Si e pranuan All-llahun tre amerikane

Si e pranuan All-llahun tre amerikane

  

“Dy ditë pas 9 Shtatorit 2001 një i ri e sulmoi atë në një shitore duke e konsideruar për Arabe. Ai e gjuajti karrocën e tij mbi të dhe raftet që ishin pranë saj u rrëzuan mbi të duke e lënduar rëndë në kokë, fytyrë, këmbë e shpinë. Kur ai u arrestua nga autoritetet, ajo i dha atij dy opcione: ose të ballafaqohej me ndjekjen penale ose të ndiqte dhjetë ligjërata rreth Islamit. Ai e zgjodhi të dytën dhe gjashtë muaj më vonë e pranoi Allahun…”
Fillimet e mia
 
Më pëlqen shumë ti lexoj rrëfimet e të kthyerve  tek Allahu. Është magjepse për mua të di se si njerëzit e njohin dashurinë e Allahut dhe rrugën e jetesës në Islam, dhe se si shumë njerëz vijnë në përfundim se Islami është e Vërteta e vetme midis shumë mënyrave të të jetuarit. Kjo është një mrekulli në besimin tone.
Kam lindur dhe jam rritur në West Virginia në një familje kristiane.
Gjëja e vetme që më mbushte me dashuri në këtë botë ishte flauta ime, muzika ime dhe mësuesit e mi të muzikës. Motrat e mia më të mëdha nuk kishin kohë për mua. Ndërsa nëna ime ishte një punëtore sociale e cila shpëtonte jetërat e fëmijëve të hendikepuar apo me ngecje mentale. Mirëpo mbase ajo nuk mundi ti shpëtonte të gjithë fëmijët e botës, kështuqë dikush duhej të mbijetonte vetvetiu, pra thënë thelbësisht unë e rrita vetë vetveten. Nënën nuk e pata kur më nevojitej.
 
Në Marinën Amerikane dhe në Kishën Baptiste
 
Në moshën 18 vjeqare iu bashkova Marinës Amerikane por pas ca kohësh mu desh ta lë për shkak të një lëndimi.  Pastaj luajta për një Orkestër Simfonike. U martova disa herë dhe u shkurorëzova, të shumtën për shkaqe abuzimi.
Para gjashtë vitesh fillova të shkoj në një kishë fundamentaliste Baptiste. Ky ishte denominacioni më strikt Baptist që mund të ekzistojë. E pyesja pastorin tonë për shumë gjërra rreth Perëndisë. Kur i thashë njëherë se do të doja të studioja besimet tjera ai mu përgjegj se kjo nuk ishte një ide shumë e mirë pasi që Satanai do ta përdorte këtë për të më larguar nga kisha. Sidoqoftë ai kurrë nuk më dha përgjegje të kënaqshme megjithqë kishte doktoruar në teologji.
Unë isha pjesë e Shërbesës Muzikore në Kishë. Një ditë derisa po hecja për në dhomën muzikore të kishës dëgjova dy njerëz duke më përqeshur. Ata po thoshin se përderisa unë isha shkurorëzuar nuk mund të qëndroja në ballë të kishës dhe të bëja muzikë. Mirëpo unë isha shumë e mirë në muzikë dhe e dija që njerëzit e shijonin muzikën time.
Pushova së bëri muzikë në kishë dhe pas ca kohësh edhe pushova së shkuari në atë kishë.
Përafërsisht gjatë asaj kohe takova një zonjë muslimane e cila ishte vendosur në qytetin tonë. Ajo më dha ca pamflete rreth Islamit të cilat unë i lexova. Më pëlqente mënyra se si ajo e praktikonte besimin e saj, duke qenë e sjellshme dhe e ndershme me të gjithë. Ajo jo vetëm që fliste për Islamin por ajo hecte me Islamin.
 
Vajza ime dhe unë e pranojmë Allahun
 
Vajza ime ishte në kolegj në atë kohë ku ajo takoi ca miq nga Pakistani, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe filloi të studionte Islamin me ta. Gjatë asaj kohe edhe unë gjithashtu po depërtoja shumë e më shumë në Islam. E shihja veten se i isha kthyer prapë dhe prapë të studiuarit të Kur’anit derisa nuk kuptova se Islami ishte besimi i vetëm i vërtetë. Kurrë nuk ia thashë vajzës sime se po e studioja Islamin gjatë viteve te kaluara. E mbajta brenda vetvetes. Në atë kohë unë isha njëmend Muslimane por nuk po e pranoja.
Një ditë vajza ime erdhi para meje dhe më pyeti nëse mund të bëhej muslimane. Ajo kishte një pamje të frikshme në fytyrë pasi që më dinte për një grua të ashpër baptiste.
Unë vetëm i thashë: “Oh, po përse?”
Ajo më tha se gruaja me të cilën ajo po fliste për Islamin i kishte thënë që të kërkonte lejen time për arsye të rëndësisë që Kur’ani i ipte nënës. Ia bëra me dije që të ishte shumë e sigurtë në atë që fliste dhe që dëshironte t’a bënte. Ajo vetëm u ul me atë shikim të frikshëm në fytyrën e saj duke druajtur në atë që unë mund të thoja. Mirëpo natyrisht pashë që ajo e kishe kuptuar Islamin shumë thelbësisht. Në atë rast edhe unë i tregova asaj se e kisha studiuar Islamin gjithashtu. Kjo erdhi si befasi për të!
Disa javë më vonë që të dyja bashkë para disa motrave muslimane publikisht e bëmë dëshminë e pranimit të Allahut. Allahu është më i madhi. Ishte korrik i vitit 2001.
Të jesh muslimane në atë rreth nuk ishte e lehtë. Për një kohë kisha qenë pjesë e shumicës në vendin ku kisha jetuar dhe papritmas u bëra pjestare e një minorireti si muslimane.
 
