Hyrje per artin Islam

Arti Islam

Arti dhe kaligrafia Islame janë padyshim kontributet më origjinale të Islamit në artet vizuale. Ndërsa, kaligrafia perëndimore është vetëm art, kaligrafia Islame është edhe një eksperiencë fetare.

Sipas nje thënie të Pejgamberit Muhammedit (a.s.); Allahu është i bukur dhe Ai e do të bukurën. Kështu, ndërsa ne hapim sytë dhe shohim bukuritë e brendshme te natyrës së trupit tonë (anatominë), dhe ato të jashtme në formën e luleve dhe fenomeneve natyrore, ne menjehere fillojmë të dallojmë dhe vlerësojmë Al-Mussavirin Stilistin, një ndër atributet e Allahut.

Natyra e shenjtë e Kuranit si fjala e Zotit, dhe prova e Tauhidit Njësisë së Tij, dhanë nxitjen fillestare të shpërthimit të madh krijues të artit dhe kaligrafisë të cilët e kanë zanafillën në shekullin e shtatë.

Arti Islam është një shprehje e Kur'anit, në ngjyra, rrjeshta, lëvizje, formë dhe tinguj, në tre nivele. Niveli i parë përkufizon Tauhidin në të shprehurit e fjalës Allah në forma dhe skripte të ndryshme në gjuhën Arabe. Përsëritja në skicë e fjalës Allah nuk është e ndryshme nga dhikrri i Allahut në të folur. Më tej është shprehur me bismilah dhe la illaha illa Allah. Shprehjet estetike të Tauhidit janë; abstragimi, struktura modulare, kombinimi i njëpasnjëshëm, përsëritja, dinamizmi dhe kompleksiteti, të gjitha këto të shprehura në gjeometrinë e shpirtit.

Kur'ani është parë gjithashtu si një model artistik i cili ka arritur përsosmërinë letrare (ijaz). Kurani gjithashtu pajisi civilizimin Islam me një ideologji që të shprehet në art, të jetë manifestuar nga zbukurimi i pjatave, tapeteve, shpatave, qeramikës, orendive, mihrabeve, minareve dhe xhamive. Të gjitha këto janë të adaptuara në vende të ndryshme ku Islami kaloi dhe zuri vend. Dekorimi i cdo gjëje me vargje Kuranore shërben si një mënyrë për t’iu rikujtuar qenieve rreth Krijuesit dhe Al-Mussavirit. Shkencëtarët muslimanë të cilët ishin nismëtarë në algjebër dhe gjeometri zhvilluan motive jo-figurative ose abstrakte të arkitekturës.

Nga shkrimet më të thjeshta të Kur'anit të hershëm, kur Islami dhe muslimanët udhëtonin në çdo drejtim, në vende, kohë dhe hapësira të ndryshme, zhvilluan shumë skripte te ndryshme arabe, kuufi (këndor), naskhi (të rrumbullakëta), andalusi, maghribi, taliq, diwani, madje edhe sini ( në Kinë), të gjitha në menyrën e tyre shprehin bukurinë e fjalëve të Allahut.

Përkitazi, këtu u prezantuan disa shembuj të artit dhe kaligrafisë madhështore të Islamit.
Allahu është i bukur, dhe Ai e do të bukurën.

        

Përgaditi : Shklëqim Ajdini

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 286527 visitors (1096964 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=