pushtim dhe sundim, por në të gjitha sferat e jetesës, shpirtërore, shoqërore, artistike, kulturore etj. Arti dhe arkitektura Islame shfaqen nga mesi i shek. të VII si një kulturë alternative dhe shumë bindëse[1]del nga një tjetër pa fillim dhe fund dhe e aftë për të dhënë një numër të pafund variacionesh. Punimet në gur të arabeskave u futën nga mesi i shek. XV dhe në shekullin pasues, edhe në stilet e Xhulio Romanos dhe të nxënësve të Rafaelit për të zbukuruar galeritë e hapura dhe llozhat e Vatikanit[3]. me thjeshtësinë e saj imponuese fillimisht dhe më pas duke kaluar në vepra madhështore dhe kryevepra që do të kishin dhe kanë ende një ndikim të madh në arkitekturën bashkëkohore. Me hyrjen e Kalifatit Islam në Spanjë e duke mbërritur deri në Puatje, ku edhe frenohet nga Karl Marteli, Mbreti i i Frankëve, krijohet një zonë e gjerë kontakti midis këtij qytetërimi të ri dhe atij të Botës së Vjetër që në atë kohë përjetonte periudhën e errët të saj. Ndikimi arab tek evropianët perëndimorë ishte shumë i ndjeshëm sidomos nëpërmjet universitetit të famshëm të Kordovës dhe arriti që të bëhej aq i modës saqë Adelard de Bath do të pohonte se shumë mendime të tija ua atribuonte arabëve me qëllim që të pranoheshin nga lexuesit e asaj kohe[2]. Kushdo mund t’i dallojë entitetet e mëdha kulturore brenda artit dhe arkitekturës islame: ajo osmane, perëndimore islame, egjiptiane, iraniane dhe indiane. Ato bëhen të dallueshme qysh në fillimet e shek. XIV. Studime më të detajuara natyrisht që mund të nxjerrin nënndarje të tjera në kohë dhe hapësirë dhe shumë studiues të shek. XX përpiqen në këto drejtime. Ndërmjet tipareve të dukshme që i bashkojnë të gjitha këto tradita të ndryshme dhe që i ndajnë nga kulturat e tjera të mëdha është uniteti i funksioneve. Me pak fjalë, është krijuar një funksion fetar dhe social islamik që është i veçantë vetëm për tokat muslimane. Një funksion i larmishëm ky dhe që ndërtimet nuk janë të së njëjtës formë. Por ato janë të njëjta për aktivitetin njerëzor për të cilin janë ndërtuar. I kufizuar në format simbolike (mihrabi, minareja, kaligrafia për zbukurim, arabeskat), ky funksion musliman mund të përshtatet shumë mirë në çdo traditë arkitekturale apo ornamentale dhe kjo mund të vihet re në të gjithë arealin botëror islam me ndarjet dhe nëndarjet e veta. Shumë e vështirë është për të gjetur një emërues të përbashkët për të gjitha shprehjet artistike te popujt muslimanë. Paraqitja e frymorëve në artin islam është e ndaluar nga Tradita Profetike dhe në këtë drejtim ky art dallohet nga ajo që quhet anikonizëm, pra, nuk është në qendër të vëmendjes figura njerëzore. Kështu që baza e traditës artistike qëndron në zbukurimet kaligrafike si tipar i dallueshëm i kësaj kulture, në të cilën fjala si një ndërmjetëse e Zbulesës Hyjnore luan një rol shumë të rëndësishëm. Një shprehje tipike e artit musliman është edhe arabeska me të dyja format e saj, gjeometrike dhe bimore. Një lule që

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 290803 visitors (1107114 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=