Sulmuesi im e pranon Allahun gjithashtu
 
Pasi që kishin kaluar rreth dy muaj që unë isha bërë muslimane një incident më ndodhi. Më 14 Shtator 2001 një djalë i ri më sulmoi derisa isha në një shitore. I motivuar nga urrejtja ndaj Muslimanëve ai e gjuajti aq fuqishëm karrocën e tij në mua sa që pësova thyerje në shpinë, në nyje dhe në këmbë. Një nga raftet me gjithë gjërat që kishte u rrëzua mbi mua dhe disa nga gjërat më prenë pjesë të kokës dhe duarve. E tëra kjo ndodhi mu në qendër të fokusit të kamerave të shitores, të cilat e kapën njeriun që më sulmoi duke ikur. Ai u kap shumë shpejtë. Ai po qëndronte pranë meje dhe nuk po ikte larg. Më duket sikur ishte i mrekulluar me atë që kishte bërë. Më vonë tha se kishte menduar që isha Arabe, sikur kjo të ishte një arsye e mjaftueshme për të lënduar dike. U befasua kur unë fola një Anglishte të rrjedhshme. Edhe më tepër mbeti pamend kur mori vesh se isha një Veterane Amerikane e paaftësuar derisa isha në Marinë.
Ai po ballafaqohej me akuza të rënda. Unë i dhashë mundësinë të zgjidhte midis dy opcioneve: ose të shkonte në burg ose të ndiqte dhjetë ligjërata një orëshe rreth Islamit. Ai zgjodhi ligjëratat. Ia bëra shumë të qartë se po qe se nuk do të vinte në ligjërata unë do të mbaja të drejtën që të vendosja drejtësinë duke e kthyer qështjen në sistemin e gjykatës.
Po atë mëngjes unë kisha lexuar një hadith rreth Profetit të mrekullueshëm Muhamed. Një fqiu i tij kishte hedhur çdo mëngjes plehra në kokën e tij dhe kur një mëngjes ai nuk e bëri këtë, Profeti u qudit dhe shkoi tek shtëpia e fqiut. Doli që ai ishte i sëmurë dhe Muhamedi pati mëshirë për të megjithë atë që ai i kishte bërë. Dhe duke e lexuar këtë mengjesin e asaj dite çfarë mund të bëja unë tjetër. Ai ishte 20 vjeqar, moshatar me vajzën time. Një gabim mund ta kthente jetën e tij në shkatërrim. A nuk do të dëshiroja mëshirim për vajzën time nëse ajo dë të gjendej në një situatë të njëjtë? Ai ishte një student, ishte i ri dhe nuk dinte ndonjë gjë rreth Islamit. Nganjëherë kur dikush nuk di diçka rreth një gjëje ajo mund ti duket e frikshme.
Dhe kështu ai filloi të ndiqte ligjëratat rreth Islamit dhe e vazhdoi këtë edhe më gjatë se sa që i kisha kërkuar me marëveshjen tonë. Rreth 6 muaj më vonë, në Shkurt të vitit 2002 ai e dëshmoi Allahun. Isha aq shumë e lumtur kur e mora atë e-mail nga ai. Unë veqse nuk jetoja më në atë zone. Pastaj ai iu bashkua Bashkësisë së Studentëve Muslimanë dhe u kyq në thirrje. Allahu është më i madhi!
 
Me Allahun ndjehem si në shtëpinë time
 
Përfundimisht ndjehem si në shtëpinë time në xhami dhe gjithashtu mrekullueshëm si muslimane.
Rruga ime në Islam nuk ishte e lehtë por e di se nuk jam e vetme. Allahu është gjithmonë me mua. Dhe kur vijnë sprovat dhe vuajtjet e di se ato janë një test për të më bërë më të fuqishme.
 

 Përgatitur sipas dëshmisë së Ann Spaulding në http://www.welcome-back.org/ 
 Përktheu dhe përgatiti Halil Ibrahimi
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450066 visitors (1413811 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free