Ti je vetëm këshillues

Ti je vetëm këshillues
 
 
 
Duke pasur parasysh shtimin e sprovave dhe ngritjen e shpejtë të shkatërrimit (fesadit), e cila sjell dëshpërimin dhe humbjen e shpresës në zemrat e disa të mirëve për përmirësimin e gjendjes së njerëzve dhe të shoqërisë, dikush, nëse sheh se shoqëria largohet nga këshilla e këshilluesve, ai e lë thirrjen në rrugën e Allahut dhe urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

Dikush mund ta argumentojë veprën e tij me këtë fjalë të Allahut të Lartësuar: “Prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!” (El-A’la, 9)
Dhe thotë se dobia dhe këshilla ime nuk po merret parasysh, atëherë pse të këshilloj?! Por nuk është ashtu si mendon ai.

Ata të cilët nuk kujtohen dhe nuk e pranojnë këshillën janë jobesimtarët dhe dyfytyrëshat, ata të cilët Allahu ua ka vulosur zemrat. Këta janë ata për të cilët Allahu e lajmëroi të Dërguarin e Tij (Muhamedin), i cili nuk kurseu aspak nga imani i tij që t’i këshillojë dhe udhëzojë në rrugën e Allahut, pasi shpenzoi gjithë potencialin që posedonte për thirrjen e tyre sa ishte në gjendje të shkatërronte veten në udhëzimin e tyre, siç thotë Allahu Fuqiplotë: “A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?” (Esh-Shu’ara, 3)

Nuk është fjala në këtë ajet për besimtarët, siç ka ardhur në ajetin nëntë të sures (El-A’la). Kështu thotë komentuesi i njohur, El-Begaviu, në tefsirin e Tij, bile nuk është fjala as për ajetin e sures Edh-Dharijat, 55, ku thotë Allahu për të drejtën e besimtarëve “Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” Pra, thjesht është për jobesimtarët dhe hipokritët.

Thirrësi në rrugën e drejtë të Allahut, nëse nuk gjen një përgjigje të menjëhershme apo nuk vëren rezultat të shpejtë, kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk kanë dobi. Shumica e atyre që pendohen, siç shohim sot dhe siç është e ditur, e kanë një shkak, një arsye. Ata ose kanë dëgjuar një argument vite më parë dhe u është ngulitur, mirëpo nuk kanë mundur të pendohen, edhe pse ka kohë që janë rrugës së keqe, përderisa Allahu ua mundësoi pendimin, ose e kanë dëgjuar, mirëpo e kanë harruar, pastaj u është kujtuar pas vitesh e kjo u bën dobi. Mund ta kenë dëgjuar edhe nga të tjerët dhe e kanë injoruar për momentin dhe nuk e kanë pranuar prej tij.

Nëse e pavërteta (kotësia) dhe e keqja janë duke u përhapur, edhe e vërteta dhe e mira janë duke u përhapur. Është ligj i Allahut që kur ka krijuar Ademin alejhi selam, i cili kishte kundërshtar dhe xheloz Iblisin, që të ndeshen e mira dhe e keqja. Është ligj kozmologjik i Allahut që të triumfojë e vërteta ndaj së kotës me lejen e Tij. Nëse njerëzit e së vërtetës punojnë ashtu siç dëshiron Ai, bile edhe pas një kohe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” (El-Isra, 81)

Kjo ndodhi ditën e çlirimit të Mekës, pas dy marrëveshjeve, kur ishte fillimi i davetit, mirëpo çështja qëndron ndryshe, siç thotë Pejgamberi alejhi selam: “Mirëpo ju po nxitoni tepër.” Transmeton Buhariu.

Njeriu i mençur duhet të shikojë me syrin e vëmendjes. Nëse çdo mashkull dhe çdo femër prej të mirëve dhe prej atyre që këshillojnë dhe përmirësojnë do të kishte dhënë gjithë atë që posedon për t’i thirrur njerëzit në Fenë e Allahut, për t’i inkurajuar për vepra të mira dhe për t’i larguar nga veprat e këqija, a thua vallë do të kishte qenë gjendja e njëjtë sikurse të gjithë ta linin këtë?

Vërtet, Allahu i Madhëruar e ka sqaruar vërtetësinë e thirrësit më të madh dhe vizionin e tij primar në këtë ajet duke thënë për të: “Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues.” (El-Gashije, 21) Kështu ai mbeti në misionin e tij gjersa takoi Zotin Mëshirues. Kurse pas vdekjes së tij, këtë përgjegjësi e morën burrat muslimanë me urdhrin e tij: “Transmetoni, tregoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.” Transmeton Buhariu.

E kështu po vazhdon kjo traditë derisa Allahu ta shkatërrojë këtë dynja. Ai që dëshiron t’i bashkëngjitet karvanit të begatshëm ka shpëtuar, ndërsa ai që dëshiron të rrijë neglizhues nga thirrja e davetit, e ka humbur shpresën në përmirësimin e njerëzve. Halli këtyre dy grupeve është sikurse halli i atyre që Allahu i paralajmëroi me fjalën e Tij duke thënë: “Kur disa prej tyre thanë: “Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do të na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?! Këshilltarët u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet.” Por, kur e harruan atë për të cilën ishin paralajmëruar, Ne i shpëtuam ata që këshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes së tyre.” (El-A’raf, 137-165)

Pra, cili grup është i siguruar dhe cilit duhet t’i bashkëngjitesh?


Eroll Rexhepi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451380 visitors (1419331 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free