Rregullat për leximin e Kuranit

Rregullat për leximin e Kuranit
 
 
1. Të lexohet Kuran me abdes.

2. Të pastrohen dhëmbët me misvak (brushë apo furçë), para se të fillohet leximi i Kuranit.

3. Të lexohet Kuran në vende të pastra.

4. Të ulet drejt Kiblës me devotshmëri, butësi, serio­zi­tet dhe kokulur.

5. Të shqiptohet me zë “eudhu bilahi minesh shejtani rrahim”, që do të thotë: Kërkoj prej Allahut që të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar.

6. Të lexohet me tertil (rrjedhshëm).

7. Të meditohet rreth asaj që lexohet.

8. Kur të lexohet Kuran, të qahet.          

9. Të lexohet me zë të bukur.

10. Të lexohet me zë, nëse nuk pengohen ata që falen, lexojnë apo flenë.

11. Të lexohet duke shikuar në Kuran.

12. Të mos bisedohet me dikë gjatë leximit, përveçse në raste urgjente.

13. Të mos qeshet e as të mos luhet gjatë leximit të Kuranit, e as të mos shikohet në gjërat që të zbavitin (ta tërheqin vëmendjen).
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451381 visitors (1419352 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free