Periudhat e zhvillimit historik

Periudhat e zhvillimit historik

Zhvillimi i artit islamik – nga shek. VII e deri në shek. XVIII – mund të klasifikohet në tre periudha kryesore. Periudha formuese e artit islamik nis qysh me udhëheqësit e parë të Islamit, kalifët umajadë (661-750) Muavinë, Jezidin etj, të cilët e përhapën Islamin nga Damasku, Siri e deri në Spanjë. Periudha e mesme përfshin harkun kohor të kalifëve abasidë (750-1258) Harun er-Rashidin, Mutevekilin etj, të cilët sunduan në Bagdad, Irak deri në pushtimin e tij nga Mongolët. Ky kalifat është i famshëm për përkrahjen e tij për mësimin dhe kulturën dhe është më i shkëlqyeshmi në historinë islame. Periudha qysh nga pushtimi mongol e deri në shek. e 18-të mund të emërtohet për lehtësi periudha e vonshme e artit islamik. Brenda kësaj periudhe, stile të dallueshme arti u përcaktuan në pjesë të ndryshme të botës islame, sipas shijeve të dinastive të sundimtarëve të ndryshëm. Në periudhën e vonshme të artit dhe arkitekturës hyjnë edhe periudha osmane (1453-1900) dhe periudha mogule (1530-1760). Këto dy të fundit i dhanë një shkëlqim të madh arkitekturës islame, e para me xhamitë e famshme të Stambollit dhe e dyta me Taxh Mahallin dhe përzierjen e disa kulturave me atë vendase, duke krijuar kështu edhe një gjuhë të re, urdunë.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271226 visitors (1066942 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=