Rëndësia e leximit të Kuranit

Rëndësia e leximit të Kuranit
 
 
Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Lexoni Kuranin, se ai do të vijë në Ditën e Gjykimit e të bëjë shefat (të ndërmjetësojë) për lexuesit e tij.”

Transmeton Uthman ibn Afani (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) që Resulullahu (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson atë të tjerëve.”

Aishja (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) i përcjell këto fjalë të të Dërguarit: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar.”

Ebu Musa el Eshari (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) tregon se i Dërguari ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros: ka erë (aromën) të mirë dhe shije të mirë; e shembulli i besimtarit që nuk lexon Kuran është si shembulli i hurmës: nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël; shembulli i munafikut (dyfytyrëshit) që lexon Kuran është si shembulli i borzilokut: ka aromë të mirë, e shijen e ka të hidhur; ndërsa munafiku (dyfytyrëshit) që nuk lexon Kuran është si kungull i egër: nuk ka aromë, e shijen e ka të hidhët.”

Transmeton Umer ibn el Hatab (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) se i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vërtet, Allahu i Madhërishëm me këtë Libër (Kuranin) i ngre disa popuj  e i nënçmon disa të tjerë.”

Ibn Mesudi (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush e lexon një harf - shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim, e shpërblimi do të dhjetëfishohet. Unë nuk them që ‘Elif Lam Mim’ është një harf - shkronjë, por, ‘Elif’ është harf, ‘Lam’ është harf dhe ‘Mim’ është harf.”

Ibn Abasi (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) tregon se Resulullahu (alejhi selam) ka thënë: “Ai në gjoksin e të cilit nuk ka asgjë nga Kurani (nuk di asgjë përmendsh nga Kurani) është sikur një shtëpi e lënë dhe e rrënuar.”

Transmeton Abdullah Ibn Amr el As (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) se i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet në Ditën e Gjykimit: ‘Lexo dhe ngrihu (shkallëve të xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç  ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që  lexon.’”

Ebu Musa (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kujdesuni dhe ruajeni Kuranin (atë që e keni mësuar prej tij), se pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, ai (Kurani) harrohet më shpejt sesa që i duhet devesë për t’u liruar prej kapistrës së vet (litarit me të cilin i lidhet këmba).”

Transmeton Ebu Hurejre (Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!) se Resulullahu (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu nuk i kushton kujdes askujt sikur një të dërguari që ka zë të bukur, i cili e këndon Kuranin me zë të qartë dhe të bukur.”

Përgatiti: Erion Sula

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450070 visitors (1413949 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free