Fjala “su’u” në Kuran

Fjala “su’u” në Kuran
 
 
 
Shpeshherë hasim në Kuran disa fjalë që përsëriten shumë, mirëpo nëse meditojmë rreth tyre shohim se ajo në esencë është një, mirëpo kuptimi i saj ndryshon nga kontesti i ajetit. Në këtë temë do të zgjedhim fjalën su’u, seu’u...

Fjala “su’u” ka kuptime të ndryshme… Nëse shikojmë fjalorët e gjuhës arabe, aty e gjejmë këtë fjalë me kuptimin i/e keqe, i/e urryer, etj., si p.sh., njeri i keq ose grua e keqe.
Në Kuranin Famëlartë thuhet: “Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.” (El-A’raf, 177)

Fjala es-su’u ka kuptimin ashpërsi, forcë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët...” (El-Bekare, 49)

Fjala es-su’u ka kuptimin varrë, plagë që godet kafshën. Allahu i Madhëruar duke treguar për të Dërguarin e Tij, Salihun, që u sprovua me popullin e vet, tha: “O populli im, kjo është deveja e Allahut, për ju është një argument. Lëreni pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t’ju godasë menjëherë dënimi!” (Hud, 64)

Fjala es-su’u ka kuptimin e metë, e ligë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe, fute dorën tënde në sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.” (Ta Ha, 22)

Fjala es-su’u ka kuptimin sherr, keq. Thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin e Tij Famëlartë: “Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!” (En-Nahl, 28)

Fjala es-su’u ka kuptimin ofendim, fjalë e ndyrë, e keqe. Thotë Allahu i Madhëruar: “Allahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtë. Allahu është dëgjues, i dijshëm.” (En-Nisa, 148)

Fjala es-su’u ka kuptimin mëkat. Thotë Allahu i Madhëruar: “Pendim i pranueshëm te Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë mëkat me mosdije dhe shpejt pendohen; të tillëve Allahu iu pranon pendimin...” (En-Nisa, 17)

Fjala es-su’u ka kuptimin dëm, zarar. Thotë Allahu i Lartësuar: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar dëmin, ndërsa ju ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni...” (En-Neml, 62)

Fjala es-su’u ka kuptimin vrasje, humbje. Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, Allahu është dhurues i madh.” (Ali Imran, 174)
Kështu sipas mendimit të disa komentuesve të Kuranit.

Fjala es-su’u ka kuptimin i keq. Për ata të cilët e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi u patën zotuar, për ata të cilët e këpusin atë për të cilën Allahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur dhe bëjnë shkatërrime në tokë, Allahu thotë: “...ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.” (Er-Ra’ad, 25)

Fjala es-sev’i shkruhet si ajo më parë në gjuhën arabe, mirëpo lexohet ndryshe dhe ka kuptimin pa moral ose amoralitet. Këtë e vërejmë në ajetin e sures Merjem, ku Allahu i Madhëruar i drejtohet Merjemes duke i thënë: “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!” (Merjem, 28)

Në asnjë mënyrë nuk lejohet të lexohet me “u” (es-su’u) sikurse në rastet e tjera, gjithashtu as në ajetin tjetër, ku thuhet: “Por ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq...” (El-Fet’h, 12)

Këto ishin disa nga kuptimet e fjalës es-su’u kur lexohet me “u” dhe me “e”, të cilat në esencë tregojnë për vepër ose fjalë të keqe, mirëpo konteksti i ajetit është ai i cili i klasifikon llojet e së keqes. Kjo na ndihmon dhe na stimulon të meditojmë rreth Kuranit Fisnik, rreth ajeteve dhe sureve që gjenden në të.
E lusim Allahun Fuqiplotë që të na lehtësojë kuptimin dhe meditimin e Kuranit Famëlartë!


Eroll Rexhepi

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 294394 visitors (1114429 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=