Fatime Kazuei (Tokio-Japoni)

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit




Listës së gjatë të atyre që po e pranojnë Islamin iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazuei. 
    

  Japonezët atdheun e tyre, të cilin e duan shumë, e quajnë Nipon, që në gjuhën shqipe do të thotë: Vendi i lindjes së Diellit. Por, në Japoni po shndrit një Diell tjetër, rrezet e të cilit po i ngrohin zemrat dhe po i ndriçojnë shpirtrat e qindra, mijëra japonezëve, në çdo skaj të vendit të tyre aq të zhvilluar ekonomikisht dhe me teknologji aq të sofistikuar. Është ky diell, Dielli i Fesë Islame...!
Sivjet u mbushën 108 vjet nga ajo ditë e bekuar kur një japonez pati pranuar Fenë Islame, më 1896, që shënohet si një ditë me rëndësi historike në Japoni! Sipas Ebu Bekër Morimotus, historian, ekspert për historinë islame në Japoni, japonezi i parë që e kishte pranuar Fenë Islame ishte Hachiro Ariga, i cili ishte bërë musliman në vitin 1896, në Bombei, Indi. Kurse haxhiu i parë nga Japonia, që kishte shkuar për vizitë në vendet e shenjta, Mekke dhe Medine, sipas urdhrit të Krijuesit të Gjithësisë, ishte një djalosh 29 vjeçar dhe quhej Umer Jamavika. Ky haxhi, i pari në Japoni, e kishte vizituar Kaben e Bekuar dhe kishte bërë ibadet aty në vitin 1909.
Në Japoni, për nevojat shpirtërore dhe për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme fetare-kulturore, u ndërtua edhe xhamia e parë që në vitin 1935, në qytetin Kobe, kurse tre vjet më vonë, më 1938 u hapën themelet e xhamisë së kryeqytetit, Tokios.
Në vitin 1941, pasi shumë të rinj japonezë kishin pranuar Fenë Islame, rinia islame e këtij vendi e pa të dobishme të organizohen dhe kështu e themeluan Shoqatën e Studentëve Muslimanë. Më vonë u themeluan edhe shoqata e qendra islame nëpër qytete të ndryshme, ku të gjitha kishin të njëjtin qëllim: përhapjen e Fesë Islame në Japoni. Këta besimtarë japonezë me punën, sjelljen e shembujt personalë po ndikojnë në popullatën japoneze dhe kanë suksese të vazhdueshme në përhapjen e Fesë Islame. Si fryt i kësaj veprimtarie të organizuar, për çdo ditë po shtohet numri i besimtarëve muslimanë japonezë, të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë japoneze: ka studentë, punëtorë, intelektualë të lëmive të ndryshme dhe ndonjë shkencëtar!
    
      Listës së gjatë të atyre që po e pranojnë Islamin iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazuei.
Kjo zonjushë e ndershme, pasi u bë muslimane dhe e përqafoi Islamin, dha këtë deklaratë: “Pasi filluam të pranojmë stilin amerikan të jetesës, edhe unë ndjeva se diçka po më mungonte, po më shqetësonte...
Në fillim nuk e kisha të qartë se ç’më mungonte, ç’më shqetësonte. Ishte ky qëllimi i pastër që kisha në shpirt që më dha përgjigjen ndaj këtij shqetësimi...!
Isha fatlume që u njoha me një besimtar musliman, i cili banonte përkohësisht në Tokio. Sjellja e tij e shkëlqyeshme dhe mënyra e adhurimit ndaj Zotit më la përshtypje të thellë dhe u bëra kureshtare, aq sa u detyrova t’i shtroja shumë pyetje. Përgjigjet e tij ishin të sakta, të drejta, të kënaqshme dhe aq bindëse, saqë më transformuan menjëherë! Ky transformim më solli një qetësi, rehati, në mendje e në shpirt! Kurrë nuk kam menduar, e as që do të besoja, se jeta ime do të ndryshonte aq shumë dhe aq shpejt, ashtu siç ndodhi me mua kur fillova të jetoj si besimtare muslimane...
”Përshtypje të veçantë zonjushës Fatime i ka lënë përshëndetja islame “Es-Selamu Alejkum”, për të cilën thotë: “Shiko si përshëndeten muslimanët:“Es-Selamu Alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu” (Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Zotit qofshin mbi ju). Kjo përshëndetje nuk u gjason atyre të tjerave si: “mirëmëngjesi” a “mirëdita” që i ka bota, të cilat kufizohen me mëngjesin ose me një pjesë të ditës dhe kanë vetëm kuptim materialist. Këto përshëndetje nuk përmbajnë ndonjë urim ose dëshirë të përhershme dhe as që kanë ndonjë lutje ndaj Zotit për bekim...!
Nga miku im musliman unë mësova shumë gjëra të dobishme, si nga ana teorike ashtu edhe nga ajo praktike, që të jem një besimtare e devotshme. Unë e dua shumë mënyrën islame të jetesës, jetesë e cila është e pastër, e thjeshtë dhe kryesisht paqedashëse!
Jam plotësisht e bindur se vetëm Feja Islame mund të sjellë paqe, paqe për çdo njeri, për çdo shoqëri. Vetëm Feja Islame mund t’i sjellë paqe mbarë botës, për të cilën njerëzimi ka aq shumë nevojë.

     Në fund të deklaratës, zonjusha Fatime thotë:“Jam shumë e lumtur që po e gëzoj këtë paqe dhe po përpiqem, aq sa kam mundësi, ta përhap Fenë Islame në Japoni, në mesin e popullit tim...”

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412769 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free